Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Të rimendosh qytetin; përvoja urbane dhe Covid-19

Burimi:  Ravi Ghosh | Versobooks.com

Të jesh i izoluar në qytet do të thotë të personifikosh një paradoks bashkëkohor. Megjithëse koronavirusi po përhapet me shpejtësi në zona si New York-u apo Londra, burimet mjekësore dhe infrastruktura në këto qendra tregojnë se problematikat shëndetësore mund të  jenë më të mëdha në krahasim me zonat e painfektuara.

Pasi u përhap me anë të rrugëve të globalizimit – turizmi, udhëtimet për biznes, dhe rrjetet ndërkombëtare të mallrave- virusi tashmë po krijon një narrativë perëndimore: atë të qytetit nën rrethim. Nëpërmjet mbledhjeve në stilin e “dhomave të luftës” të qeverisë apo spitaleve të improvizuara në trekëndëshin Londër, Birmingham, Manchester, qytetet po na shfaqen si simbole të paqëndrueshmërisë, përpjekjeve dhe rezistencës, pavarësisht nga dëmi që shkaktoi keq organizimi i tyre i dendur.

Po dëshira për një qytet aktiv? Në “Revolucionin Urban” (1970) Henri Lefebvre përdor një bosht ( të shënuar nga 0 deri në 100% urbanizim) për të imagjinuar hapësirat e qytetit. Fillon me qytetin politik – i shënjuar nga pushteti burokratik – përpara se të zhvillohej në fazat tregtare dhe industriale. Shoqëria postindustriale përcaktohet si “urbane”, e më pas i drejtohet një procesi shpërthimi teksa i afrohet fundit të aksit. Ky zgjerim i shfrenuar i urbanizimit që Lefebvre shpjegon do të ngjallë nostalgji tek çdokush që jeton në një qendër të madhe por e ka të pamundur ta shijë atë:

“përqëndrimi i jashtëzakonshëm ( i njerëzve, aktiviteteve, pasurisë, objekteve, instrumenteve, mjeteve dhe mendimit) i realitetit urban dhe shpërthimi i jashtëzakonshëm, projeksioni i fragmenteve të shumta (periferitë shtëpitë e pushimeve, qytetet satelitore) në hapësirë”

Për Lefebvre këto ide ishin një komentar i dobët historik dhe një pikë fillestare për ri-imagjinimin e tij socialist për “urbanizimin e plotë”. Duke e lidhur me karantinën e ditëve të sotme, pandemia aktuale mund të cilësohet një test definitiv për infrastrukturën e shoqërisë dhe modelin ekonomi të qyteteve. Të shohësh nga pas dyerve të mbyllura mobilizimin, ofron në të njëjtën kohë një prespektivë historike unike, shpesh të dhimbshme. Të metat zbulohen gradualisht dhe me një kosto të lartë për jetën njerëzore. Sado e dhimbshme mund të jetë tani, me kohën mund të ofrohejë një mundësi unike për të rimodeluar shoqërinë mbi mësimet e marra.

Ndoshta më e rëndësishme për situatën tonë aktualë është kuptimi i gjerë i Lefebvre për strukturën urbane, ku ai përfshin shtëpinë e pushimeve, autostradat madje edhe marketet e fshatrave në përkufizimin e tij. Në rrethana normale këto struktura janë të vetë qëndrueshme dhe periferike, por ajo që konstatojmë në krizën aktuale është fuqizimi i individëve për të “fryrë” qytetin duke u dyndur në periferitë e tij, shpesh në kurriz të bashkëqytetarëve. Kur lëvizja është e lidhur me infeksionin, urbanizimi shndërrohet në një formë dominimi. Në këtë lloj rrethimi ja vlen më mirë që të qëndrosh ngushtë sesa të ikësh fare.

Është interesante të shohësh sesi kjo po pranohet nga disa pjesë të medias, edhe pse pasojat socialo kulturore mbeten kryesisht të pashpjeguara. New York Times shprehet se për të bërë krahasime domethënëse mbi të dhënat për frymë, fokusohet më shumë në “zonat metropolitane” sesa në qytete apo shtete, pasi ato llogariten më saktë në rajonet ku virusi mund të përhapet me shpejtësi midis familjarëve apo bashkëpunëtorëve. Statistikat për zonën e New York-ut përfshijnë periferitë e afërta si  Westchester, Long Island dhe pjesën veriore të  New Jersey. Megjithatë nuk ekziston një mënyrë e menjëhershme për të kuptuar nëse njerëzit po largohen nga nevoja apo zgjedhja, mund të bëhet një dallim mjaft i dukshëm për shembull midis punëtorëve të zhvendosur që lëvizin nga Delhi dhe ata në qendrat perëndimore ku lëvizja varet nga stabiliteti financiar. Reagimi kundër mingrimit të panevojshëm është kryesisht anektodik, i parë përmes imazheve virale të pankartave në qytetet bregdetare britanike apo lajmeve lokale të shërbimeve të mbingarkuara shëndetësore. Pandemia ka shkaktuar një tërheqje në familjaritetin e shteteve apo kombeve, jo vetëm në kuptimin e riatdhesimit por edhe si mjet i organizimit qytetar dhe qeverisjes së brendshme. Ajoqë disa e quajnë de globalizim zbulon atë që tashmë ne e dimë, që jo të gjitha kombet, qeveritë apo shërbimet shëndetësore janë krijuar të barabarta, kjo vlen edhe për grupimet nën-kombëtare. Pabarazia hapësinore do të luajë një rol të madh në përcaktimin e hartës eventuale të vdekjeve nga pandemia.

Në këto kohë të çuditshme, ajo që konsiderojmë si aktivitet normal po vihet në dyshim të fortë. Aktivitete që zakonisht merren si të mirëqena, tani po gjykohen mbi sa lehtësisht mund të replikohen duke mbajtur vlerat e tyre themelore – që në kohën e sotme nënkupton zhvendosjen drejt internetit. Ajo që lind nga kjo situatë është boshllëku mes profesionales dhe sociales. Ndërkohë që për shumicën e punonjësve të zyrave puna mund të vazhdojë me ndihmën e softuereve, komunikimit dhe strukturës menaxheriale, integriteti i marrëdhënieve sociale i vuan akoma më shumë pasojat kur humbet komunikimi fizik.

Ndiejmë një dëshirë të fortë për shoqërinë, jo vetëm sepse miqtë tanë na mungojnë më shumë sesa shefat tanë, por sepse për pjesën më të madhe, mjetet e riprodhimit të intimitetit shoqëror në internet janë shumë inferiore ndaj mjeteve që sigurojnë përmbushjen e roleve ekonomike. Telefonatat me anë të videove, ok është një mjet komunikimi optimal por jo njëlloj i zëvendësueshëm për të transmetuar butësinë dhe shumëllojshmërinë e shoqërisë, maksimumi që kemi arritur është që një miku ynë pi një birrë dhe ne mund ta shohim atë ndërkohë që ai po bën këtë veprim.

Siç sugjeroi kohët e fundit William Davies, në vend që ta  shohim pandeminë si një krizë të kapitalizmit, “më mirë mund të kuptohet si lloj i ngjarjeve që lejon fillime të reja ekonomike dhe fillime të reja intelektuale ”. Siç argumentojnë Joe Shaw dhe Mark Graham nga Instituti i Internetit Oxford në një punim për vitin 2017, për të demokratizuar hapësirën e qytetit, ne duhet të kuptojmë urbanizimin bashkëkohor “si një periudhë kur qyteti po riprodhohet gjithnjë e më shumë përmes informacionit dixhital”. Ata përqendrohen në aftësinë e Google për të kontrolluar riprodhimin e hapësirës urbane përmes veçorive si harta dhe postë elektronike: “kjo është një fuqi për të zgjedhur sesi një qytet zvogëlohet në informacion, dhe të kontrollojë mënyrën në të cilën është përkthyer në njohuri dhe rivendosur në material, realiteti i përditshëm”. Kompanitë janë plotësisht dominuese në këtë fushë, megjithëse zhvendosja e punës dhe marrëdhënieve shoqërore në hapësirën dixhitale – e shoqëruar me një rivlerësim të vonuar të punës kritike, një njohje  të industrisë së shërbimeve dhe një rritje të përgjegjësisë së korporatave – mund të sigurojë një pikë kthese për disa hierarki urbane. Interneti me kosto të ulët do të jetë një nevojë urgjente pas pandemisë pasi aksesi në informacion është shndërruar në një çështje jetë a vdekje.

Pavarësisht vështirësive të karantinës, ajo na përsos vlerësimin tonë për atë që ka qenë përpara. Ekzistenca shoqërore është natyrisht e rastësishme dhe e paparashikueshme – ekziston një lloj gëzimi i rastësishëm që lind kur jetojmë mes të tjerëve. Në qytet, ky efekt është përforcuar. Ndërsa Lefebvre thotë për rrugët e qytetit, ato janë ‘një vend për të luajtur dhe mësuar… një formë e teatrit spontan, unë bëhem spektakël dhe spektator, dhe nganjëherë aktor’. Padyshim që këtu ka një optimizëm romantik, por ndërsa izolimi sjell dëshirë, fjalët ndjehen gjithnjë e më të sinqerta. Një artikull i fundit i Financial Times përmbante një ilustrim zbavitës në një Londër të zbrazur:

“Bankierët janë zhdukur dhe tribu të reja me uniforma të ndryshme kanë zaptuar qytetin: ndërtuesit me pantallona të zeza dhe çizme me pluhur; roje sigurie me xhaketa me shkëlqim të fortë dhe sulmojnë burra dhe gra të reja që vrapojnë ose ecin me biçikleta nëpër rrugët boshe”.

E vërteta, natyrisht, është se këta njerëz kanë qenë gjithmonë aty, vetëm se jo të gjithë i vinim re ato. Detyra përtej pandemisë do të jetë shtrirja të drejtave mbi qytetin tek të gjithë: rimarrja e strukturave të jetës së përditshme, në mënyrë që ata të fuqizojnë të gjithë qytetarët, që të shfrytëzojnë urbanizimin dixhital, dhe jo të ekzistojnë nën mëshirën e tij. Zgjatja e kontratës sonë aktuale shoqërore – e cila tregon se jemi të përgatitur të jetojmë ndryshe, për të mbrojtur të prekurit – do të jetë një hap i parë i fuqishëm.

*Autori Ravi Ghosh është gazetar me bazë në Londër, me fokus politikën, çështje të identitetit dhe kulturën. Puna e tij është shfaqur në Prospect, Financial Times, Huffpost, Independent etj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *