Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rezistencë nga studentët dhe padi në gjykatë, Ministria tërheq vendimin për zgjedhjet në universitet

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, njoftoi se zgjedhjet për organet drejtuese në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) do të shtyhen, deri në momentin kur të sigurohet gjithëpërfshirja e plotë e studentëve.

Pas një vendimi të ministrisë, zgjedhjet për Rektor dhe Senat Akademik ishin caktuar të zhvilloheshin në datën 12 qershor. Në këtë kohë, si pasojë e masave ndaj COVID-19, në auditore do të lejohen vetëm studentët në proces diplomimi.

Paditet në Gjykatë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Pak para se të shpallej shtyrja e procesit zgjedhor, studentë dhe aktivistë të Qëndresës Qytetare, kanë depozituar pranë Gjykatës Administrative një akt-padi për rrëzimin e urdhërit të Ministrisë për zhvillimin e zgjedhjeve dhe kanë kërkuar shfuqizimin e ligjeve përkatëse – që tashmë janë anuluar.

Padia e ngritur nga studentë dhe Qëndresa Qytetare

Qëndresa Qytetare, me anë të një postimi në Facebook, e ka konsideruar ndjekjen e procedurës ligjore si akt të rëndësishëm drejt ridimensionimit të pozitave të studentëve në shoqëri, duke theksuar se pezullimi i zgjedhjeve erdhi si rezultat i presionit.

Reagime

Rektori Mynyr Koni ka mirëpritur vendimin e ministres dhe ka bërë me dije se universitetet do të fillojnë përgatitjet për fushatën zgjedhore. Një ditë më parë, ai i është drejtuar me një letër publike ministres Shahini, duke i kërkuar pezullimin e tyre, pasi janë në kundërshtim me ligjin dhe përjashtuese për studentët.

Edhe akademiku Artan Fuga, ka komentuar shtyrjen e zgjedhjeve. Fuga ka përgëzuar studentët, të cilët u organizuan duke krijuar fushatën #JoZgjedhjePaStudentë!, e cila ka qenë aktive gjatë gjithë këtyre ditëve.

Anëtarët e këtij grupit, i krijuar menjëherë pasi Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) shpalli hapjen e procesit të kandidimit për “Rektor” dhe “Anëtar Senati”, kanë mirëpritur po ashtu vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Si nisi rezistenca?

Sidorela Vatnikaj, studente në Fakultetin e Ekonomikut, tregon se reagimi ishte i menjëhershëm.

Nisma #JoZgjedhjePaStudentë! është nisur që ne momentet e para që Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës vendosi të hapte procedurat per regjistrimin dhe fillimin e procesit zgjedhor ne Universitetin e Tiranës, në kushtet kur dihet se nuk mund t’u garantohet e drejta e votës te gjithë studentëve”, shprehet Vatnikaj për Citizens Channel.

Ajo tregon se bashkë me Qëndresën Qytetare, krijuan një grup të gjërë komunikimi.

Përveç mediatizimit të kauzës, Vatnikaj shpjegon se studentët iu drejtuan me një letër publike ministres Shahini, duke i kërkuar pezullimin e zgjedhjeve.

Gjithashtu, ne i derguam edhe një leter te hapur ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Shahini, ku i kerkonim edhe pezullimin e menjëhershëm te procesit zgjedhor, mbështetur nga më shumë se 150 studentë”.

Sidorela Vatnikaj, studente në Fakultetin e Ekonomisë

Vota  e studentëve në zgjedhje ka 10% të peshës

Përmes një postimi në Facebook, aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin e kanë konsideruar farsë të dyfishtë zhvillimin e zgjedhjeve pa studentë të pranishëm.

Ata theksuan se zhvillimi i zgjedhjeve me peshën e votës së studentëve në masën 10% e bën jodemokratike procesin dhe kërkuan rritjen e saj në 50%.

Lëvizja Për Universitetin është krijuar për të kundërshtuar ligjin famëkeq për Arsimin e Lartë. Nëse duam që këto votime të quhen zgjedhje, duhet që pesha e votës studentore të llogaritet 50% e totalit të votave për dekanë dhe rektor, si dhe përfaqësuesit e studentëve të përbëjnë gjysmën e senatit të UT”, u shpreh Emiljando Kita për Citizens Channel.

Deri kur universiteti t’u kthehet universitareve ne do jemi në rrugë, fakultete e auditore duke protestuar”, shtoi Kita.

Edhe Sidorela Vatnikaj shprehet se ndjehet e papërfaqësuar, duke e konsideruar peshën 10% si përfaqësim joserioz.

Emiljando Kita, student dhe aktivist i Lëvizjes Për Universitetin

Për ne, pesha 10% e votës tonë është e papërfillshme, ne nuk ndihemi të përfaqësuar, ndaj në vazhdim sigurisht që do të vazhdojmë të kërkojmë edhe rritjen e peshës se votës per zgjedhjen e strukturave drejtuese ne universitet, në një masë që do të siguronte përfaqësim të qenësishëm”, përfundoi ajo.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *