Kanë kaluar 36 ditë që kur u konfirmua zyrtarisht rasti i parë zyrtar me COVID-19 në Shqipëri. Më 9 Mars 2020, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy personat e parë të diagnostikuar, kur deri në atë ditë ishin kryer 63 testime në total.

Me një mesatare prej rreth 12 rastesh të reja në ditë, numri i personave të prekur nga virusi ka arritur sot në 446, ndërkohë që shifrat zyrtare konfirmojnë një mesatare prej rreth 108 testimesh në ditë.

Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për mesatarisht një person pozitiv ndaj COVID-19 për çdo 9 testime të kryera.

Grafikë: Ditë pas dite, numri i testimeve, personave të prekur, të shëruarit dhe ata që kanë humbur jetën

Grafikë: Numri total i personave të prekur, të shëruarit dhe ata që kanë humbur jetën

 

Shpërndarja gjeografike e virusit është përhapur në 10 nga 12 qarqet e Shqipërisë me përjashtim të Dibrës dhe Gjirokastrës. Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është Tirana (215), e ndjekur nga Shkodra (57),  Durrësi (41) dhe Fieri (32).

Harta e shpërndarjes së COVID-19 në Shqipëri:

1,827,284 të prekur në të gjithë globin: 

Të dhënat nga databaza e Universitetit Johns Hopkins tregojnë për 1.827.284 të prekur nga COVID-19 deri më 12 prill (ora 20:00), në të gjithë globin dhe 113,031 kanë humbur jetën si edhe 416,620 janë shëruar.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara (542,023) të ndjekur nga Spanja (166,019), Italia (156,363), Franca (133,667), Gjermania (126,656), Britania e Madhe (85,175).

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu