Titulli: “Citizens Stories”

Mbështetur nga: Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë

Kohëzgjatja: 01/11/2018 – 31/08/2019

“Citizens Stories” është një platformë e gazetarisë vizuale që rrëfen potencialet e fshehura të individëve nga grupet e margjinalizuara me zërin e vetë protagonistëve. Kjo iniciativë synon t’i shërbejë publikut si një mjet për të kuptuar më qartë çështje që lidhen me të  drejtat e njeriut dhe rëndësinë që ato kanë për jetën e komuniteteve.

Kliko mbi foto për të vizituar Platformën:

“Citizens Stories” trajton në mënyrë të thelluar dhe të bazuar në fakte histori të jetës së përditshme, me një vështrim nga problemet lokale infrastrukturore, institucionale dhe sociale që e bëjnë shoqërinë më pak gjithë pranuese.

CS shërben si një platformë e hapur dhe gjithëpërfshirëse jo vetëm për rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështje me rëndësi për shoqërinë por edhe për fuqizimin e aktivistëve të rinj me njohuritë dhe aftësisë e nevojshme profesionale për të ngritur zërin mbi problemet që i shqetësojnë

Aktivitetet:

  • Gjashtë cikle me në total 13 dokumentarë të shkurtër mbi probleme sociale

  1. Cikli “Mundësi për të Gjithë”

    Rrëfen përmes 5 dokumentarësh të shkurtër historitë e katër personave me aftësi të kufizuara në qytetin e Durrësit, duke e vënë përditshmërinë e tyre përballë barrierave sociale dhe infrastrukturore që e vështirësojnë përfshirjen e tyre në shoqëri.

2. Cikli “Pas Dyerve të Mbyllura”

Përmes 3 dokumentarësh të shkurtër rrëfen përpjekjet e aktivistëve shqiptarë për t’i dhënë fund dhunës në familje si edhe historitë e grave Tiranë, Elbasan dhe Shkodër të cilat pas vitesh përpjekjeje ja kanë dalë të shpëtojnë nga rrethi I dhunës në familje për të rinisur jetën.

3. Cikli “Të pastrehë, të padukshëm” 

Rrëfen 3 histori të personave që jetojnë në situatë rruge të perjashtuar nga skemat e asistencës dhe strehimit social.

4. Cikli “Kazanë që mbrohen nga shteti”

rrëfen historitë e personave që punojnë çdo ditë në Tiranë në mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme nën frikën e gjobave dhe sekuestrove nga policia bashkiake, përballë panoramës së dështimit të politikave për ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklimit.

4. Përtej barrierave të punësimit

Eshtë video dokumentari i realizuar nga një prej pjesëmarrësve në trajnimin “Citizens Stories – rrëfimi përmes videos”, ku tregohet historia e një të riu me çrregullime të spektrit autik i cili Lufton çdo ditë për të siguruar jetesë të pavarur.

6. ”Citizens Stories – Trego një Histori”

sjell në tre video të shkurtra me këshilla praktike që tregojnë se si i jemi qasur etikës së raportimit gjatë krijimit të materialeve të publikuara në platformë. Videot janë rezultat i një kërkimi që synon të ndajë njohuri mbi krijimin e produkteve mediatike që mbështeten në të dhëna dhe nuk paragjykojnë apo diskriminojnë komunitetet që janë subjekt i historive.

  • Trajnim – Citizens Stories – Rrëfimi përmes videos

20 gazetarë të rinj dhe aktivistë u trajnuan mbi etikën e raportimit në çështje që lidhen me të drejtat e njeriut dhe teknikat e realizimit të video dokumentarëve.

  • Manual – Të raportosh mbi aftësinë e kufizuar

Ky publikim i nisur nga gjetje praktike gjatë punës për realizimit e ciklit të video-dokumentarëve “Mundësi për të Gjithë”, vendos përballë fakteve reale disa prej miteve të pavërteta që media përdor në raportimin mbi aftësinë e kufizuar. Në brendësi të manualit gjendet një listë parimesh etike ku gazetarët mund të mbështeten gjatë raportimit për PAK, sugjerime për tema të pa trajtuara dhe një listë burimesh informacioni që përditësohet vazhdimisht.

Manuali i plotë:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu