Përshtatja e rrugëve ekzistuese edhe për lëvizjen e bicikletave ka prekur së fundmi edhe rrugën e Mylsym Shyrit, ku korsia e re e biçikletës ka zëvendësuar hapësirën dedikuar parkimit me pagesë.

Mirëmëngjes nga korsia e re e biçikletave te ‘Myslym Shyri’. MIRUPAFSHIM parkim – ndotje – pamje e bllokuar. MIRË SE VJEN korsia e biçikletave, e pastër , e shpejtë, e lirë, miqësore për biznesin”, -shkruan në rrjetin social Facebook kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.


“Myslym Shyri” është një ndër rrugët tregtare më të frekuentuara në Tiranë dhe përbri saj gjenden qindra dyqane dhe shërbime. Citizens Channel, iu drejtua këtyre bizneseve për të parë ndikimin që sjellin korsitë e reja, të pozicionuara në këtë pjesë të rrugës.

Sami Cunaj, i cili punon si kasap në biznesin e tij të vogël prej 25 vitesh në rrugën “Myslym Shyri” rrëfen se korsitë e reja te bicikletave nuk lejojnë qytetarët të qëndrojnë për disa minuta në mënyrë që të marrin porositë e tyre.

Sami Cunaj, kasap

Makina s’ka ku të parkojë me asnjë vend, në qoftë se më parë këtu parkonte dy minuta e gjente ndonjë vend, sot s’gjen ven fare se është e bllokuar. Edhe për furnizimet, do rrijë makina atje matanë dysh të bëjë furnizimet”– shprehet Cunaj.

Ksoçilda Broka, punonjëse e optikës Sol, tregon për Citizens Channel se askush nuk i ka pyetur si grup interesi.

Nuk na ka marrë njeri, as mendim, as na kanë ardhur që të thonë shiko se do vemë korsinë e bicikletave, fare. Ne duhet të na merrshin një mendim, se ne jemi biznese, ne japim, paguajmë taksa, që kshu është mëse normale. Shteti duhet të na merrte mendim. Neve me këtë mënyrë që e bënë ne mund të falimentojmë si biznes i vogël që jemi”,-rrëfen Ksoçilda. 

Ksoçilda Broka, optika Sol

Broka tregon se korsitë do të ndikojnë mjaftueshëm në biznesin e saj.

“Ne kemi 8 vjet këtu, edhe mendoj se do të ndikojë goxha korsia e bicikletave se njerëzit nuk ndalojnë, makinat normal do ndalojnë, do vijnë edhe do hyjnë në dyqan, kurse kështu s’kanë ku ndalojnë”,- tha ajo.

Për taksistin Vangjush Culli, vendodhja e korsive të reja të bicikletave pamundëson një vend qendrimi për punën e tij.

Ne na hoqi vendin e punës mo zotëri. Kjo është ndikimi. Na la pa bukë. Ku të vemi, ku të parkojmë. Dhe as nuk do t’ja dijë njeri fare. Vjen polici bashkiak dhe thotë shko ku të duash se nuk dua t’ja di unë fare thotë. Ndoshta ai ka të drejtë se rrrogë polici ka, vendimet i merr tjetër kush”,shprehet Vangjush Culli. 

Ai sugjeron një zgjidhje tjetër më të dobishme për të gjitha palët.

Vangjush Culli, taksist

 

Po të kishte dëshirën e mirë, mund të kishte dërguar grupet, të pyeste. Shumë bukur mund ta bënte një korsi bicikletash në trotuar. Trotuarët këtu në myslym Shyri janë të gjera. Sac është trotuari është trecereku i rrugës. Një e bëntë ketej për ngjitje, tjetrën e bënte andej për zbritje, kishte mundësi”.

 

 

Andrea Papa, i cili zotëron një nga këmbimet valutore në rrugën “Myslim Shyri” rrëfen se nëse nuk do të kenë mundësi makinat të qëndrojnë, nuk do të ketë edhe konsum.

Andrea Papa, Biznesi: këmbin valutor

“Nga momenti që nuk ka vend për parkim dhe mjetet nuk mund të qëndrojnë, kushdo që do ketë një veprim për të bërë cfarëdo lloj biznesi në rrugën Myslym Shyri, nuk do ketë mundësinë fare thjeshtë. Ose do të duhet ta lerë në mes…”

Enton Ismailaj, drejton prej 18 vitesh biznesin e tij ku realizon foto dhe dhurata në rrugën “Myslim Shyri”. Vendosja e sinjalistikës për korsitë e biçikletave sipas tij është kryer natën, kur të gjithë ishin brenda në banesat e tyre, ndërsa ndan mendimin se ndikimi ndaj biznesit të tij është negativ.

Ne jemi biznese në kryeqytet, jemi biznese në një rrugë tregtare, nuk kemi vetëm klientët e lagjes, kemi klientë në të gjithë Tiranën. Si do vijë një klient i imi, nga Fresku, si do vijë këtu me bicikletë? Do vij nga Kamza, do vijë nga Kombinati, ne kemi klientë dhe në periferi, nuk kemi klientë vetëm në lagje. Me klientët e lagjes dyqani mbyllet që nesër, sepse nuk arrijmë dot. Ne kemi derdhur djerësen, kemi dhënë shpirtin te këto dyqane, kemi investuar dhe vjen tani bashkia e na hedh çdo gjë përmbys”,– tregon Ismailaj për Citizens Channel.

Enton Ismailaj

Ndër të tjera, sipas Ismailaj, kjo është edhe një kufizim i të drejtës për të parkuar dhe për të lëvizur lirshëm njerëzit.

Këta me këtë që po bëjnë ndalojnë lëvizjen e lirë të njerëzve. Njerëzit nuk lëvizin vetëm në këmbë, vetëm me biçikletë, lëvizin dhe me makina. Edhe e drejta parkimit është e drejtë e një njeriu, është e drejtë e cila përcaktohet edhe në kushtetutë, edhe në planet rregulluese të terrritorit, nuk është e drejta e vetëm të një personi të vetëm, e kryetarit të bashkisë ose e dy personave pas tij që kanë interesa që të behet kjo gjë“,- përfundon Ismailaj.

Me anë të një videoje në rrjetin social Facebook, Kryeabashkiaku Veliaj shprehet se dje për të ecur me biçikletë rrezikohej jeta duke ecur ngjitur makinave apo duke bërë zigzake në trotuaret e mbushura me këmbësorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu