Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pas protestës, punëtorët e fasonerisë do të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page

Punëtoret e fasonerisë “Albaco Shoes” kanë protestuar sot dhe kanë refuzuar të vijojnë procesin e punës. Pas protestës së organizuar spontanisht nga punëtorët, është pezulluar puna deri në një lajmërim të dytë.

Citizens Channel ka kontaktuar me Elidën* e cila u shpreh se “Albaco Shoes” nuk do u paguajë ditët e dhëna pushim.

Protesta ka ardhur kur të punësuarit mësuan se dy prej menaxherëve italianë nuk janë paraqitur në punë pasi janë vetë-izoluar.

Dolëm vetë sepse morëm vesh që dy nga italianët tanë janë vetëkarantinuar për dy javë sepse dyshohet për coronavirus”, shpjegon ajo.

Elida tregon se punëtoret ishin të frikësuar se ata mund të jenë infektuar nga COVID-19, duke marrë parasysh se dy menaxherët kanë udhëtuar drejt Italisë dy javë më parë.

Kërkesat fillestare të punëtoreve kanë qenë sigurimi i kushteve të higjenës nga punëdhënësit.

Protestojmë sepse duam kushte më të mira, dezinfektimin e komplet repartit, maska, doreza, se këtu kushte nuk ka dhe jemi në mëshirë të fatit”, informoi Elida duke sqaruar se në këtë kompani punojnë qindra persona, pasi ajo është e hapur gjatë tre turneve.

Ajo tregon se fillimisht refuzimi për t’u kthyer në punë nuk është pritur mirë nga punëdhënësit të cilët i kanë kërcënuar se do t’i heqin nga puna.

Po kërcënojnë [punëtorët] se do hiqet prezenca ose do hiqen nga puna në qoftë se nuk rrime brenda kështu që jemi në protestë”, përmbyll ajo.

*Emri është ndryshuar për të ruajtur konfidencialitetin

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *