Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Covid 19, si të monitorosh ngadalësimin e jetës në mbarë globin

Burimi: Charlotte Godart | Bellingcat

Që nga raportimi i rastit të parë në Wuhan në Dhjetor 2019, ky virus është shpërndarë në të gjithë botën dhe aktualisht regjistrohen 1.883.119 të prekur dhe 117.569 viktima. Në konferencën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë më 16 Mars drejtori i OBSH e shpalli pandemi këtë krizë globale shëndetësore.

Kina ishte vendi i parë që praktikoi distancimin social, i cili tashmë është pjesë e përditshmërisë sonë. Edhe pse masat, ndryshojnë nga ashpërsia, forca dhe lloji në varësi të vendit, të gjitha ndikojnë në uljen e aktiviteteve njerëzore në hapësirat e jashtme. Nga udhëtimet ajrore deri te pazaret e hapura COVID-19 ka minimizuar sa shpesh, ku dhe sa larg udhëtojmë.

Disa nga këto reduktime të aktivitetit njerëzor mund të vërehen dhe maten me mjete “open source”. Le të marrim një moment për të vëzhguar ngadalësimin global:

  • Udhëtimet Ajrore

Industria e linjave ajrore është ndër më të goditurat nga ngadalësimi global i ardhur nga pandemia COVID-19, konkretisht CEO i “American Airlines” është shprehur se ky zhvillim e ka goditur industrinë edhe më rëndë se akti terrorist i 11 Shtatorit.

Të dy operatorët, Flightradar24 dhe Radarbox24 vënë në dispozicion numrin e avionëve që ata ndjekin në një periudhë kohore të caktuar. Zakonisht, ne i përdorim këto faqe uebi për të gjurmuar lëvizjet e njerëzve në të gjithë globin. Në këtë rast, ne do t’i përdorim ato për të gjetur të kundërtën: si njerëzit nuk lëvizin gjatë pandemisë.

Faqja e statistikave të Flightradar24 tregon numrin e fluturimeve që website regjistron në përditshmëri në një periudhë 90 ditore. Në një mesatare shtatë ditore (numri mesatar i fluturimeve të ndjekura në ditë gjatë një periudhe shtatë ditore) luhatet nga 159.605 fluturime në datën 30 Dhjetor 2019 deri në 179.282 fluturime më 10 Janar 2020.

Ndërkohë në 24 Mars 2020 mesatarja e lëvizjes në një jave zbriti në 116.730 fluturime.

Statistikat e fluturimeve të Radarbox24 ndahen në tre kategori: fluturime komerciale, aeroportet kryesore dhe linjat ajrore kryesore. Kategoria e fluturimeve komerciale tregon numrin e fluturimeve tregtare të ndjekura nga faqja e uebit në një ditë të caktuar. Këto të dhëna tregojnë një rënie të madhe të numrit të fluturimeve ditore që kur COVID-19 filloi të ndikojë një pjesë  të madhe të popullsisë botërore. Për shembull, në uebfaqe u raportuan 101.028 fluturime komerciale më 20 shkurt 2020: më 23 mars, u raportuan vetëm 49,238 fluturime.

Opsioni i historisë së  Flightradar24 lejon përdoruesit të shohin çdo pjesë të hapësirës ajrore në botë në një pikë të caktuar në të kaluarën.

Fotot më poshtë tregojnë hapësirën ajrore mbi Itali në dy data: 31 janar 2020 kur rasti i parë i COVID-19 u raportua në vend, dhe 24 Mars 2020, afërsisht dy javë pasi vendi u fut në bllokim. Pamjet u morën secila në afro mesditë në Romë (Burimi: Flightradar24)

Ndërsa më poshtë, shohim hapësirën ajrore mbi gadishullin Iberik në ditën kur Spanja raportoi rastin e parë të virusit (31 janar 2020), dhe më 24 mars 2020. Pamjet u morën secila në mesditë me kohën lokale në dy datat përkatëse. (Burimi: Flightradar24)

Siç mund ta shihni në grafik, vetëm pasi kishte mbi 1.000 raste të konfirmuara të COVID-19 në secilin rajon fluturimet nisën që të ulen ndjeshëm. Në përgjithësi, numri i përgjithshëm i fluturimeve në botë pësoi një rënie vërtet të mprehtë pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan mbi 1.000 raste. Sigurisht, kjo nuk nënkupton këtë si shkakun kryesor pasi datat gjithashtu përkojnë me kohën kur pjesa më e madhe e botës filloi ta merrte seriozisht virusin dhe qeveritë nisën ë mbyllnin kufijtë.

Web kamerat-live

Kamerat e lidhura me internet, siç janë web-kamerat ose kamerat e sigurisë, njihen si kamera me IP. Këto mund (dhe duhet) të mbrohen me fjalëkalime në mënyrë njerëzit të mos kenë akses në imazhet që filmohen. Sidoqoftë, shumë kamera nuk janë të sigurta dhe janë të aksesueshme për njerëzit që dinë t’i gjejnë. Fatmirësisht, shumica e kamerave të pasigurta nuk tregojnë brendësinë e shtëpive private të njerëzve. Përkundrazi, këto janë zakonisht kamera që përdoren për të vëzhguar vendet publike, siç janë parkingjet, parqet ose sheshi i qytetit.

Ekzistojnë gjithashtu faqe që mbledhin imazhe në internet në mënyrë të rastësishme, por mund të kenë disa rezultate interesante, siç janë kamerat e trafikut që tregojnë trafikun në autostradat e qyteteve të mëdha. Disa adresa për të parë kamerat janë: insecam.org/en/ dhe skylinewebcams.com/. Ne kemi kryer një kërkim në vendet kryesore, duke u munduar të gjejmë imazhe live në atraksione të njohura turistike që zakonisht janë të mbushura me njerëz  çdo ditë. Ne kemi dashur të shohim se si duken tani që banorëve u thuhet nga qeveritë të shmangin udhëtimet dhe takimet në hapësirat publike. Ja çfarë pamë:

Fontana di Trevi, Rome

Ky është një filmim nga burimi i Trevit në Romë , më 27 Mars në orën 11:26. Siç mund ta shohim, nuk ka turistë apo vendas që shëtisin rreth shehit të famshëm. Përkundrazi, ka policë që ruajnë dhe ecin rreth tij, për të siguruar që të mbetet po aq bosh sa është.

Ky është një filmim nga “Puerta Del Sol” në Madrid, Spanjë më 27 Mars në orën 11:47. Duket një çift që ecën nëpër rrugë, por kryesisht mbetet bosh. Ka edhe oficerë policie që ruajnë zonën, duke u siguruar që njerëzit nuk po grupohen.

Stacioni Central i Amsterdamit

Ky është një filmim  që tregon Stacionin Qendror të Amsterdamit nga mesdita e 26 Marsit deri në mesditën e 27 Marsit. Mund të shohim sesi  ka ruajtur një zbrazëti pothuajse të plotë për 24 orë. Kjo është interesante sepse tregon se edhe transporti vendor është ngadalësuar. Ndërsa shembujt e mësipërm më së shumti tregojnë atraksione turistike dhe sheshe të mëdha, kjo është një pjesë thelbësore e qytetit, e jetës së përditshme të shumë banorëve të Amsterdamit. Ne mund të vërejmë përmes zbrazëtisë këtu se njerëzit po qëndrojnë brenda, ose të paktën, po shmangin përdorimin e sistemit të trenave.

Të dhëna nga Google

Për shumë vende, Google Maps ofron një tabelë “Times Popular” që ndonjëherë përfshin të dhëna për vizitat live. Sipas Google, të dhënat e vizitës live “përditësohen në kohë reale” duke përdorur pajisjet që kanë të aktivizuar “location” në Google. Kjo veçori u lejon përdoruesve të vlerësojnë se sa i populluar një vend mund të jetë për momentin, pra sa njerëz janë aktualisht aty, në krahasim me sa i populluar është normalisht.

Për shembull, këto janë grafikët e të dhënave për vizitat live në lokacione të njohura në Toronto, Kanada. Fotografitë janë shkrepur pak para orës 9:00 të mëngjesit me kohën lokale, më 16 mars, të hënën e parë pasi autoritetet lokale njoftuan mbylljen e të gjitha shkollave publike për tre javë. Në atë kohë, ky njoftim ishte masa më e rëndë e marrë për të luftuar përhapjen e virusit në Toronto.

Pamje nga Droni

Hapësirat publike të zbrazura nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe nga personat që kanë një dron. YouTube është një burim i mirë për të gjetur pamjet e droneve që filmojnë nga ajri.

Konkluzioni

Ndërsa duket se e gjithë bota është në një stuhi për shkak të COVID-19, shembujt e mësipërm tregojnë se bota “open source” po vazhdon të ecë me një ritëm të shpejtë. Ju mund t’i përdorni këto teknika për të eksploruar botën e COVID-19 ndërsa jeni në komoditetin e shtëpisë tuaj.

Në pamje të parë, këto imazhe mund të jenë joshëse, mërzitëse dhe mbase edhe të frikshme. Ndihet sikur bota të cilën kemi njohur ka ndryshuar brenda natës. Lundrimi nëpër qiell me një dron, rrugët boshe, apo pamjet e monumenteve më të famshëm të botës që qëndrojnë vetëm pa askënd që të vlerësojë bukurinë e tyre, mund të sjellë ndjesi negative. Megjithatë, imazhet zbulojnë gjithashtu se njerëzit në mbarë botën po e marrin seriozisht kërcënimin e virusit dhe po qëndrojnë në shtëpi pavarësisht nga vështirësitë që mund të paraqiten për ta dhe situatën e tyre financiare. Ekziston një solidaritet global rreth nesh, me qëllim mbrojtjen e njëri-tjetrit.

Imazhet tregojnë atë çfarë mund të ketë qenë e paimagjinueshme vetëm muaj më parë: rezultati i miliarda njerëzve që braktisin pushimet, udhëtimet e tyre të përditshme dhe madje edhe restorantet e tyre të preferuar. Në këtë kuptim, imazhet tregojnë se ne jemi të gjithë së bashku në këtë situatë.

*Charlotte Godart është gazetare investigative dhe trainere për Bellingcat. Ajo ka punuar më parë si studiuese dhe menaxhere ekipi në Laboratorin e Investigativ pranë Qendrës për të Drejtat e Njeriut në UC Berkeley.

Lexo artikullin e plotë këtu.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *