Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Si teoria konspirative për lidhjen e 5G me COVID-19 u bë kaq e njohur

Burimi: Rebecca Heilweil | Vox

Linku i që John Gregory pa midis 5G dhe pandemisë së koronavirusit ishte në një faqe franceze konspiracioni e quajtur “Les moutons enragés”, që përkthehet “Delet e Tërbuara”. Një postim i 20 janarit tregoi mund të kishte një lidhje midis spektrit të valës milimetrike të përdorur nga teknologjia 5G dhe Covid-19, duke treguar raportime nga Wuhani ku instaloheshin kulla 5G para epidemisë. Tre muaj më vonë, teoricienët e konspiracionit  që pretendonin këtë gjë, filluan t’i vinin zjarrin kullave të celularëve në Europë.

Gregory, një  analist i sigurisë online në platformën “NewsGuard”, pa që prej fillimit një shkëndijë të teorive konspirative mni 5G, por nuk u desh shumë  kohë që lajmet e rreme të përhapeshin. Dy ditë pas postimit në blogun francez, një gazetë belge e quajtur “Het Laatste Nieuws” publikoi një intervistë me një mjek vendas, i cili përforcoi pretendimin e pabazuar se shpërthimi i koronavirusit mund të lidhej me kullat e telefonave celularë 5G të instaluar në afërsi të Wuhan në vitin 2019. Artikulli u hoq brenda pak orëve, por teoria tashmë ishte përhapur edhe në faqet e Facebook-ut në gjuhën angleze. Gregory nuk u befasua.

“Ka një shumicë që për vite me radhë ka thënë se 5G është e dëmshme për shëndetin e njeriut, që kur 5G u propozua për herë të parë edhe para se ndonjë rrjet të ishte online” i tha ai Recode.”Kjo është  përpjekja e tyre e fundit për të shtyrë ato pretendime, duke e lidhur me këtë histori aktuale të lajmeve.”

Teoritë fillestare për marrëdhënien midis koronavirusit dhe 5G tani janë bashkuar në një shummëllojshmëri spekulimesh të egra. Disa sugjerojnë që rrjetet 5G shkaktojnë rrezatim, i cili nga ana tjetër shkakton virusin. Të tjerë thonë se koronavirusi ishte në të vërtetë një mbulim për instalimin e kullave 5G. Disa faqe shtyjnë idenë se 5G dhe Covid-19 janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të “zhdukur” tokën. Disa të  tjerë  mendojnë se mund të lidhet me bujqësinë amerikane titan Monsanto.

Sado e pabesueshm të jetë në dukjem, kjo është gjithashtu e rrezikshme. Kjo pasi njerëz të caktuar i besojnë këto teori dhe nisin të veprojnë, duke dëmtuar veten dhe të tjerët. Në fillim të prillit, teoricienët e konspiracionit po i vinin zjarrin kullave në Europë dhe filluan të bashkëpunonin me komunitete të tjera konspirative, duke ngritur frikën se kullat mund të paraqesin një kërcënim për shëndetin publik. Përballë kësaj frike, mbeti e paqartë nëse platformat ku u përhapen këto ide si Facebook, Twitter dhe YouTube mund të bënin diçka për të ndaluar marrëzinë.

Teoritë e konspiracionit 5G kanë ekzistuar edhe më parë  

Pasaktësitë në arsyetimin e personave që lidhin COVID-19 me rrjetin 5G të shumta dhe nga më të çuditshmet.

“Kjo vërtetë kapërcen cakun, shumë grupime politike dhe konspiracioniste mund të gjejnë terren në teorinë  5G” shpjegon Tom Phillips, redaktor në “Full Fact”, një organizatë që kontrollon faktet në  Mbretërinë e Bashkuar; duhet theksuar se frikëra të ngjashme u shprehën gjatë prezantimit të 3G dhe wifi. “Shumë nga këto frikë u transplantuan në 5G kur filloi të diskutohet”.

Zhanri i teorive të konspiracionit të lidhura me teknologjinë ka qenë rrotull për dekada, dhe debati nëse celularët çojnë në kancer të trurit apo kontrolli të mendjes ka fituar një rëndësi tjetër me rrjedhën e 5G-së. Disa teori supozojnë se 5G, ashtu si gjeneratat e mëparshme të teknologjisë celulare, shkakton kancer ose vret zogjtë. Të tjerë janë më ekstrem, duke sugjeruar që teknologjia mund të shkaktojë “ndjeshmëri elektromagnetike”, duke sjellë dhimbje koke dhe dëmtim të  sistemin imunitar.

Vitin e kaluar, NewYork Times intervistoi në lidhje me 5G një fizikant në Florida, Bill Curry, i cili publikoi një studim të pasaktë që tregon një korrelacion midis rritjes së frekuencës së valëve të radios dhe dëmtimit të indeve në tru. Curry nuk arriti të jepte llogari për faktin se truri njerëzor mbrohet nga rrezatimi i tillë nga lëkura dhe kafka, por një tabelë e tij rreth teorisë është bërë kanun në botën e teorive të komplotit të teknologjisë celulare. Rrjeti televiziv rus RT ka transmetuar ide të tilla për të nxitur teoritë në lidhje me rreziqet e teknologjisë 5G, ashtu si themeluesi i Infowars, Alex Jones i cili shet bluza “5G Vret”.

Kjo ide u pë rhap sepse njerëz me ndikim e përforcuan atë

Duket se postimet më të hershme që lidhnin 5G dhe Covid-19 u shfaqën në mes të janarit. Ai artikull i gazetës në lidhje me mjekun belg përmendet shpesh si një incident nxitës.

Ende është e vështirë të gjesh origjinën e saktë për teorinë e konspiracionit koronavirus – 5G. Zignal Labs, një platformë e inteligjencës së ndikimit që studion diskursin në internet, identifikoi një llogari në Twitter që më 19 janar ka postuar “Wuhan ka 5,000+ # 5G stacione bazë tani dhe 50,000 deri në vitin 2021 – a është një sëmundje apo 5G?”

Edhe pse postimi mori pak vizibilitet, është një shenjë që teoria tashmë ishte përhapur në një farë mase. Konspiracioni i 5G megjithatë u përhap në internet rreth dy muaj para se të fillonte të përmendej, sipas të dhënave të Zignal Labs të mbledhura nga Twitter dhe platforma të tjera.

Komploti u përhap më shumë kur njerëz të famshëm filluan t’u tregojnë ndjekësve të tyre për lidhjen e supozuar midis 5G dhe pandemisë. Në mars, interesi u rrit rreth kohës kur këngëtarja Keri Hilson postoi në  Twitter: “Njerëzit janë përpjekur të na paralajmërojnë për 5G për VITE me rradhë . Peticione, organizata, studime … ajo që po kalojmë janë ndikimet e rrezatimit”.

Interesi u rrit përsëri në fillim të muajit prill, kur sulmet ndaj 50 kullave të telefonisë në Mbretërinë e Bashkuar u bënë një histori lajmesh ndërkombëtare dhe përfundimisht drejtuesit kryesorë të ndërmarrjeve si Verizon dhe Vodafone u kërkuan zyrtarëve të qeverisë të ndërhyjnë.

Reperi britanik MIA, boksieri Amir Khan, aktori John Cusack, prodhuesi i muzikës Teddy Riley dhe Amanda Holden, të gjithë kanë shpërndarë poste rreth këtij konspiracioni, me miliona ndjekës të tyre.

Teoritë më të përhapura të konspiracionit 5G

Teoricienët e konspiracionit kanë lidhur 5G me pretendimin se Bill Gates mund të jetë pas virusit, aktualisht është teoria më e besuar në internet, sipas Zignal Labs. Teoria pretendon që Bill Gates jo vetëm shkaktoi përhapjen, por gjithashtu përdori 5G për ta bërë atë. Një tweet nga Recode, e cila ka mbledhur mijëra pëlqime dhe retweet e sheh të dyshimtë që Facebook po bllokon llogaritë që ndajnë informacione në lidhje me komplotin 5G.

Në sulmet me zjarre në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull u përpoqën të digjnin një kullë që po përdorej nga një spital aty pranë dhe me shumë mundësi nga pacientë shumë të sëmurë, që përpiqeshin të komunikonin me të dashurit e tyre.

“Nëse mendoni se 5G po shkakton koronavirusin, atëherë pse po mbani një maskë? Pse do të distancohesh nga shoqëria”, shkruan Alan Duke të Lead Stories, një tjetër organizatë për kontrollimin e fakteve.

Hulumtimi nga Zignal Labs tregon mbivendosje midis teorive të komplotit kundër vaksinimit dhe teorisë 5G. Kjo mund të jetë shqetësuese pasi disa që besojnë te konspiracioni, pasi mund të refuzojnë vaksinën Covid-19 kur të prodhohet përfundimisht. Kjo mund të rrezikojë njerëzit që janë më të rënduar nga ana shëndetësore.

Kompanitë e teknologjisë po përpiqen të vazhdojnë

Për sa kohë që pandemia ka qenë në lajme, ka pasur një përrua të pafund informacioni të rremë për të. Qeveria federale ka marrë një qëndrim kundër këtij komploti të veçantë. Në një deklaratë për Recode, zëdhënësi i Komisionit Federal të Komunikimit (FCC) këmbënguli se “teknologjia 5G nuk ka të bëjë me përhapjen e koronavirusit.”

Facebook thotë se ka zgjeruar ndjeshëm gatishmërinë  për të hequr dorë nga lajmet e rreme dhe teoritë e komplotit që lidhen me koronavirusin. Kështu javën e kaluar ky rrjet social hoqi dy grupe të mëdha anti-5G. Twitter po heq vetëm disa postime. Një zëdhënës i tha Recode se platforma është duke i dhënë përparësi heqjes së posteve që përfshijnë “një thirrje për veprim që mund të shkaktojë dëm.” Kompania thotë se që nga 18 mars, ajo ka fshirë  më shumë se 2,200 të eet që shkel rregullat rreth përmbajtjes Covid-19.

Teoritë e konspiracionit si kjo rrallë largohen plotësisht. Sidoqoftë ka të ngjarë të bashkohet me radhët e paraardhësve të saj: ata rreth 5G që vret zogj ose teknologji që shkaktojnë kancer të trurit ose  wifi që çojnë në kontrollin e mendjes. Mund të shpresojmë vetëm në faktin që sa më shumë njerëz të  dinë për komplotin koronavirus 5G, do të thotë që aq më shumë njerëz e dinë se nuk është e vërtetë.

Lexoni artikullin e plotë: https://www.vox.com/recode/2020/4/24/21231085/coronavirus-5g-conspiracy-theory-covid-facebook-youtube?fbclid=IwAR2iY-qXQiXR5KIhNAsBI0EFNnmc5usihKYQVO0tbHWJSBhW4Ksxgh-TED4

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *