Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Në botë nisin protestat kundër masave “anti-demokratike” për COVID-19

“COVID-19 është një rrezik global jo vetëm ndaj shëndetit publik por edhe ndaj të drejtave të njeriut” kështu shprehet Patrick Gaspard në një analizë mbi mënyrën si pandemia po teston limitet e demokracisë.

Raste që verifikojnë këtë tezë përmenden: Kryeministri hungarez Viktor Orban i cili me miratimin e një ligji e forcoi statusin e tij prej “diktatori”, tentativa e qeverisë kineze për të fshehur fillimin e përhapjes së virusit dhe publikimin me vonesë të të dhënave. Edhe Shqipëria është një ndër vende ku ka pasur jo pak zëra kundër masave që politika ka ndërmarrë, të cilat kulmuan me tërheqjen e përkohshme nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

“Ajo çka e bën të justifikueshme marrjen e këtyre masave është se shpesh ato justifikohen me nevojën për të luftuar pandeminë, megjithëse të mbrojmë shëndetin publik dhe të mbrojmë demokracinë janë dy fronte të ndryshme të së njëjtës betejë” citon Gaspard gjatë analizës së tij.

Protestat në shoqëritë demokratike janë një mënyrë e natyrshme që qytetarët të shprehin veten, të çlirojnë zemërimin dhe të rrisin llogaridhënien e qeverisë.

Në kundërshtim me rregullat e ndërmarra nga qeveritë në luftën ndaj koronavirusit, protesta të shumta kanë shpërthyer në shtete të ndryshme kundër kufizimit të lirive gjatë betejës me virusin vdekjeprurës.

Pamje nga protesta ne Izrael, CNN

Të dielën në mbrëmje në zemër të Tel Avivit (kryeqyteti i Izraelit)  tjetrit mijëra njerëz u mblodhën në një tubim kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.  Protestuesit shënuan më shumë se 2800 kryqe për të pozicionuar njerëzit në distancë prej dy metrash nga njëri-tjetri. Me maska dhe flamuj të zinj në duar, protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si:  “ Nuk mund të rri i qetë pasi shteti im ka ndryshuar fytyrë”.

TEL AVIV, ISRAEL – APRIL 19: Israelis, wearing protective face masks and keeping two meters social distance from each other in order to prevent the spread of the novel coronavirus (COVID-19) pandemic, gather to protest against Prime Minister Benjamin Netanyahu at Rabin Square in Tel Aviv, Israel on April 19, 2020. (Photo by Daniel Bar On/Anadolu Agency via Getty Images)

Një nga organizatorët e protestës, Shikma Schwarzmann u shpreh për CNN : “Ata na thanë se do të kishte një rritje eksponenciale të të infektuarave me koronavirus por e vetmja gjë që vërtetë shikojmë të rritet në mënyrë eksponenciale është numri i njerëzve që janë të gatshëm të ngrihen në këmbë dhe të mbrojnë kombin e demokracinë tonë”.

E njëjta situatë ka ndodhur në Brazil ku qindra njerëz me flamuj jeshil dhe të verdhë me motorë, makina apo kamionë kanë bllokuar rrugët e qyteteve kryesore si Rio de Janerio, San Paolo, kryeqytetin Brazilia etj. Brazili ka numrin më të lartë të të infektuarave në të gjithë Amerikën Latine 39.144 persona dhe 2347 të vdekur. Protestat nisën pasi presidenti Jair Bolsanaro shkarkoi nga detyra Ministrin e Shëndetësisë Luiz Henrique Mandetta.

Një parlamentar i cili ftoi njerëzit në protestë , Anderson Moraes citoi: “Sigurisht jetët e njerëzve kanë më shumë rëndësi se çdo gjë, por nuk mund të marrim vendime sot pa menduar për të nesërmen. Sepse të nesërmen unë nuk e di sesi një kryefamiljar do të shoh fëmijën e tij të vdesë urie”.

Protesta ne San Paolo Brazil, 18 Prill 2020, Reuters

Në Francë protestat kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Parisit si pasojë e përdorimit të një dore të hekurt të policisë ndaj minoriteteve gjatë izolimit. Protestat nisën pas plagosjes së një 30-vjeçari nga një patrullë policie e cila nuk kishte logo.

Burime në vendngjarje kanë raportuar se bëhej fjalë për një person të komunitetit musliman nga Arabia. Ngjarja ka nisur në Villeneuve-la-Garenne ku protestuesit janë kundërpërgjigjur me gurë dhe fishekzjarrë ndaj policisë.

Pamje nga protestat ne Paris

Marshime janë raportuar në Mumbai, Beirut, Baghdad, të gjitha kundër izolimit në shtëpi dhe ngërçit të krijuar ekonomik. Ndërkohë që kjo valë kundërshtimi nuk ka lënë pa prekur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku aktivistë të ekstremit të djathtë të mbështetur edhe nga Presidenti Trump. Shtete si Teksas, Minnesota, Michigan, Virginia, Colorado janë disa nga vendet ku protestuesit kanë marshuar me pankarta në duar me mesazhe të forta kundër kufizimeve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *