Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Zonat e gjelbra: Një propozim matematikor për daljen nga izolimi i COVID-19

Nga Miquel Oliu-Barton dhe Bary S. R. Pradelski /The Conversation 

Pandemia e COVID-19 e ka vënë botën në provë. Asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq të vetëdijshëm për të gjitha mënyrat se si jemi në kontakt me të tjerët. Jemi detyruar të rimendojmë zakonet e përbashkëta, nga shtrëngimi i dorës deri tek akti i thjeshtë i hapjes së një dere.

Kjo për shkak se virusi përhapet përmes afërsisë fizike: kontakti i drejtpërdrejtë midis njerëzve (shtrëngime dore, puthje dhe përqafime), kollitje, apo edhe prekja e objekteve me pikat e kontaminuara. Shuma e të gjitha këtyre kontakteve formon një rrjet të madh dhe dinamik – ashtu si ai i Facebook për ndërveprimet tona në internet. Shkëputja ose dobësimi i këtij rrjeti të gjerë është qëllimi kryesor i masave të distancimit shoqëror, që po përjetohet në të gjithë botën.

Sfida tjetër është si do të dalim nga bllokimi, është e rëndësishme të shmangim riaktivizimin e virusit duke minimizuar dëmet shoqërore dhe ekonomike. Propozimet variojnë nga krijimi i imunitetit të tufës deri tek zgjatja izolimit deri në zhvillimin e një trajtimi ose vaksine.

Ne jemi pjesë e një grupi matematicienësh dhe ekonomistësh të specializuar në modelimin e situatave rastësore apo të pasigurta. Ne propozojmë një strategji daljeje që zbut rreziqet shëndetësore të modelit të parë, dhe rreziqet sociale dhe ekonomike të modelit të izolimit. Kjo përputhet me idetë e tjera të tilla si mbajtja e kufizimeve vetëm për grupet me rrezik të lartë.

Propozimi ynë i botuar së fundmi, bazohet në dy elementë kryesorë. Së pari, identifikimi i zonave të gjelbërta, domethënë zonat ku sistemi sanitar është funksional, shkalla e rritjes së infektimeve është e ulët dhe rreziqet e ardhshme janë të menaxhueshme. Dhe së dyti, bashkimi në mënyrë progresive në këto zona të gjelbërta pasi ky veprim të jetë i sigurt.

Zonimi

Qëllimi i izolimit është ndarja e popullatës botërore në nën-rrjeta të shkëputura, midis të cilave lëvizja është e kufizuar. Por ndarje të tilla janë ende larg të qënurit efektive.

Në Francë, ku ne po qëndrojmë, u kërkohet njerëzve që të qëndrojnë në një rreze prej 1 km nga shtëpitë e tyre. Edhe pse një masë e tillë ngadalëson ndjeshëm përhapjen, virusi ende mund të udhëtojë nëpër të gjithë rrjetin. Në një qytet si Parisi, dy njerëz që janë 2 km larg mund të ndajnë të njëjtin dyqan ushqimesh.

Në vend që të imponohet një rreze lëvizjeje për secilin individ, siç  rasti i Francës, ne propozojmë se do të funksiononte më mirë nëse njerëzit do të lejoheshin të lëviznin brenda zonave të ndara, siç janë qarqet, qytetet ose bashkitë. Natyrisht, një ndarje e tillë do të ishte më e lehtë për tu zbatuar mes qyteteve të ndara se sa midis bashkive të një qyteti të vetëm. Ndaj ndarja midis disa zonave mund të ketë nevojë të sanksionohet me ligj, ndërsa ndarjet ndërmjet zonave të tjera mundet thjesht të rekomandohen. Kjo, sigurisht, do të përfaqësonte një hap përpara në kontrollin shtetëror në shumë vende.

Masat e tilla të zonimit janë zbatuar me sukses në disa vende në Kinë, veçanërisht në Wuhan. Kjo do të zvogëlonte lidhjet midis zonave të ndryshme dhe do të parandalonte që virusi të udhëtonte në të gjithë territorin. Kjo u përfshi në analizë meqenëse është e pamundur të presim plotësisht lidhjet për shkak se një pjesë e forcës punëtore ka nevojë të udhëtojë, dhe nje pjesë tjetër thjesht i injoron rregullat.

Shkëputja e një rrjeti njerëzor

Bëjeni atë jeshile

Zonimi i gjelbër do ta bënte më të lehtë kalimin në normalitet pasi vatrat fillestare të izoloheshin. Për të kontrolluar procesin dhe ri-shfaqjen e pashmangshme të virusit, ne sugjerojmë një qasje të krijuar në një artikull të fundit nga ekonomisti spanjoll Joan Monràs. Ai propozon fillimisht hapjen e zonave që veprojnë si tregje lokale të punës – zona që kanë nivele të larta të lëvizjes brenda- por pak lëvizje përtej tyre.

Ne sugjerojmë që secili komb të ndahet në zona gjeografike, ose qeliza, me 5,000 deri në 100,000 banorë. Për të kufizuar dëmin ekonomik, kjo ndarje duhet të konsiderojë “zonat e lëvizje” (rruga që punonjësit ndjekin për në punë), duke ndarë kështu shumë marrëdhënie ekonomike.

Çdo qelizë etiketohet e kuqe ose jeshile në varësi të statusit të tyre aktual në lidhje me COVID-19. Në qelizat e kuqe, do të zbatohej izolimi, masat sanitare, kufizimet për hapjen e dyqaneve. Për më tepër, personave do t’u kërkohej një çertifikatë e veçantë për tu larguar nga zonat e kuqe. Ndërsa në zonat e gjelbra jeta do të niste normalitetin.

Konsideroni një qytet me rreth 10,000 banorë ku shumica e njerëzve punojnë në një fabrikë lokale, ose në profesione të tjera brenda komunitetit. Pasi virusi është nën kontroll, nuk janë zbuluar infeksione të reja për disa ditë rresht (të përcaktuara nga një testim i plotë i rastësishëm siç propozohet nga laureati i Nobelit Ekonomik Paul Romer), qyteti do të etiketohej “i gjelbër”. Banorët e tij do të ishin në gjendje të ktheheshin në ndërveprimet e tyre të zakonshme sociale dhe ekonomike brenda zonës së tyre, por udhëtimi jashtë qytetit do të ishte i kufizuar.

Pas afro një jave, kur virusi është nën kontroll brenda disa zonave të gjelbëra fqinje, ato do të bashkohen në një “zonë të madhe të gjelbër”. Në këtë mënyrë, do të krijoheshin zona gjithnjë e më të mëdha, me njerëz që ndajnë të njëjtat dyqane, vende pune, parqe dhe shkolla. Duke u kthyer në shembullin tonë parizien, të gjitha ndarjet administrative mund të bashkohen në mënyrë të njëpasnjëshme për të bashkuar përfundimisht qytetin.

Zonat jeshile. Pas një numri ditësh, të gjitha qelizat kthehen në jeshile (hapi 1). Pas shtatë ditësh, qelizat e gjelbra bashkohen për të formuar zona më të mëdha jeshile (hapi 2). Pas shtatë ditësh të tjera, zonat e gjelbërta bashkohen në një zonë më të madhe të gjelbër (hapi 3).

Përcaktimi i saktë i asaj që do të përbëjë një zonë të gjelbër dhe kur do të bashkohen ato së bashku do të varet nga vendet specifike dhe duhet të përcaktohet me konsultimin e ekspertëve mjekësorë, epidemiologjikë dhe ekonomikë.

Testimi dhe zonimi sigurisht që nuk mund të jenë perfekt. Prandaj, disa zona të gjelbra do të tregojnë në mënyrë të pashmangshme një ringjallje të infeksioneve, dhe kështu do të pushojnë së qeni “jeshile”. Kur kjo të ndodhë, etiketimi i gjelbër i të gjithë zonës do të humbasë dhe do të kthehet përsëri në situatën e mëparshme të izolimit.

Zonimi i kuq- Një infeksion i ri është zbuluar në një zonë të gjelbër (hapi 1). Kjo shkakton testimin për rastet e COVID-19 brenda zonës, dhe infeksione të tjera zbulohen në qelizat përreth (hapi 2). Zonat e gjelbra rishikohen për të përmirësuar virusin (hapi 3)

Avantazhet e zonimit të gjelbër

Ky proces i ribashkimit mund të duket i lodhshëm, pasi madhësia e zonave të gjelbërta, veç rritjes mund edhe të ulet herë pas here. Por studimi ynë sugjeron që kur probabiliteti i infektimeve të reja të vihet nën kontroll, proesi i rikthimit në normalitet do të ishte më i shpejtë. Në një vend si Mbretëria e Bashkuar, simulimet tona sugjerojnë që mund të ribashkohet brenda dy deri në katër muajve. Kjo supozon se janë mbajtur masat e duhura sanitare dhe testimi është bërë në shkallë të gjerë.

Ndërsa bashkimi i zonës së gjelbër kërkon një proces të kujdesshëm, ai është efikas. Në një farë kuptimi, kjo qasje do të përfshijë dekonstruktimin e shoqërisë në blloqet e saj themelore para se të ri-ndërtohet nga të njëjtat blloqe.

Zonimi i gjelbër do të lejonte ribashkim të shpejtë dhe minimizimin e dëmit shoqëror dhe ekonomik duke rindezur sa më shpejt marrëdhëniet normale. Do të ekzistojë gjithashtu mundësia e miratimit të zonimit të gjelbër për t’iu përshtatur aftësive të secilit rajon për të zbatuar masa të tjera, siç është, disponueshmëria e certifikatave të testimit ose imunitetit ose praktikat e masave sanitare.

Për të korrur përparësitë e plota që ofron praktika e zonimit të gjelbër, duhet të bëhen zgjedhje të rëndësishme në nivel politikash. Përcaktimi i zonave kërkon konsiderim të kujdesshëm të lidhjeve sociale dhe ekonomike. Rregullat që aplikohen për secilën zonë duhet të përcaktohen qartë. Më e rëndësishmja, të gjitha masat, përfshirë zonimin e gjelbër, do të kenë nevojë për mbështetjen e publikut – gjë që mund të mos jetë e lehtë për t’u siguruar, duke pasur parasysh rritjen e konsiderueshme të kufizimeve që kjo përfshin.

Ka ardhur koha për të marrë në konsideratë një strategji daljeje. Modelimi ynë matematik sugjeron që një version i zonimit të gjelbër do ta mundësonte këtë. Përmes zgjerimit progresiv të zonave të gjelbërta, ne do të mund të rindërtojmë bashkëveprimin tonë social dhe ekonomik në një mënyrë të sigurt, efikas dhe të shpejtë.

***

Ndarja e vendit në zona të kuqe dhe të gjelbërta; Rasti i Shqipërisë

Pas 9 Marsit, ditës kur u bë publik rasti i parë i prekur me virusin Covid-19 në Shqipëri, vendi kaloi përmes një sërë masash me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e përhapjes së virusit. Masa këto të cilat shpeshherë u kritikuan për ligjshmërinë e tyre dhe për shkelje të te drejtave të njeriut.

Tashmë, kur vendi ndodhet drejt plotësimin të një periudhe dy mujore në izolim,me 28 persona që kanë humbur jetën dhe mbi 400 persona të shëruar, masat e marra nga Qeveria Shqiptare janë zbutur, duke lejuar lëvizjen ne disa fasha orari. Orare të cilat janë më të zgjatura se në fillim të kësaj pandemie.

Më 24 Prill, Qeveria Shqiptare përmes një komunikimi të Kryeministrit të vendit, Edi Rama, lajmëroi aplikimin e disa masave të reja që kishin të bënin përkatësisht me shpalljen e zonave të gjelbra në vend.

Çfarë janë zonat e gjelbra?

Zonat e gjelbra janë ato zona ku qarkullimi do të kryhet pa autorizim brenda fashës së lejuar, përkatësisht nga ora 09:30 deri në orën 17:30, me përjashtim të pensionistëve.

Përcaktimi i këtyre zonave lejon lëvizje bredna tyre dhe ushtrimin e aktivitetit ekonomik dhe social duke pasur parasysh masat mbrojtëse.

Po ashtu, identifikimi i zonave të gjelbërta, ndalon rreptësisht hyrjen dhe daljen në këto zona. Nisja e funksionimit të aktiviteteve në këto zona fillon sot, më 27 Prill 2020, dhe zonat e gjelbërta të përcaktuara deri më tani janë:

  • Qarku Dibër
  • Qarku Gjirokastër
  •  Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
  • Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Delvinë, Konispol, Finiq
  • Bashkia Divjakë

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *