Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Koronavirus: Ja si mund të ndihmosh në mos-përhapjen e informacioneve të pavërteta

Autor: Flora Carmichael dhe Marianna Spring | BBC

Informacioni i pavërtetë në lidhje me koronavirusin po sundon rrjetin dhe ekspertët po i bëjnë thirrje publikut për praktikimin e “higjenës së informacionit”. Si mund ta ndalosh ti përhapjen e informacionit të pavërtetë?

1. Ndalo dhe mendohu

Dëshiron të ndihmosh familjarët dhe miqtë? Zakonisht kur ju dërgojnë materiale apo video në whatsapp, facebook apo rrjete të tjera, ju menjëherë ja dërgoni edhe të tjerëve. Por ekspertët shprehen se për të ndaluar dizinformimin hapi parë është të ndaloni një çast dhe të mendoheni. Nëse keni dyshime, kontrolloni materialin që ju kanë sjellë.

 2. Kontrollo burimin

Përpara se ta dërgosh videon apo tekstin që të kanë sjellë, kontrollo nga vjen ky informacion. Duhet të tregojmë kujdes kur burimi është “nga një shok te tjetri” apo “halla specialiste e fqinjit tim”.

Ne jemi koshient sesi postime “hallës specialiste” shpesh janë bërë virale.

Ka pasur postime me detaje të çuditshme, psh. disa propagandonin larjen e duarve sa më pak në uljen e shpërndarjes së virusit. Madje disa postime ishin edhe të rrezikshme duke reklamuar hipoteza të paprovuara për diagnostikimin e sëmundjes.

“Burimet zyrtare të informacionit mbeten OBSH, Organizata Botërore e Shëndetit apo edhe CDC, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në USA” shprehet Claire Milne, redaktore në organizatën e kontrollimit të të dhënave “Full Fact”. Ekspertët nuk janë të pagabueshëm, por ata janë shumë më të besueshëm sesa një i afërm në whatsapp.

3. A mund të jetë e rreme?

Paraqitja mund të jetë mashtruese. Shpesh edhe fotot “screenshoot” mund të modifikohen për tu dukur më të besueshme, sikur informacioni ka ardhur nga burime zyrtare. Kontrollo në faqe zyrtare! Nëse një video apo foto duket e dyshimtë do të thotë që vërtetë është. Sipas Claire Milne nga “Full Fact” shkronjat kapitale dhe gabimet drejtshkrimore janë indikatorë të një postimi mashtrues.

4. Dyshues nëse informacioni është i vërtetë? Mos e shpërnda.

Mos shpërnda informacione që edhe mund të mos jenë të vërteta. Ndoshta po bën më shumë dëm sesa mirë.

5. Kontrollo çdo fakt më vete

Është një audio që po qarkullon në rrjetin whatsapp. Personi i audios po flet duke iu referuar “shoqes së një specialiste” e cila punon në spital. Një audio e tillë i është dërguar BBC nga mijëra qytetarë.

Është një miksim këshillash të sakta dhe të pasakta.

Kur ne na dërgojnë një listë këshillash zakonisht u besojmë vetëm sepse njëra nga ato është e vërtetë si psh. : larja e duarve.

 6. Kujdes nga postimet emocionale

Zakonisht janë postimet që na bëjnë të qajmë, që na fusin ankthin “frika është një nga shtysat më të mëdha që nxit shpërndarjen e informacionit të pavërtetë” citon sërish Claire, organizata në të cilën punon ajo i ndihmon gazetarët të studiojnë dizinformimin në internet.

“ Thirrjet urgjente për të vepruar rrisin ankthin” kështu që kujdes, vazhdon Claire.

“Njerëzit dëshirojnë të ndihmojnë të afërmit e tyre për të qëndruar të sigurt, prandaj kur ata lexojnë “Këshilla për të parandaluar virusin” ata mendojnë se po bëjnë diçka për të ndihmuar” tregon Milne.

7. Mendoni për paragjykimet

Po shpërndani një postim sepse është i vërtetë apo sepse jeni dakord me kontekstin?

Carl Miller, drejtues kërkimesh në qendrën për analiza dhe studime në rrjetet sociale “Demos” shprehet se ne kemi tendencën për të shpërndarë postime që përforcojnë bindjet tona ekzistuese.

“Mbi të gjitha duhet të kemi kujdes me çdo veprimtari tonën online”, përfundon ai.

Lexo artikullin e origjinal: https://www.bbc.com/news/blogs-trending-51967889?fbclid=IwAR2LVW29JCfjEJxIsaJVJ4uHVFm8C9T4ZwErDxudHG5sSBaHISNSznyIAqU

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *