Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ilustrim: Pse koronavirusi u përhap vrullshëm dhe si ta frenojmë

Burimi: The Washington Post

Pasi u njoftua rasti i parë me covid-19, raportimet për të tjerë të prekur në Shtetet e Bashkuara filluan të “pikojnë” ngadalë. Dy muaj më vonë, pikat u shndërruan në një rrjedhë të qëndrueshme.

Kjo kurbë e ashtuquajtur eksponenciale i ka shqetësuar ekspertët. Nëse numri i rasteve do të vazhdonte të dyfishohej çdo tre ditë, do të kishte rreth njëqind milion raste në Shtetet e Bashkuara deri në maj. Kjo është matematikë, jo profeci. Përhapja mund të ngadalësohet, thonë profesionistët e shëndetit publik, nëse njerëzit praktikojnë “distancimin shoqëror“, duke shmangur hapësirat publike dhe duke kufizuar përgjithësisht lëvizjen e tyre.

Megjithatë, pa asnjë masë për ta ngadalësuar atë, covid-19 do të vazhdojë të përhapet në mënyrë eksponenciale me muaj. Për të kuptuar pse, është e rëndësishme të simulohet përhapja e një sëmundje të rreme ndërmjet një popullate.

Ne do ta quajmë “simulimi” sëmundjen tonë të rreme. Ajo përhapet edhe më lehtë sesa Covid-19: sa herë që një person i shëndetshëm bie në kontakt me një person të sëmurë, personi i shëndetshëm sëmuret.

Në një popullsi prej vetëm pesë personash, nuk duhet shumë kohë që të gjithë të infektoheshin me “simulimin”. Në jetën reale, natyrisht, njerëzit përfundimisht shërohen. Një person i rikuperuar nuk mund të transmetojë “simulimin” tek një person i shëndetshëm dhe as të sëmuret përsëri pasi të ketë kontaktuar me një person të sëmurë.

Le të shohim se çfarë ndodh kur “simulimi” përhapet në qytet me 200 njerëz. Në videon më poshtë qytetarët janë vendosur në pozicione dhe lëvizje rastësore, ajo fillon me vetëm një person të sëmurë.

Vini re se si pjerrësia e kurbës së kuqe që përfaqëson numrin e njerëzve të sëmurë, rritet me shpejtësi ndërsa sëmundja përhapet dhe pastaj zvogëlohet ndërsa njerëzit shërohen.

Video: Simulimi 1 -Asnjë i izoluar

Qyteti ynë simulues është i vogël – për nga madhësia e Whittier, Alaska-kështu që virusi “simulim” ishte në gjendje të përhapej shpejt në të gjithë popullsinë. Në një vend si Shtetet e Bashkuara, me 330 milion njerëzit e tij, kurba mund të përkeqësohet për një kohë të gjatë përpara se të fillojë të ngadalësohet.

Kur bëhet fjalë për covid-19 e vërtetë, ne do të preferonim të ngadalësonim përhapjen e virusit para se të infektojë një pjesë të madhe të popullsisë. Për të ngadalësuar simulitin, le të përpiqemi të krijojmë një karantinë të detyruar, siç është ajo që Qeveria Kineze vendosi në provincën Hubei, ku u shënuan rastet e para me covid-19.

Video: Simulimi 2 – Karantinimi i popullatës

Uh! Siç do ta prisnin ekspertët e shëndetësisë, u vërtetua se është e pamundur të izolosh plotësisht popullsinë e sëmurë nga ajo e shëndetshme.

Leana Wen, ish-komisionere për shëndetësinë në qytetin e Baltimorit, shpjegoi praktikat e karantinave të detyruara për Washington Post në janar. “Shumë njerëz punojnë në një qytet dhe jetojnë në vendet fqinje dhe anasjelltas”, tha Wen. “A do të ndaheshin njerëzit nga familjet e tyre? Si do të bllokohej çdo rrugë? Si do të arrinin furnizimet tek banorët? “

Siç e tha Lawrence O. Gostin, profesor i së drejtës globale të shëndetit në Universitetin Georgetown: “E vërteta është se ato lloje të bllokimeve janë shumë të rralla dhe asnjëherë të efektshme”.

Për fat të mirë, ka mënyra të tjera për të ngadalësuar një shpërthim. Mbi të gjitha specialistët e shëndetësisë kanë inkurajuar njerëzit të shmangin tubimet publike, të qëndrojnë më shpesh në shtëpi dhe të mbajnë distancën nga të tjerët. Nëse njerëzit  lëvizin dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin më pak, virusi ka më pak mundësi për t’u përhapur.

Megjithatë, disa njerëz do të dalin. Ndoshta nuk mund të qëndrojnë në shtëpi për shkak të punës, mbase ata thjesht refuzojnë t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve mbi shëndetit publik. Ata njerëz jo vetëm që kanë më shumë gjasa të sëmuren, por ka më shumë të ngjarë të përhapin sëmundjen.

Le të shohim se çfarë ndodh çereku i popullsisë sonë vazhdon të lëvizë ndërsa tre çerekët e tjerë miratojnë një strategji të asaj që ekspertët e shëndetit e quajnë “distancim shoqëror”.

Video: Simulimi 3 – Distancim social (i moderuar)

Më shumë distancim shoqëror mban edhe më shumë njerëz të shëndetshëm.

“Ne kontrollojmë dëshirën për të qenë në hapësira publike duke mbyllur hapësirat publike. Italia po mbyll të gjitha restorantet e saj. Kina po mbyll gjithçka, dhe ne po mbyllim gjërat tani”, Tha Drew Harris, studiues i shëndetit të popullatës dhe profesor në Kolegjin Universitar të Shëndetit Publik. “Ulja e mundësive për grumbullim i ndihmon njerëzve distancën shoqërore.”

Për të simuluar më shumë distancimin social, në vend që të lejojmë çerekun e popullsisë të lëvizë, do të shohim se çfarë ndodh kur lemë të lëvizë vetëm një në çdo tetë njerëz (1/8).

Video: Simulimi 4 – Distancim social (i fortë)

Katër simulimet që sapo pamë:

  1. Asnjë i izoluar
  2. Tentativa për karantinim
  3. Distancimi i moderuar shoqeror
  4. Distancim shoqëror i fortë

*(Videot më lartë janë simulime të rastësishme të krijuara nga Washington Post, nëse klikoni në artikullin origjinal, rezultatet do të dalin të ndryshme sa herë klikoni mbi grafikën interaktive)

Edhe pse rezultatet nuk janë asnjëherë të njëjta, kurba e personave të infektuar tregon se distancimi social është më i efektshëm se karantinimi i grupeve të tëra të popullatës.

“Simulimi” nuk është covid -19, dhe këto simulime tejkalojnë shumë kompleksitete të jetës reale. Megjithatë, ashtu si “simulimi” përhapet në rrjetet e topave që kërcejnë në ekranin tuaj, covid-19 po përhapet nëpër rrjetet tona njerëzore, nëpër vendbanimet, qytetet dhe familjet tona. Dhe, si një top që lëviz në ekran, sjellja e një personi të vetëm mund të shkaktojë pasoja që prekin njerëzit larg tij.

Sidoqoftë, në thelmb këto simulime nuk ngjasjonë me realitetin. Për dallim nga “simulimi”, kovidi -19 mund të vrasë. Megjithëse shkalla e vdekshmërisë nuk dihet saktësisht, është e qartë se anëtarët e moshuar të komunitetit tonë janë më të rrezikuar të vdesin nga covid-19

“Nëse doni që ky simulim të jetë më realist,” tha Harris pasi pa një vrojtim të kësaj historie, “disa nga topat duhet të zhduken.”

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *