Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

8 Mars ka çdo ditë; vajzat dhe gratë në shesh për të drejtat e tyre

Siç ishte paralajmëruar nga aktivistet feministe, sot u mbajt protesta kundra diskriminimit gjinor nga qindra mbështetës të kësaj kauze. Qytetarë nga grupime të ndryshme sociale vendosën të festonin sot me lule por edhe me kërkesa, thirrje dhe pankarta kundër shtypjes.

Bilanci tragjik i grave të vrara dhe të dhunuara vitet e fundit nxiti, jo vetëm aktivistet, por edhe qytetarë të thjeshtë për t’u mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë, aty ku nisi marshimi, për t’u drejtuar më pas tek Kryeministria.

“Këtë vit numri i grave të vrara nga burrat e tyre është rritur dhe në mesin tonë mungojnë më shumë gra nga ç’mungonin vitin e kaluar, andaj sot marshojmë për to, për gratë dhe vajzat e dhunuara, për vajzat e mitura që i fejojnë dhe martojnë, marshojmë për barazi gjinore sepse ne nuk e kemi jetën të tepërt” u shpreh Adelina Onuzi.

Adelina Onuzi, protestuese

Problemet për të cilat u ngrit zëri  në protestë kishin në qendër gruan por edhe presionin social ndaj saj, ngacmimet seksuale në punë, vështirësitë për t’u arsimuar, diskriminimin dhe nga vetë figura politike apo emisioni televizive.

“Kur unë isha i ri dhe kur kisha kaçurrela, fëmrat pinin nga unë më shumë wiksy sesa ujë” kaq u mjaftua që të citonte Dorela Lazaj për t’u mbështetur nga turma me thirrjet: “Turp, turp, turp!”

Dorela Lazaj, protestuese

Dëshira për arsimim e grave dhe largimi i fokusit nga martesa, si qëllim primar i një gruaje, u përkrah si një nevojë e domosdoshme në një shoqëri që pretendon jo vetëm të jetë por edhe të sillet si evropiane.

 “Kërkojmë që vajzat mos të jenë më të detyruara të martohen, ne kërkojmë barazi pagash, ne kërkojmë ato që na janë mohuar për shumë vite, e kur shtypja është kaq e madhe, atëherë liria është afër, sepse ne do e kthejmë shtypjen në fuqi” ka deklaruar plot bindje aktivistja Albina Ruko nga Organizata Politike.

Albina Ruko, protestuese

Këtë vit nuk ka asnjë arsye që gratë të festojnë“. Kështu është shprehur një nga organizatoret e protestës, Gresa Hasa, e cila artikulon se vajzat jetojnë në një shtet represiv, që i dhunon sistematikisht, dhe këtu i referohet të gjitha anëtareve të komuniteteve të margjinalizuara, si ato lezbike, rome dhe transgjinore.

Aktiviste

Në lidhje me qëllimin dhe arsyen pse u organizua sot kjo nismë, Deni Sanxhaku, aktiviste e Organizatës Politike tregon për Citizens Cahnnel domethënien e slogaint të protestës “E kthejmë shypjen në fuqi”, dhe arsyet pse u mbajt sot:

“Sot ne u mblodhëm sepse ne i duam lulet por duam edhe të drejta. Ne sot u mblodhëm për t’i dhënë një mesazh solidariteti njëra-tjetrës, sidomos atyre që nuk patën mundësi të na bashkohen, për të dhënë një mesazh force dhe besimi se të bashkuara mund t’ja dalim për të fituar një shoqëri që është më e drejtë për të gjithë ne”.

Ativistët e mbyllën protestën me thirrjet se angazhimi nuk mbyllet këtu, por përpjekjet e tyre janë të përditshme, për të kontaktuar raste dhunimi dhe për të luftuar që feminizmi mos të promovohet vetëm një ditë në vit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *