Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Call center”: Të frikësuar nga COVID-19, operatorët kërkojnë të punojnë në shtëpi

Na datën nëntë mars, në Shqipëri u identifikuan dy rastet e para të personave të prekur nga COVID-19. Pas testimeve të kryera, tashmë numri i të prekurve nga ky infeksion ka arritur në 12, ndërkohë që është shënuar viktima e parë në Shqipëri.

Në kuadër të masave të ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi, një sërë aktivitetesh sociale, kulturore dhe grumbullimet janë ndaluar ndërkohë që sot, më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama bën me dije se do të mbyllen të gjitha lokalet, restorantet dhe klubet, fillimisht në Tiranë dhe Durrës.

Nga ana tjetër, punonjësit e sektorit të call center, prej shfaqjes së dy rasteve të para të virusit, kanë shfaqur shqetësimin e tyre lidhur me mbarëvajtjen e procesit të punës në një mjedis me shumë punëtorë.

Të gjithë kanë shumë frikë. Sidomos ato që janë me fëmijë të vegjël. Shumë veta duan që mos të vijnë fare në punë po s’kanë ç’të bëjnë,” tregon Alba* e cila punon në një “call-center” në Tiranë, me rreth 80 të punësuar.

Ky shqetësim është adresuar nga Manastirliu në deklaratën për media të bërë ditën e sotme, ku njofton se ky sektor duhet të marrë masa që të reduktojë në maksimum personelin dhe duhet t’u garantojë atyre distancë dhe mbrojte.

Reduktimin në maksimum të personelit të call center dhe garantimin e distancave të sigurisë dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës”, u shpreh  Manastriliu, pasi njoftoi se kjo ishte konferenca e fundit për media në prani të gazetarëve.

Sindikata “Solidariteti”, e cila synon mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të punëmarrësit në sektorin “Call Center”, kërkon që të merren masa të jashtëzakonshme sepse sektori në fjalë konsiston në ofrimin e shërbimit përmes telefonit nëpërmjet grumbullimit të një numri të madh operatorësh në një mjedis të mbyllur.

“Solidariteti” kërkon ndërhyrjen shtetërore dhe zhvendosjen  e procesit të punës në shtëpi, si dëshirë e punëmarrësve në Shqipëri por edhe si praktikë e shumë shteteve të tjera.

Prandaj, kërkojmë nga institucionet përkatëse, si Inspektorati Shtetëror i Punës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, që të marrin masat e duhura dhe t’i përgjigjen situatës në mënyrën e duhur.

Mbyllja e call center-ave nuk duket alternativë e drejtë për punëtorët. Transferimi i punës nga shtëpia duket si alternativa më e mundshme dhe e përshtatshme nga të gjitha kontaktet e sindikatës me anëtarët e sajë, por edhe nga praktikat e vendeve të tjera”, shkruajnë ata në postimin e tyre në Facebook.

Sindikata “Solidariteti” gjithashtu ka marrë ankesën e një operatoreje shtatzënë nga Durrësi, e punësuar pranë kompanisë “Teleperformance”. Kërkesa e saj për pushime si pasojë e frikës dhe mungesës së masave për ruajtjen e distancës së sigurisë, është refuzuar nga kompania, bën me dije sindikata.

Procesi i punës ka vijuar nën frikë të vazhdueshme

“Gjithë ditën flitet vetëm për koronavirusin. Hapim këto faqet online nga kompjuterit për t’parë lajmet nëse ka dalë ndonjë rast tjetër ose mos kanë thënë gjë për call center-at”, u shpreh për Citizens Channel Alba, e cila ndan të njëjtën hapësirë pune (një kat banimi) me 80 kolegë të tjerë.

Ajo shpjegon se kompania nuk ka marrë masa për të mbajtur në standardet e duhura mjedisin e punës.

Nga kompania nuk është marrë ndonjë masë shumë e madhe. Na kanë thënë vetëm që duhet të mbajmë pastër ambientin.Të lajmë duart shpesh. Normal që jemi friksu, sepse jemi shumë veta edhe po ta ketë njeri, e marrim të gjithë. Rrimë në punë me doreza dhe me dezifektant”, tregon Alba.

Një tjetër i punësuar në këtë sektor pohon se kompania ka marrë masa lidhur me higjienën e mjedisit, kundrejt përsëritjes së rekomandimeve për të larë duart dhe mbajtur pastër mjedisin e punës.

Megjithatë, Kledis* beson se ekziston rreziku i marrjes së virusit.

Duke marrë parsysh që nuk kemi postacione individuale por ulemi kë të gjejmë të lirë kur nisim turnin, ekziston rreziku. Për më tepër në një diametër një metër, mund të kesh rreth teje deri në pesë persona të tjerë”, thotë ai për Citizens Channel.

Ai tregon se operatorët kanë marrë masa individuale për të zbatuar këshillat që lidhen me higjienën personale

Shumica kemi marrë dezifektant për duart dhe letra anti-bakteriale që pastrojmë vetë postacionet kur shkojmë në punë.  Dhe disa kanë filluar të marrin dorashka. Por të gjithë janë të vetëdijshëm për rrezikun, gjithsesi”, përfundon Kledis.

Për prindërit të cilët janë punëmarrës në atë sektor, vështirësitë janë të shtuara pasi institucionet shtetërore, sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, janë pezulluar deri në në 23 mars, 2020.

Alberti* tregon për Citizens Channel se ai ka shfrytëzuar lejen vjetore për të qëndruar me djalin e tij në shtëpi.

Tani jam 24 në 24 me tim bir. Tani jam unë sepse ato ditët e pushimit që kemi mundohemi t’i marrë një herë njëri e një herë tjetri [bashkëshortja]. Tashmë i mora unë, po të jetë e nevojshme më tej do t’i marrë bashkëshortja, gjithnjë në bazë të mundësive që do jenë”, sqaron Alberti.

*Emrat janë ndryshuar për të ruajtur konfidencialitetin

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *