Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Koronavirusi: Si të shmangim dizinformimin sipas organizatës britanike “Article 19”

Burimi: Article 19

“Article 19“ (organizatë britanike për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut) ka botuar një përmbledhje se si shtetet, mediat dhe kompanitë e rrjeteve sociale mund të ndihmojnë në luftën kundër Covid – 19 (koronavirus) duke aplikuar transparencën, trajtimin e dizinformacionit dhe promovimin e këshillave të autoriteteve shëndetësore. Ky grupim gjithashtu luan rol në adresimin e gjuhës së urrejtjes drejtuar individëve me origjinë kineze dhe aziatike, të lidhur me shpërthimin e koronavirusit.

Drejtori Ekzekutiv Quinn McKew u shpreh: “Përhapja e covid – 19 në mbarë globin ka sjellë paralelisht përhapjen e dizinformatave dhe teorive konspirative të virusit. Ne gjithashtu kemi parë disa shtete që përpiqen të pengojnë mediat në raportimin mbi përhapjen e virusit dhe përdorimin e legjislacionit shtypës për të arrestuar njerëz që shpërndajnë informacione rreth tij”.

“Kjo nuk është koha që shtetet të marrin një qasje kufizuese ndaj lirisë së shprehjes dhe informacionit. Përpjekja globale për të luftuar Covid – 19 nuk do të ketë sukses nëse nuk ka transparencë të plotë për përhapjen e virusit, shkëmbimin e informacionit publik dhe mbulimin e pavarur të mediave. Qeveritë, mediat, kompanitë e rrjeteve sociale, të gjitha kanë një rol të rëndësishëm në sigurimin e rrjedhjes së lirë të informacionit gjatë kësaj krize globale shëndetësore”.

“Media e pavarur, gazetaria etike, raportimi i qytetarëve, ligjërimi i hapur publik dhe rrjedhja e lirë e informacionit janë të domosdoshme në luftën globale ndaj koronavirusit”.

Qeveritë gjithashtu duhet të adresojnë gjuhën e urrejtjes që ka në shënjestër individë dhe komunitete me origjinë kineze ose aziatike, në një mënyrë që përputhet me standardet ndërkombëtare  të drejtave të njeriut.

Në shkurt Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi për “infodeminë masive” që shoqëron shpërthimin e virusit me vështirësimin  në gjetjen e burimeve dhe udhëzimeve të besueshme. OBSh ka paralajmëruar në vazhdimësi që dizinformimi rreth koronavirusit kërcënon përpjekjet e reagimit.

Ndër mitet që qarkullojnë në internet dhe gjetkë përmendim: përdorimi i tharëses së duarve, ngrënia e hudhrave, pirja e detergjentëve mund të kurojnë infeksionin, se origjina e shpërthimit qëndron në armët biologjike amerikane, ose një komplot i keq nga Fondacioni Bill & Melinda Gates dhe se një episod i Simpson në 1993 prashikoj koronavirusin me emër.

Disa qeveri i janë përgjigjur me dorë të hekurt shpërndarjes së dizinformacionit në lidhje me virusin. Edhe pse Kina ka riorientuar qasjen e saj ndaj shpërthimit të epidemisë duke aplikuar karantina të rrepta dhe duke bashkëpunuar me zyrtarë global të shëndetësisë, ajo ka vazhduar të kontrrolloj rreptësishtë raportimin e mediave dhe të intimidojë ata të cilët kritikojnë instancat apo subjekte qeveritare.

Në vende të tjera të Azisë qeveritë kanë aplikuar ligje të forta, deri shtypëse ndaj lajmeve të rrema dhe komunikimeve on line. Tailanda ka krijuar një qendër kundër lajmeve  të rremë për të hetuar pretendime të rreme ndaj koronavirusit dhe hartimin e ankesave penale. Qeveria e Iranit ngriti një bazë të mbrojtjes ndaj koronavirusit e cila ka arrestuar persona të cilët mendohet se kanë shkaktuar dizinformim ndërkohë që njëkohësisht fshihnin informacione për përhapjen e virusit në vend.

Raporti i organizatës  “Article 19” përshkruan disa sfida për lirinë e shprehjes dhe informacionit gjatë krizës aktuale të Covid – 19 dhe jep rekomandime të rëndësishme për qeveritë, mediat, kompanitë e rrjeteve sociale:

  • Qeveritë: Qeveritë duhet të hartojnë strategji dhe përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit që mbështesin lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informacion. Raste të dizinformimit dhe gjuhës së urrejtjes të cilat konkretizohen me censurë dhe sanksione penale duhet të zëvendësohen me ato që kanë në fokus transparencën dhe lirinë e mediave.
  • Mediat: Mediat dhe gazetarët duhet të raportojnë me saktësi, pa paragjykime, të hetojnë fushatat propaganduese dhe diskriminimin zyrtar, e të sigurohen që ekziston e drejta e korrigjimit dhe e përgjigjes.
  • Rrjetet sociale: Kompanitë e rrjeteve sociale duhet të bashkëpunojnë me OBSH- në dhe autoritetet shëndetësore për të promovuar shpërndarjen e informacionit të saktë në lidhje me Covid – 19. Ata gjithashtu duhet të sigurojnë që veprimet e pafavorizueshme ndaj dizinformuesve dhe gjuhës së urrejtjes bazohen në politika të qarta dhe të mbështetura nga garancitë e këtij procesi.

Lexo përmbledhjen e plotë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *