Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studiuesja Megi Kociaj tregon si të ruajmë qetësinë në kushtet e përhapjes së koronavirusit

Megi Kociaj është studiuese e shëndetit mendor, për më tepër njihet gjerësisht për kontributin e saj social me anë të blogut Bananaditar, i cili në shpesh raste i vjen në ndihmë ndjekësve me anë të sugjerimeve dhe këshillave për pyetjet dhe problematikat që vetë ata ngrenë.

Shumë njerëz po përballen me bullizmin, fotografimin e tyre, përqeshje për faktin se po mbrohen me maska, duke i targetuar në mënyrë indirekte si frikacak. Si mund ti afektoj kjo këta persona në aspektin psikologjik dhe social?

Së pari, bullizimi dhe përqeshja nuk është e tolerueshme në asnjë situatë, qoftë kur përballemi me diçka të panjohur ose jo. Në Azinë Juglindore përdorimi i maskave është një praktikë e zakonshme kur dikush është me grip apo të ftohur për të mbrojtur të tjerët nga kalimi i këtyre sëmundjeve. Pra, nuk i bën frikacakë por të përkujdesur për pjesëtarët e shoqërisë së tyre.

Së dyti, është krejtësisht normale që të përpiqemi të mbrojmë veten tonë nëpërmjet maskave me rastin e koronavirusit sepse mendohet se ofrojnë një mbrojtje minimale. Prandaj nëse po i përdorni, nuk keni pse ndikoheni psikologjikisht apo në mënyre sociale sepse është zgjedhja juaj e informuar nga përvoja të mëparshme të dokumentuara. Për ata që i fotografojnë dhe përqeshin, më shumë reflekton injorancën dhe prapambetjen e tyre, asgjë tjetër. Nuk ka arsye pse ti marrim seriozisht.

Vetë trajtimi i koronavirusit sjell një peshë psikologjike ndërsa shikon fotot apo videot në rrjet sesi kurohen të prekurit në karantinë, në krahasim me një grip normal. Si mund ta përballojmë paraprakisht faktin “nëse jemi ne të infektuarit”?

Koronavirusi ka simptoma shumë të ngjashme me gripin e zakonshëm. Ka marrje fryme dhe temperaturë të lartë që mund të jenë te frikshme si fillim. Por duhet të flasim me statistika. Nëse marrim parasysh rastet e mbyllura të virusit: 25,000+ (91%) janë shëruar dhe dalë nga spitali, 2,600+ (9%) kanë ndërruar jetë. Nga rastet e pambyllura akoma: 40,000+ (78%) janë në gjendje të menaxhueshme, 11,000+ (22%) janë në gjendje te përkeqësuar.

Nga këto të dhëna paraprake duhet të nxjerrim përfundimin se edhe nëse infektohemi, kemi gjasa te larta që të përmirësohemi përsëri. Sa më shumë kohe kalon, më shumë po kuptojmë se si funksionon virusi dhe si mund ta trajtojmë. Me e mira që mund të bëjmë është të kujdesemi për veten (shiko këshillat e burimeve serioze) dhe të kërkojmë menjëherë ndihmë po konstatuam shenjat e para. Ah, dhe karantinat janë në dukshme të frikshme, por është mënyra e vetme që kemi për t’ju qasur një virusi që nuk e dimë akoma si funksionon, pra diçka je të re.

Si mundet të balancojmë frikën për sëmundjen kur informacioni për numrin e vdekjeve apo të prekurve komunikohet 24 në 24 në mediat tradicionale dhe ato online? (Këshilla)

Fatmirësisht ose jo ne kemi përvojën e freskët e të papritur të tërmetit. Duhet të kemi nxjerrë ca mësime nga mënyra se si u menaxhua situata. Duhet të kemi kuptuar se çfarë na bën mirë psikologjikisht dhe jo neve si individë.

Mediat tradicionale janë shpesh herë te nxituara në informacionet që nxjerrin në situata të panjohura si kjo e virusit. Mediat online pastaj ‘të bëjnë çorbë’ siç më shkruajti dikush te Banana kur fillova të ndaja informacionet e para. Personalisht po tregoj zero tolerancë me panik-shpërndarësit sepse kjo nuk ndihmon në asnjë formë.

Ne si qytetarë të thjeshtë nuk kemi në dorë numrin e karantinave apo mjetet e diagnostikimit apo kufizimin e udhëtarëve që vijnë nga Kina. Por ne kemi në dorë të:

  • Vazhdojmë me përditshmërinë tonë duke treguar një kujdes më të madh se zakonisht me higjenën,
  • Qëndrojmë të qetë në prani të fëmijëve e të mos i trembim me frikërat tona,
  • Mbajmë distancë nga njerëzit që na shqetësojnë më shumë,

Kuptojmë që shtete të ndryshme tani po mësojnë si ta diagnostikojnë koronavirusin prandaj dhe shohim më shumë raste të diagnostikuara, por kurba e rritjes së rasteve konkrete është duke rënë.

Përditësimin e informacionit duhet ta marrim në burime serioze dhe mos të besojmë vend e pa vend media që nuk kanë specialitet temat e shëndetit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *