Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ekspozita : “ Libra të ndaluar në komunizëm”

Për herë të parë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap ekspozitën me botimet e ndaluara për publikun gjatë komunizmit.

Kjo ekspozitë skicon historikun e censurës në Shqipëri përmes dokumenteve arkivore mbi ndalimin e qarkullimi të librave të caktuar, fshirjen e emrave të redaktorëve apo përkthyesve, pezullimin dhe ndalimin e autorëve të shpallur si armiq të regjimit.

Ekspozita hapet me vendimin e Gjykatës Popullore të Tiranës, publikuar në gazetën “Bashkimi” më 27 mars të vitit 1984  përmes së cilit vendoset heqja nga qarkullimi i librave “të dëmshëm për shoqërinë”. Kështu nis zyrtarisht logjika e censurës, duke ndaluar autorë si: Gjergj Fishta, Mehdi Frashëri, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi etj.

Kjo censurë do të vijojë me urdhëresa të ndryshme të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës duke hequr nga qarkullimi vepra të autorëve, redaktorëve ose përkthyesëve, duke udhëzuar Bibliotekën Kombëtare t’i ruajë ato në Fondet e Rezervuara, çka solli shënjimin e tyre me siglat R (rezervuar), Sh.R ( shumë të rezervuar), Ra ( autor i rezervuar).

Në lidhje me ndjesitë që përcjell kjo ekspozitë autorja bashkëkohore Flutura Açka shprehet për Citizens Channel: “Ime më kishte disa libra leximi të botuara në vitet 30-40 ku ishin përfshirë ca prej këtyre autorëve shqiptarë. Aty kam lexuar unë fshehur “Tregtarë flamujsh”. Ajo i mbante të mbyllur në kuç, bashke me disa libra fetarë që im atë kishte trashëguar. Lexonim letërsi shqipe me klishenë e realizmit socialit, bastarde dhe skematike, vetëm një pjesë e vogël mund ti shpëtonin kësaj shtypjeje”.

Përjetimet e asaj periudhe kanë qenë të forta edhe për dashamirësit e librave, ku shpesh detyroheshin të kërkonin botime të ndaluar vetëm tek ata të njohur apo familjarë tek të cilit kishin një bazë besimi.

Vehli Hasamemi, Lexues

“Librat e verdhë siç i quanim në ato kohë, të cilët kishin përmbajtje erotike apo fetare ndaloheshin. Konkretisht libri “Dimri i vetmisë se madhe” i Ismail Kadaresë, sapo doli, vetëm tre ditë dhe u bllokua, u hoq nga qarkullimi dhe u detyrua ta ripunonte dhe një herë. Fakti kryesorë për pezullimin erdhi si pasojë e përdorimit të fjalës “vetmi”, e cila nënkuptonte izolimin e vendit. Cdo botim që atakonte regjimin hiqej, edhe nëse ishte kryevepër” rrëfen Vehli Hasamemi një lexues i rregullt për Citizens Channel duke ju referuar kohës së regjimit komunist.

Vlen për të përmendur se një fat të tillë patën jo vetëm autorë shqiptarë por edhe të huaj, veprat e të cilëve u ndaluan pasi ishin përkthyer në shqip, të tillë janë : Dante Aligeri, Erich Maria Remark, Marsel Prust, Leon Tolstoj, Albert Kamy, F.M. Dostojevski etj.

Në këtë ekspozitë një hapësirë të veçantë zënë edhe botimet e shtypura në Kosovë nga shtëpia botuese “Rilindja”, të cilat shërbenin për një publik të kufizuar me autorizime të posaçme.

Ekspozita pritet të vizitohet në vijim nga të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit në mënyrë që nxënësit të përjetojnë një realitet të paprekshëm për ta në ditët e sotme.

Ekspozita “Libra të ndaluar në komunizëm”do të qëndroj e hapur për publikun deri më tre mars.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *