Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale”

Projekti “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale të gazetarisë” (Empower Journalists), është një iniciativë e Qendrës Citizens Channel që ka si qëllim të mbrojë vlerat e gazetarisë profesionale përmes forcimit të kapaciteteve të gazetarëve të rinj dhe njohjes së publikut të gjerë me rëndësinë e qasjes ndaj informacionit cilësor.

“Empower Journalists” zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

Projekti ka këto tre objektivave primare:

  1. Forcimi i aftësive dhe njohurive të profesionistëve të rinj mbi të drejtat e gazetarëve, etikës së medias dhe karakteristikave të peizazhit mediatik shqiptar
  2. Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e lirisë së mendimit dhe të shprehjes
  3. Ngritja e një platforme “e-learning” në internet që ofron përmbajtje të pavarur dhe shërben si mjet për interaktivitet dhe shkëmbimi të mesazheve

“Empower Journalists” synon t’i shërbejë këtyre grupeve kryesore:

  • Gazetarëve të rinj dhe studentëve të gazetarisë dhe komunikimit në Shqipëri
  • Përdoruesve e internetit (publiku i gjerë)
  • Departamenteve të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetet shqiptare

Plani i aktiviteteve:

Në kuadër të këtij projekti është parashikuar zbatimi i një sërë aktivitetesh që përfshijnë:

  • Ngritja e një platforme “e-learning” për zhvillimin e 3 kurseve online (webinars) dhe hapja e thirrjes për pjesëmarrje të studentëve të gazetarisë dhe komunikimit dhe gazetarëve të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
  • Përgatitja e kurseve online nga tre ekspertë (vendas dhe ndërkombëtarë) rreth të drejtave të gazetarëve, etikës në media dhe problematikave në peizazhin mediatik shqiptar.
  • Realizimi i një seminari 3-ditor në një nga qytetet e Shqipërisë i fokusuar në krijimin e mesazheve efektive duke përdorur multimedian dhe rrjetet sociale si një shpërndarës të mesazhit.
  • Realizimi i konkursit për përzgjedhjen dhe mbështetjen e 5 punimeve më të mira gazetareske nga studentët dhe gazetarët e rinj të pranishëm në projekt.
  • Realizimi i një fushate online e cila do të synojë rritjen e ndërgjegjësimit duke kombinuar forma të ndryshme të prodhimeve multimediale si: info-grafikë, video informative, animacion etj. Të gjitha këto mjete do të përdoren për të zhvilluar dhe përmirësuar mirëkuptimin qytetar të publikut të gjerë në platformat e rrjeteve sociale si facebook, instagram, twitter.

*Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *