Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Duke synuar kushte të drejta pune”

Titulli: “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj
dhe atyre të ardhshëm

Partnerë: Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore | Citizens Channel

Mbështetur nga: Bashkimi Evropian, zbatuar nga
Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ)

Kohëzgjatja: 01/02/2019 – 31/10/2019

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me marrëdhëniet e punës
të profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm, dhe prezantimin e mjeteve
të përshtatshme ligjore dhe administrative për mbrojtjen e të drejtave të tyre në këtë fushë.

Objektivat:

  • Krijimi i një panorame të situatës së marrëdhënieve të punës të profesionistëve të rinj
    në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e Shqipërisë, përmes krijimit të
    një raporti gjithëpërfshirës bazuar në një studim kombëtar me profesionistëve të rinj
    në media, studentët e gazetarisë dhe të komunikimit;
  • Krijimi i një panorame gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor mbi të drejta dhe përfitimet e gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)
    gjatë periudhës së studimeve akademike, duke u përqendruar në grupin e
    përfituesve të lartpërmendur;
  • Realizimi i një fushate ndërgjegjësimi mbi çështjet që ndikojnë target-grupin e
    synuar dhe qasjen pozitive të aktorëve të ndryshëm në fushën e medias, mbi
    prezantimin e një iniciative të re ligjore dhe/ose administrative, për mbrojtjen e
    këtyre të drejtave.

Aktivitetet:

  • Realizimi i Studimit – “Duke synuar kushte të drejta pune” i cili paraqet një panoramë të situatës dhe sfidave që hasin studentët dhe gazetarët e rinj. Duke përfshirë intervista dhe sondazhe me: 492 studentë të gazetarisë/komunikimit nga katër rrethe të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër; 49 gazetarë profesionistë; 16 menaxherë/themelues të mediave përfshirë: televizione, gazeta dhe media online; 4 drejtues të organizatave joqeveritare për median;

Studimi i plotë:

Lexo më shumë: https://citizens-channel.com/2019/10/23/studim-duke-synuar-kushte-te-drejta-pune-shqyrtim-i-te-ardhmes-se-gazetareve-te-rinj-dhe-atyre-te-ardhshem/

  • Realizimi i një turi takimesh me studentët e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës, atë të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” edhe Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Lexo më shumë: https://citizens-channel.com/2019/07/03/duke-synuar-kushte-te-drejta-pune-tur-takimesh-me-studentet-e-gazetarise-ne-shqiperi/

Tur takimesh në Universitete: 

Video ndërgjegjësuese mbi gjetjet e studimit: 

Lexo më shumë: https://citizens-channel.com/2019/10/25/nga-televizioni-ne-ueb-dhe-gazete-kushte-te-padrejta-pune-per-gazetaret-shqiptare/?fbclid=IwAR1KstqdO_rLISkdx6niWO0CXXqldv1P-Kvhqku-p94IpkgmAwpXvsIVYkk

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *