Vetëm para dy ditësh kryeministri Rama njoftoi ashpërsimin e masave për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në fasha orare të caktuara, duke e gjykuar si një mënyrë efikase në “luftën” kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

Dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në oraret 06.00-10.00 dhe 16.00-18.00, kështu u shpreh kryeministri në faqen e tij në facebook.

Në ditën e dytë të këtij regjimi të ri qytetarët konstatojnë të shqetësuar se ky kufizim i orareve ka sjellë grumbullime dhe rradhë në shërbime të caktuara si farmacitë, marketet, bankat, zyrat postare etj., duke rritur mundësinë e infektimit.

Të shqetësuar për situatën por edhe për faktin se në grumbullime të tilla nuk mbahet as rradhë, emra të njohur publik por edhe qytetarë të thjeshtë e kanë denoncuar këtë fenomen në rrjetet sociale duke e demostruar edhe me foto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu