Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Lajmet e fundit nga Koronavirusi në Shqipëri dhe një listë me burime informacioni të besueshme

Aktualisht numri i personave të prekur me Covid – 19 (koronavirus) në vendin tonë është 10 sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS).

Rasti i parë i konfirmuar në kryeqytet në mëngjesin e nëntë marsit, i referohet dy personave të kthyer nga Italia, konkretisht nga qyteti i Firences, babë e bir, të cilët kaluan nga pika doganore e Hanit të Hotit.

Sipas mjekes Dhurata Hysi 28-vjeçari i cili ka hyrë në pikën kufitare të Murriqanit më 26 Shkurt në orën 00:40 të natës nuk është kontrolluar , pasi Firence nuk ka qene ndër zonat e prekura ka deklaruar ajo, megjithëse po në atë datë në Toskana ishin konfirmuar katër rastet e para.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 11.15 në mbrëmje MSHMS njoftoi konfirmimin e katër rasteve të reja, tre prej të cilëve persona të familjes me dy rastet e para, ndërsa rasti tjetër është një 31 vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtmi në Milano, duke qëndruar aty vetëm një ditë.

 

Ndërsa ditën e sotme janë deklaruar në total 10 raste të konfirmuara nga 114 raste të dyshuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë qeveria e Italisë urdhëroi një ndalim të përgjithshëm të qarkullimit në të gjithë territorin e saj duke e shpallur të gjithë vendin si “zone e kuqe”. Shqipëria pezulloi të Hënën fluturimet me Italinë e veriut duke lënë fillimisht katër linja të hapura me Italinë qendrore dhe të jugut, por situata u përkeqësua me shpejtësi deri në anulimin e të gjitha linjave sot.

Kryeministri italian Giuseppe Conte i kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, duke u vetëkarantinuar përveç rasteve kur duhet të dalin për arsye të rëndësishme.

Masat për koronavirusin në Shqipëri, pezullohen institucionet arsimore, aktivitetet publike dhe gjykatat: 

Masa të tilla vetëmbrojtëse kanë nisur të zbatohen edhe në vendin tonë ku menjëherë pas shfaqjes së rastit të parë, Kryeministri Edi Rama dha urdhër për mbylljen e institucioneve arsimore por edhe kopshtet e çerdhet. Aktualisht janë anuluar të gjitha aktivitetet publike si ato sportive, kulturore, sociale dhe është këshilluar që të evitohen sa më shumë ambientet me shumë persona si restorantet, qendrat tregtare, kinematë.

Ndërkohe me një vendim të pak minutave më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Ndër këshillat kryesore të publikuara edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë përmendim:

  • Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini mirë ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
  • Konakto 127 nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni kryer kohët e fundit.

Përsa i përket të dhënave zyrtare të publikuara deri më tani në rang botëror shënohen 114.623 raste të prekur me koronavirus, ndër të cilët 4029 kanë vdekur dhe 64.046 pacientë janë rikuperuar totalisht.

Duke marrë parasysh situatën e panikut që mbizotëron jo vetëm në vendin tonë por në mbarë globin rëndësi të veçantë duhet ti kushtojmë burimit të informacionit për zhvillimet e covid – 19.

Citizens Channel ju vë në dispozicion disa adresa me informacion të kontrolluar ku mund të azhornoheni për informacione rreth situatës së koronavirusit:

  • Organizata Botërore e Shëndetësisë – Ndër faqet zyrtare informuese në lidhje me çështjet e shëndetit në shkallë botërore është Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila vazhdimisht publikon materiale informuese për koronavirusin.
  • The lancet  – The Lancet është një gazetë e përjavshme britanike, një ndër gazetat më prestigjoze e cila publikon përmbledhje, editoriale, korrespondencë dhe raportime mjekësore
  • The new England Journal of medicine Sërisht një gazetë e përjavshme e specializuar në çështjet mjekësore
  • Worldometer  –Worldometers një faqe online e cila është krijuar nga një kompani private, ku drejtues janë kërkues me qëllimin e publikimit të statistikave botërore në kohë rekord
  • Coronavirus spread CSSE – Përhapjen e koronavirusit mund ta ndiqni dhe në faqen zyrtare tw shkencave kompjuterike dhe inxhinjerike me akordimin CSSE

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *