Numri i personave të prekur nga virusi COVID-19, vijon të rritet. Nga 103 testimet e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit kanë zbuluar 28 raste të reja të personave të prekur me COVID-19, duke e çuar numrin total në 174.

Një e moshuar humbi jetën dje në spitalin infektiv duke e çuar numrin e viktimave në 6 që prej fillimit të epidemisë.

Një tjetër vatër e virusit është zbuluar në Tropojë me 2 të prekur, duke e çuar numrin qyteteve të prekura në Shqipëri në 15.

 Shpërndarja e personave të prekur nga COVID-19 sipas qyteteve:

    1. Tiranë: 102 persona, (dy kanë ndërruar jetë);
    2. Durrës: 10 persona, (një ka ndërruar jetë);
    3. Fier:  18 persona, (një ka ndërruar jetë);
    4. Lushnje: 4 persona; (një ka ndërruar jetë);
    5. Elbasan:  5 persona;
    6. Rrogozhinë:  2 persona;
    7. Kavajë: 4 persona, (një ka ndërruar jetë);
    8. Korçë: 11 persona;
    9. Vlorë: 5 persona;
    10. Shkodër: 3 person;
    11. Lezhë: 4 person;
    12. Has: 2 persona;
    13. Tropojë: 2 persona;
    14. Berat: 1 person
    15. Krujë: 1 person.

492,603 raste të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë globin:

 

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu