Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Këshilli i Evropës thirrje qeverive: Masat ndaj COVID-19 nuk duhet të kufizojnë lirinë e shprehjes

Përmes një deklarate, Komisioneria e Këshillit të Evropës për të Drejtat e njeriut, Dunja Mijatović i bën thirrje qeverive në mbarë globin të mos ndërmarrin masa kufizuese disproporcionale ndaj medias në këtë kohë krize, ku mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut është thelbësore.

Problemet globale me shëndetësinë të shkaktuara nga COVID-19 kërkojnë masa efektive për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e njerëzve. Kjo përfshin luftën ndaj dezinformimit që mund të shkaktojnë panik dhe trazira sociale. Për fat të keq disa qeveri po e përdorin këtë imperativ si pretekst për të vendosur kufizime joproporcionale për lirinë e shtypit; kjo është një qasje kundërproduktive që duhet të ndalet. Veçanërisht në kohë krize, ne duhet të mbrojmë liritë dhe të drejtat tona të çmuara,” u shpreh Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović.

Sipas Mijatović situata e shkaktuar nga Covid-19 i ka nxitur parlamentet, qeveritë dhe autoritetetet vendore të miratojnë legjislacione që pengojnë punën e gazetarëve dhe aktorëve të medias dhe kufizojmë të drejtën e publikut për të marrë informacion.

Gazetarët që mbulojnë pandeminë në Hungari dhe Federatën Ruse po përballen me një sërë sanksionesh, duke përfshirë rrezikun, sipas ligjeve të reja, e burgosjes deri në pesë vjet për përhapjen e “informacionit të rremë”, ndërsa në Azerbajxhan, ndryshimet e fundit vendosin një detyrim për pronarët e mediave të lajmeve në internet për të parandaluar shpërndarjen e “informacionit të dëmshëm”. Në Rumani, një dekret i lejon autoriteteve të heqin përmbajtjen dhe të bllokojnë faqet e internetit, ku kjo përmbajtje siguron “informacion të rremë” në lidhje me evolucionin e COVID-19 dhe masat parandaluese, pa mundësinë e ankimit kundër vendimit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, dekretet dhe propozimet legjislative që synojnë të ndëshkojnë qarkullimin e informacionit që mund të shkaktojë panik rrezikojnë të kufizojnë punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes në platformat e mediave sociale. Dhe së fundmi, në Armeni, pas miratimit të rregullave të rrepta që ndalojnë publikimin e informacionit me natyrë mjekësore dhe epidemiologjike për shpërthimin e virusit, një numri gazetash dhe faqesh internetit iu desh të fshinin disa informacione, të cilat nuk është plotësisht në përputhje me burimet zyrtare.

Unprecedented challenges in countering #COVID19 are no
excuse to clamp down on press & restrict access to information. All @coe states shld preserve #PressFreedom & ensure that measures vs disinformation are necessary, proportionate & subject to oversight https://t.co/0P0ZRsaTU4 pic.twitter.com/woMsKaZLS0

— Commissioner for Human Rights (@CommissionerHR) April 3, 2020

Në Republikën Çeke, Serbi dhe Itali, sipas Komisioneres, ka pasur raporte të rasteve të gazetarëve që nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në konferenca për shtyp, të merrnin informacion nga autoritetet shëndetësore ose të dokumentonin punën e zyrtarëve të zbatimit të ligjit.Ko

Me anë të deklaratës, Mijatović i bën thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Evropës të ruajnë lirinë e shtypit dhe medias dhe të sigurojnë që masat për të luftuar disinformimin janë të nevojshme, proporcionale dhe subjekt i mbikëqyrjes së rregullt, përfshirë këtu nga Parlamenti dhe institucionet e brendshme të të drejtave të njeriut.

“Është e një rëndësie të madhe që gazetarët të jenë në gjendje të punojnë në kushte të sigurta, pa frikë se mos ngacmohen ose sulmohen, siç theksohet në Rekomandimin (2016)4 të Komitetit të Ministrave për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve dhe të tjerë aktorë të medias”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *