Gjashtë rastet e reja të infektuara me virusin COVID-19 të publikuara të premten, e çuan në 70 numrin total të të prekurve. Dje, Instituti i Shëndetit Publik kreu 35 testime, nga 732 të kryera në total që prej muajit janar.
Shpërndarja e personave të prekur sipas qyteteve është:
- Tiranë – 50 të prekur (një ka ndërruar jetë)
- Fier – 7 të prekur
- Durrës – 5 të prekur (një ka ndërruar jetë)
- Elbasan- 2 të prekur
- Rrogozhinë – 2 të prekur
- Kavajë – 2 të prekur
- Lushnje – 2 të prekur
260,476 raste të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë globin
