Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Punonjësit e naftës humbin vendin e punës; protestojnë pranë kompanisë Albpetrol

Më shumë se 250 punëtorë të kompanisë Albpetrol kanë protestuar pranë ambjenteve të godinës së kompanisë për shkak të shkurtimit të vendeve të punës dhe ulje të pagave.

Sipas punonjësve vendosja e tyre si përfitues të pagës së luftës e cila është minimale, nuk është e drejtë pasi ata kanë vazhduar punën e tyre rregullisht.

“Unë kam ardhur përditë në punë, që në gjashtë e gjysmë, edhe thotë të marrësh pagë lufte. Unë s’kam ul qepenin, nuk jam tregtare. Unë paguhem nga nafta, s’ka lidhje fare me qeverinë. Ne jemi 250 punëtorë që duan të na paguajnë me pagë minimale 260 mijë lek, sikur ne kemi ul qepenin, sikur jemi tregtarë. Unë kam qenë në punë, se vi me makinën time, kam gjetur mënyrë për të ardhur në punë. Kurse punëtorët e tjerë kanë ardhur në këmbë”,- shprehet Xhuljeta Hila, specialiste pranë kompanisë Albpetrol.

Heqja nga puna e punonjësve, të cilët numërojnë më shumë se 30 vite punë në fushën e naftës, i vendos ata para përgjegjësisë familjare, si të vetmit persona të punësuar në familjen e tyre.

Unë jam frezator. Na kanë hequr nga puna. Na ka thënë nuk plotëson kriteret. Unë kam 36 vjet në punë, edhe ai thotë nuk plotëson kriteret. Jemi kryefamiljar. Jemi me fëmijë në shkollë. Me ça t’i mbajmë fëmijët, t’i heqim nga shkolla?”,-shprehet një nga punonjësit e pranishëm në protestë.

Punonjësit e naftës, të cilët do të paguhen me pagë lufte, janë shprehur të indinjuar nga ky vendim pasi do të trajtohen me 50-60% të rrogës mujore, në një kohë që kanë punuar si zakonisht nga tetë orë në ditë.

Jam kryefamiljare, me dy fëmijë. Vetëm unë jam në punë. Çunin e kam pa punë, më është helmuar gjaku në naftë, edhe tani thotë merr ato 260 mijë lek edhe ik në shtëpi”,-shprehet Fatbardha Muharremi, punonjëse pranë Albpetrol.

Punonjësit shprehen se do të vazhdojnë protestën e tyre deri në një zgjidhje konkrete.

“Do protestojmë, do hyjmë në grevë urie. Ç’është kjo, këta këtu të marrin pagën tonë. Nuk është për fajin tonë se pse nuk është shitur nafta, apo se është katandisur Albpetroli në këtë farë mënyrë. E ka mosmenaxhimi i këtyre”,-u shpreh Xhuljeta.

Dita ndërkombëtare e punëtorëve i gjen naftëtarët në vështirësi ekonomike

I ftuar në një panel diskutimi online të quajtur “Kushtet e punës dhe rezistenca punëtore”, ndërmarrë nga Organizata Politike (OP) në 1 Maj, në ditë ndërkombëtare të punëtorëve, Sokol Dautaj, naftëtar në Ballsh, shpjegoi situatën e vështirë në të cilën gjendet ai dhe kolegët e tij.

Në datën 20 prill, ata kanë protestuar pasi janë përjashtuar nga paketa ekonomike e dytë e miratuar nga Qeveria. Të nesërmen, deputeti i Fierit bëri me dije se naftëtarët do të mund të përfitojnë ndihmesën ekonomike prej 40.000 lekësh.

Dautaj theksoi se ata kanë hasur vazhdimisht vështirësi në marrjen e pagës, që prej privatizimit të rafinerisë në vitin 2009 dhe pasojat kanë rënë mbi punëtorët.

Këtu janë bërë lojëra nga më të ndryshmet. Këtu tek ne pronarët tanë ndërrojnë emrat, ndërrojnë kompanitë një herë në dy vjet, dhe fati i keq i punëtorëve është që gjithmonë pasojat bien mbi ta dhe punëtorët flaken në rrugë”, u shpreh ai.

Jeta e qytetit tonë është e lidhur me naftën, me rafinerinë. Në momentin që një kryefamiljar nuk çon ndihmë ekonomike në familje dihet që pastaj detyrimet e tjera nuk t’i fal njeri. Dihet që një kryefamiljar do të detyrohet o të marrë borxh, o të marrë kredi”, vijoi më tej Sokol Dautaj, i cili bëri se janë drejt përfundimit të procedurave për të krijuar një sindikatë e re.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *