Këshilli i Europës (KiE) nëpërmjet Komitetit të Monitorimit të Asamblesë parlamentare i ka drejtuar një letër Komisionit të Venecias, për të kërkuar opinion mbi “Paketën anti-shpifje”, që u miratua nga Parlamenti në dhjetor.

Kërkesa për opinionin e Komisionit të Venecias erdhi pas vendimit të parlamentit për t’i kthyer Presidentit Meta dekretin e tij pa rishikuar ndryshimet që ai propozoi. Presidenti e ktheu ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive” për disa arsye.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përmes një reagimi në “Facebook” deklaroi se do ta rrëzojë dekretin e Presidentit (çka nënkupton se ligji do të votohet i pandryshuar në Parlament), por njëkohësisht shprehu falenderime për KiE, duke shtuar se mezi i pret sugjerimet e vyera të Venecias.

 

Deklarata vjen në një kohë kur numri i organizmave kombëtare dhe ndërkombëtare që po e adresojnë “Paketën Antishpifje” si problematike sa vjen e rritet.  

Ndonëse Kryeministri Rama tha se OSBE mbështet 100% paketën e miratuar nga parlamenti. Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit, Harlem Desir përmes një deklaratë u shpreh se: “Rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Sipas tij asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.

 

Rishqyrtimi i ligjit në Parlament pas vërejtjeve të Presidentit është mbështetur edhe nga Komisioni Europian përmes një deklarate të zëdhënëses Ana Pistolero për ABC News: “Fakti që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”.

VIDEO: Protesta e gazetarëve përpara Parlamentit:

Gazetarët protestojnë para Kuvendit që pritet të votojë paketën "Anti-Shpifje"

#MOSnaPREKfjalen #protestë #mediaLexo më shumë: https://bit.ly/2M93QpnMe shaje të zinj mbi gojë, gazetarët shqiptarë u mblodhën sot në një protestë të heshtur para Kuvendit të Shqipërisë, për të kundërshtuar ligjet e “Paketës Anti-shpifje”. Gazetarë dhe përfaqësues të organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare tregojnë për Citizens Channel, efektet që ligjet do të kenë mbi lirinë e medias dhe të shprehjes në Shqipëri.

Posted by Citizens Channel on Wednesday, December 18, 2019

Paketa “Anti-Shpifje” është kritikuar prej muajsh nga një aleancë e gjerë e organizatave dhe mediave shqiptare, si edhe mbi 20 organizma ndërkombëtar.

 

*Citizens Channel /Th.M/

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu