Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ekspozita e studentëve kthen godinën e Teatrit Kombëtar në galeri arti

Hapësirat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental janë kthyer në galeri arti ku studentët të Universitetit Polis, po shfaqin punët e tyre në ekspozitën me emrin: “Objects, sounds, images, questions, and some answers”.

Punimet e studentëve të vitit të parë, të dytë dhe të tretë të kursit të Artit Pamor paraqiten në formë videosh, instalacoionesh, performancash, skulpturash që të gjitha adresojnë një temë të veçantë.

Stefano Romano

Kuratori i ekpsozitës, Stefano Romano shpjegoi për Citizens Channel se përzgjedhja e teatrit për promovimin e këtyre veprave është me rëndësi pasi puna e studentëve merr më shumë vlerë në një vend i cili është shndërruar në një kauzë politike, kështu krijimet e tyre marrinmë shumë fuqi duke i afrohen realitetit.

Të njëjtën tezë, për rëndësinë e zhvillimit të këtij projekti në teatër, e përforcon dhe pedagogia e arkitekturës në universitetin Polis Doriana Musai:

“Shumica, një pjesë e mirë e artistëve që janë këtu janë shumë të rinj, janë 18 vjeçarë, nuk kanë qenë ndonjëherë në teatër për faktin se kanë ardhur nga rrethet, dhe teatri ka pothuajse dy vjet i mbyllur, kështuqë nuk i ka rastisur, është një publik i ri, megjithatë të gjithë janë në njohje të kauzës, ata sjellin një frymëzim për ne, marrin frymëzim nga ne, janë lajmësit, lajmësit tanë të rinj”.

Citizens Channel e vizitoi galerinë dhe ishin vetë studentët ata që na shpjeguan domethënien dhe inspirimin e produktit të tyre final.

Në katin e dytë të Teatrit Kombëtar ndër shumë punime na tërhoqi vëmëndjen një dhomë e errët, për të cilën Viki Brahimi na shpjegoi:

Viki Brahimi

“Vepra ime është e përbërë nga një melodi e vete kompozuar, në piano. Vetë dhoma ishte një farë vetë izolimi, një dhomë e errët, edhe personi që duhet të vi, duhet të ulet në shpinë me mua, duhet të mbështetet tek unë për të treguar atë ndërhyrjen në hapësirën personale të një personi dhe atë diskomfort që krijon tek vetë personi. Do të marr kufjet dhe do të luhet melodia nga telefoni im personal”.

Tematikat që u përzgjodhën nga studentët në shumë raste ishin personale, duke transmetuar ndjesi të brendshme ku gërshetohet imagjinarja me realen, përmendim realizimin e Vanesa Krajës e cila na rrëfen për instilacionin e saj:

“Vepra që unë zgjodha me ba është një shtëpi e braktisur në Gjuhadol në Shkodër dhe ka shumë të bëjë me sesi njerëzit e perceptojnë shtëpinë, domethënë ata e konceptojnë si mure, një diçka që na rrethon, një banesë. Unë e kam ironizu pak dhe ktu tek videoja ka audio të shtëpisë sime, është mami duke më thirr, është gjyshja që më thotë hajde se i ke gati petullat dhe unë kam konkretizuar zërat e njerëzve të mij më të afërt, që më bëjnë të ndjehem si në shtëpi”.

Përveç tematikave të forta, rëndësi i është kushtuar dhe mënyrës së përcjelljes së mesazhit. Studentja Elma Loku ka zgjedhur një fustan të stampuar me piktura për të treguar rrezikun nga ndotja që po i kanoset nanës sonë Shqypni, ashtu siç e quan vetë ajo.

Elisa Zefi

Në lidhje me rëndësin që mbart institucioni i teatrit por edhe për vetë kauzën që përfaqëson studentët janë shprehur se vetë teatri ja ka shtuar rëndësinë punës së tyre.

“Unë mendoj se fakti që studentët që janë të rinj, që vijnë dhe ekspozojnë punët e tyre këtu, normal dhe teatri ja shton vlerën veprës sonë por dhe vepra jonë mendoj që sjell një frymë të re në këtë teatër” tregon Elisa Zefi.

Duke promovuar artin studentët patën mundësi të japin dhe një mesazh të fortë për rëndësinë e kësaj godine që ka ndezur kaq shumë debate vitet e fundit.

“Mendimi im që kjo godinë duhet të rri këtu se është pjesë e historisë së Shqipërisë, pjesë e historisë sonë dhe nuk duhet të shkatërrohet” ka përfunduar Jessica Kapllanaj.

Ekspozita “Objects, sounds, images, questions, and some answers” u çel më gjashtë Mars dhe to të qëndrojë e hapur për të pritur vizitorë deri më 13 Mars.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *