Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Çfarë është koronavirusi, si të shmangim panikun dhe si të mbrohemi?

Nga të dhënat e fundit në Itali janë regjistruar deri më tani 283 raste të Koronavirusit, të përhapura kryesisht në zonën e Lombardisë, ndërsa numri i viktimave shënon 7 persona. Edhe pse në Shqipëri nuk është konfirmuar ende asnjë rast, afrimi i virusit në shtetin fqinj ka sjell panik tek qytetarët.

“Nuk mendoj se ka njeri që s’ka frikë. Nëse do mundesha do ta shfrytëzoja lejen e pushimeve verore tani, që të ekspozohem sa më pak” ka rrëfyer Erjona Bedaj, një ndër qytetarët e shumtë të mbërthyer nga frika.

Në lidhje me situatën e krijuar Megi Koçiaj, studiuese mbi shëndetin mendor është shprehur për Citizens Channel: “Fatmirësisht ose jo ne kemi përvojën e freskët e të papritur të tërmetit. Duhet të kemi kuptuar se çfarë na bën mirë psikologjikisht dhe jo neve si individë”.

Studiuesja Koçiaj liston disa këshilla si mund të kujdesemi për shëndetin mendor gjatë kësaj periudhe:

  • Të vazhdojmë me përditshmerinë tonë duke treguar një kujdes më të madh se zakonisht me higjenën,
  • Të qëndrojmë të qetë në prani të fëmijëve e të mos i trembim me frikërat tona
  • Përditësimin e informacionit duhet ta marrim në burime serioze dhe mos të besojmë vend e pa vend media qe nuk kanë specialitet temat e shëndetit”.

Lexo më shumë: Studiuesja Megi Kociaj tregon si të ruajmë qetësinë në kushtet e përhapjes së koronavirusit

Prej disa ditësh në rrugët e Tiranës shumë qytetarë kanë zgjedhur të përdorin maskat si formë mbrojtëse. Një dyndje kërkese për maska dhe dizifektantë ka sjellë që pothuajse të gjitha farmacitë e kryeqytetit të boshatisen.

“Maska ka një javë që nuk kam gjendje ndërsa dizifektantët kanë mbaruar para dy ditësh. Kemi kërkuar, por në depo nuk ka më. Nuk dimë se kur mund të furnizohemi” u shpreh punonjësja e farmaci Sota te Pazari i Ri.

Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetit në materialin për masat mbrojtëse ndaj sëmundjes citon se maska duhet të përdoret vetëm nga personat që kanë probleme me aparatin e frymëmarrjes (kollë, tështima) dhe punonjës të shëndetit publik.

Raste të konfirmuara të prekurish dhe vdekjesh nga Covid – 19 në shtete të ndryshme:

Sipas OBSH ndër mënyrat më efektive për tu mbrojtur përmendim: larja e vazhdueshme e duarve, qëndrimi në një metër distancë ndaj njerëzve që po tështijnë apo kolliten, kur kolliteni apo tështini përdorni një pecetë ose pjesën e krahut.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *