Burimi: BBC 

Turqia po rivendos qasjen në Wikipedia pas një ndalimi që zgjati rreth tre vjet.

Gjykata Kushtetuese e vendit vendosi që ndalimi i aksesit dhunon lirinë e shprehjes, raportoi gazeta pro-qeveritare Milliyet.

Enciklopedia online u bllokua në Turqi në prill 2017-tës pasi refuzuan t’i fshijnë artikujt kritikë ndaj qeverisë së vendit.

Ndalimi zgjati 991 ditë, tha NetBlocks.org, organizatë për monitorimin e internetit.

Fondacioni Wikimedia, i cili drejton shërbimin, nuk pranoi t’i hiqte artikujt ku u tha se qeveria e Turqisë kishte bashkëpunuar me të ashtuquajturin grupin e Shtetit Islamik (IS) dhe al-Kaedën në Siri.

Jemi të emocionuar që njerëzit nga Turqia do të kenë sërish mundësinë të marrin pjesë në grupin  bashkëbisedues më të madh në nivel global lidhur me kulturën dhe historinë e Turqisë në internet dhe do të vazhdojnë ta bëjnë Wikipedian një burim të gjallë informacioni për Turqinë dhe botën“, u shpreh fondacioni.

Të mërkurën, hashtagu  #Wikipedia u bë tema kryesore në Twitter në Turqi pasi u lejua aksesi, raportoi Monitorimi i BBC-së.

Gazeta lokale Hurriyet tha: “Wikipedia është më në fund e lirë!

Jo të gjithë në Turqi mund ta shfletojnë Wikipedia në këtë moment. Shërbimi ka thënë se ndalimi po hiqet  “gradualisht” dhe se disa ofrues të shërbimeve të internetit janë “ende në proces të rivendosjes së aksesit”.

Komuniteti editues në enciklopedinë është censuruar në formë të fragmentuar nga autoritete në mbarë botën dhe mbetet ende e bllokuar në Kinë.

Reagimi i përgjithshëm në mediat turke konsiston në një ndjenjë lehtësimi, pasi bllokimi i aksesit u hoq gati një muaj pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se ndalimi ishte një shkelje e lirisë së shprehjes.

Të tjerë thanë se vendimi për të rivendosur qasjen në Wikipedia duhet të kishte ndodhur më herët.

Gjykata Kushtetuese nuk duhet të kishte pritur 2.5 vjet. Kjo ka qenë një humbje shumë e madhe për Turqinë“, tha akademiku turk Yaman Akdeniz, një nga paditësit kundër ndalimit, raporton kanali i lajmeve Haberturk TV.

Jimmy Wales, themeluesi i Wikipedia-s, i tha të njëjtit kanal se ai “shpresonte se kjo ishte një fitore e madhe në rikthimin tek një proces normalizimi për lirinë e fjalës në Turqi“.

Abdulkadir Selvi, gazetar i njohur pro-qeveritar i gazetës Hurriyet, shkroi të enjten se “ai ishte kryesisht i lumtur për ministrat dhe burokratët [turq] të cilët do të hynin në Wikipedia përmes mjeteve alternative“.

Eksperti turk i inxhinierisë kompjuterike Cem Say tha që ai e kishte hequr Turqinë nga lista e vendeve ku Wikipedia është e bllokuar.

Çfarë çlirimi, Wikipedia!“, tha në dhjetor gazetari i njohur Ahmet Hakan, kur media raportoi mbi vendimin.

Bllokimi i enciklopedisë online, Wikipedia-s, ishte i papërshtatshëm“, tha ai.

E vetmja gjë që nuk e kuptoj është kjo: pse dikush do të shqetësohej nga Wikipedia e e aksesueshme?” shtoi ai gjatë asaj kohe.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu