Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se janë evidentuar 19 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total në 123. Harta e zonave të prekura është zgjeruar me rrethet e Beratit, Hasit dhe Lezhës, ndërkohë që pesë persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Koronavirusi është përhapur në këto zona:

  1. Në Tiranë: 72 persona, (një ka ndërruar jetë);
  2. Në Durrës: 8 persona, (një ka ndërruar jetë);
  3. Në Fier:  12 persona, (një ka ndërruar jetë);
  4. Në Lushnje: 4 persona, (një ka ndërruar jetë);
  5. Në Elbasan:  2 persona;
  6. Në Rrogozhinë:  2 persona;
  7. Në Kavajë:  4 persona, (një ka ndërruar jetë);
  8. Në Korçë: 9 persona;
  9. Në Vlorë: 4 persona;
  10. Në Has: 2 persona;
  11. Në Shkodër: 2 persona;
  12. Në Lezhë: 1 person;
  13. Në Berat: 1 person;

Në 24 orët e fundit ISHP ka realizuar 74 teste, duke arritur një total të personave të testuar prej 930. Numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 10, ndërkohë ata vijojnë karantinimin për 14 ditë sipas procedurës.

 

392,780 raste të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë globin:

Kliko mbi foto

*Citizens Channel /l.k./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu