Ergin Zaloshnja, Artist

Ergin Zaloshnja, është një artist vizual që përdor forma të ndryshme të artit për të shprehur qasjen personale mbi çështje të mprehta aktuale, shoqërore – politike në vend.

Pas trazirave të 1997 artisti u largua në Itali, ku jetoi për 14 vite dhe ku studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence. Ai është i njohur edhe për zhvillimin e grafitit duke qenë autori i disa prej pikturave më domethënëse në muret e godinave në kryeqytet.

Në bashkëpunim me “Debatik Center of Contemporary Art”, një nga projektet e fundit të artistit bashkëkohor është “Ground Zero”, një vepër e krijuar nga tre instalacione të përpunuara në mënyrë dixhitale.

Fotografitë paraqesin tre pika kryesore të qendrës së Tiranës: hapësirën pas Hotel Tirana International, sheshin pas Bashkisë dhe Kullës  së Sahatit dhe ish-lulishten përballë Bankës së Shqipërisë, territore që janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Mbi të treja këto imazhe, Ergini ka mbivendosur bombola gazi, të cilat kanë një domethënie të caktuar.

Citizen Channel realizoi një vizitë në këto tre pika me Erginin, ku ai përdor shembujt konkretë për të dhënë një shpjegim më të detajuar.

“Ground Zero” nënkupton territor të boshatisur, në të cilin realizohet procesi i xhendrifikimit, do të thotë zhvendosja e popullatës së varfër drejt një lokacioni më të largët, duke i hapur vend për ndërtim ndërtesave moderne”, shprehet autori.

“Tirana International Hotel” – Ground Zero 1 

Ground Zero – Pas Hotel Tirana International

Në lidhje me instalacionin e parë që i referohet terrenit pas Hotel Tiranës ai  tregon : “Në terrenin këtu nga mbrapa ka pasur disa shtëpi të vjetra që janë shembur dhe gradualisht i kanë hapur territor ndërtimit  të Hotel Tiranës. Kjo është një situatë Ground Zero, pra shpopullimi i territorit duke i hapur vend ndërtimit të një ndërtese gjigande.”

“Book Building” – Ground Zero 2

Ground Zero, Kulla e Sahatit

Sajti i dytë është pranë Kullës së Sahatit, ku do të ngrihet “Book Building”, godinë që do ndërtohet nga studio e arkitekturës belge, e njëjta që ka ndërtuar edhe Sheshin Skëndërbej.

Në lidhje me instalacionin e dytë Ergini na rrëfen për lokalin më të vjetër në Tiranë “Bar Sahati” i cili u shemb pas një zjarri që sipas tij hapi terren për të ashtuquajturin Ground Zero.

“Eyes of Tirana” – Ground Zero 3

Ground Zero, Ish lulishtja përballë Bankës së Shqipërisë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Përzgjedhja e tretë nuk dallon nga dy të tjerat, është thjesht një kantierë më shumë për një gradaçelë më shumë,” shton ai për kantierin e tretë, duke shpjeguar domethëien e bombolave të gazit. “Në 12 Nëntor të vitit të kaluar, 2019, në orën gjashtë e mëngjesit në zonën e Unazës së Re nisi operacioni i shpopullimit të banorëve të Astirit. Beteja zgjati rreth 40 minuta ku pati disa të plagosur, mes tyre pleq dhe fëmijë. Në rradhët e policisë ishin rreth 400 trupa, të cilët përdorën në mënyrë të tepruar gazin lotsjellës.”

Qëllimi i vendosjes së bombolave të gazit mbi secilën nga tre qendrat kryesore të lartpërmendura sipas Erginit është ideja që gazi lotsjellës i atyre bombolave do t’i kthehet mbrapsht një ditë si përgjigje ndaj shpopullimit.

“Aktualisht zona e Astrit ose Unazës së Re po kthehet edhe ajo në Ground Zero. Gjëja e përbashkët që kanë sajtet me zonën e Astirit është shpopullimi, zhvendosja, korrupsioni që qëndron prapa gjithë këtij zhvillimi i ashtuquajtur progres” ka përfunduar ai në lidhje me mesazhin që transmeton ky projekt artistik.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu