Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorim: U deshën 5 ditë karantinë që ndotja në Tiranë të binte në normat e lejuara

Ulja e nivelit të ndotjes është ndoshta ndër të paktat pasoja pozitive që kanë sjellë rregullat e kufizimit të lëvizjes për shkak të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Sipas një monitorimi të kryer në datat 11-27 Mars nga Instituti “Co-Plan”, ndotja e ajrit në katër pika kryesore të Tiranës: Zogu i Zi, 21 Dhjetori, Vasil Shanto dhe Inxhinieria e Ndërtimit, ndotja e ajrit nga pluhurat e imët është ulur me 33% krahasuar me mesataren e 2019 dhe për herë të parë ka shënuar një nivel 25% më të ulët se standardi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

Rodion Gjoka, drejtues i Njësisë së Mjedisit dhe Energjisë, tregon për Citizens Channel se asnjëherë më parë nuk janë vërejtur nivele kaq të ulëta të ndotjes: “Kurrë më parë nuk kemi pasur një situatë të tillë. As në ditën pa makina, as gjatë maratonës apo festave e iniciativave të tjera. Kjo është një situatë ku gjithë secili duhet dhe po e kupton dita ditës se ekonomia nuk mund të vijë para shëndetit, pra duhet të ketë një ekuilibër”.

Sipas tij qytetet e kanë të pamundur të mbajnë këtë nivel kur karantina të mbarojë, madje do të përballen me më tepër ndotje, pasi burimet e saj do të rikthehen në punë edhe më fortë se më parë për të kapur ritmin e ditëve të humbura.

Disa nga treguesit kryesore të ndotjes në Tiranë sipas vëzhgimeve të Co-Plan:

  • Flota me autobusët e Tiranës gjeneron 22kilo ton ndotje (PM, HC, NO2, CO2) në vit
  • Trafiku (djegia në qëndrim trafiku e naftës) në Tiranë vlerësohet të gjenerojë 98kilo ton ndotje në vit
  • Ndërtimi nga 2017-2019 (vetëm banesa) vlerësohet të ketë gjeneruar rreth 2200 kilo ton ndotje në ajër
  • Transporti vlerësohet vetëm për Tiranën të gjenerojë rreth 7000kilo ton ndotje në vit
  • Nuk ka regjistër për shkarkimet nga asnjë lloj burimi ndotje industriale ose jo
Rodion Gjoka, Instituti Co-Plan

Rezultatet e ulëta të ndotjes së ajrit përforcojnë sipas ekspertit Gjoka, teoritë e shkencëtareve se politikat e zvogëlimit të karbonit janë të efektshme, dhe duhet të shërbejë për të ngritur kambana alarmi në marrjen e masave dhe zbatimit të ligjeve në fuqi, kur ndotja të rikthehen.

“Nëse dëgjoni apo merrni përsipër të artikuloni se gjatë karantinës së pandemisë së COVID-19 ne mund të kemi zgjidhur problemin e ndotjes së ajrit dhe rrjedhimisht higjienës e shëndetit publik. Mos harroni, nga data 11.Mars kur filloi karantinimi u deshën 5 dite që norma e ndotjes të binte në nivelin e lejuar. Për me tepër, me regjimin ku jemi gjurmët e ndotjes nuk janë zhdukur. Jo, ato janë thjesht brenda standardit të lejuar, gjë që në Tiranë ndodhte vetëm pas shirave apo furtunave!”, përfundon Gjoka.

Citizens Channel ka raportuar më parë mbi sasinë shqetësuese të ndotjes që gjenerohet nga mjetet e transportit publik në Tiranë.
Lexo më shumë: Flota e vjetër prej 305 autobusësh, ndër ndotësit kryesorë të ajrit në kryeqytet

Video: Kamionët dhe betonierët injorojnë urdhërin e Bashkisë Tiranë për oraret e kufizimit të qarkullimit

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *