Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

KShH: Autoritetet shqiptare, trajtim ndëshkues dhe i paligjshëm ndaj shqiptarëve të bllokuar në kufi

Prej disa ditësh, dhjetra shqiptarë gjenden të bllokuar në tokën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Shtetasit shqiptarë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri për shkak të mbylljes së kufijve nga situata e krijuar nga Covid-19, duke e kaluar natën në të ftohtë dhe temperatura të ulëta.

Sipas raportimeve të BIRN, janë 40 persona të bllokuar në Kapshtice, 30 të bllokuar në Kakavijë, ndërsa 18 persona janë arrestuar pasi kanë kaluar kufirin për në Shqipëri ilegalisht. Disa prej tyre janë gjobitur, pavarësisht premtimit të Kryeministrit se do të kishte një marrëveshje me Greqinë mbi tejkalimin e afateve të qëndrimit 90 ditor.

Lidhur me këtë situatë , ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), i cili u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe emergjente.

“KSHH i bën thirrje autoritetetve shqiptare për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe emergjente ndaj kësaj situate. Qëndrimi i këtyre shtetasve në zonën neutrale për orë të tëra dhe pa kushtet minimale të jetesës vendos në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre si dhe i nënshtron këta shtetas ndaj elementëve të trajtimit jo human dhe degradues.”

Me anë të deklaratës, KShH kërkon respektimin e Kushtetutës, sipas së cilës shteti  duhet të mbrojë të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

“Cdo kufizim i vendosur, edhe në kushtet e emergjencës, nuk duhet të cënojë kriteret minimum  të kërkuara nga neni 17 i Kushtetutës. Në mënyrë të vecantë, KSHH vlerëson se ndalimi i shtetasve shqiptarë për të hyrë në vendin tonë, cënon thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut, pra është në tejkalim të kritereve minimum të parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës.”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i rekomandon autoriteteve të kenë një qasje jumane dhe jo ndëshkuese ndaj kësaj kategorie personash, të cilët sipas Komitetit kanë vepruar në ksuhtet kur liria e lëvizjes është kufizuar në mënyrë jo proporcionale dhe në kushtet për të garantuar mbijetesën, pasi nuk përballojnë qëndrimin dhe jetesën në vendet fqinje.

Në komunikimin e sotëm me qytetarët, Kryeministri Rama deklaroi se do të hapë kufijtë në 20 orët e ardhshme për shtetasit shqiptarë jo rezidentë. Menjëherë pas kalimit të kufirit, personat që do të hyjnë në Shqipëri, do të duhet të karantinohen për 14 ditë, në izolim total, në hotelet, të cilat do të jenë në mbikqyrje nga policia. Kostot e karantinimit në hotele do të paguhen nga vetë qytetarët.

“Kush do të vijë në kufi tokësor, me dokumenta residence në vendet e tjera, nuk do të lejohet të hyjë. Ndërsa kush do të vijë në kufi me pretendime të një natyre tjetër, do të karantinohet për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzimet e veta. 14 ditë në hotel, në dhomë, mbyllur, ku do të marri ushqimin dhe do të paguajë vetë një çmim fiks. Kjo është e vetmja mënyrë që ne mund të mbrojmë popullin tonë, mund të mbrojmë Shqipërinë nga katastrofa, mund të mbrojmë edhe ata që vijnë nga vendet e tjera, dhe familjet e tyre,”- u shpreh Kryeministri Rama.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *