Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Punimet për HEC-et në Mat vazhdojnë pavarësisht pezullimit të procesit gjyqësor dhe lirisë së tubimit

Në datën 8 maj, punimet në Parkun Kombëtar të Zall-Gjoçaj, Mat rifilluan. Në këtë zonë pritet të ndërtohen hidrocentralet Sekë dhe Zais mbi rrjedhën e lumit Flim dhe Urakë.

Banorët e zonës raportojnë se rifillimi i punimeve është shoqëruar me ndotje të lumenjve, pasi janë hedhur inerte, vaj dhe naftë. Kjo ka ngjallur kundërshtimin e tyre dhe një sërë mosmarrëveshjesh.

Kompania “Trema Engineering 2 Sh.p.k”, e cila zhvillon punimet në Zall-Gjoçaj, e kontraktuar nga “Seka Hydropower”, ka denoncuar Ismet Kolecin për pengim të veprimtarisë. Prej mëngjesit të sotëm, ai vazhdon të jetë në mjediset e komisariatit  të Burrelit.

Është në rajon, nuk ka dalë akoma, që herët në mëngjes. Nuk e kanë nxjerrë nga rajoni“, shprehet për Citizens Channell vëllai i të shoqëruarit, Dhimitër Koleci. Ai pohon se mbajtja në komisariat është një formë kërcënimi.

Këta përdorin një diplomaci, nuk shoqërojnë në grup se në grup do bahej më e madhe. Një nga një e kanë më të lehtë për të ba presion, për të izolu, e kanë më të lehtë për të vepru“.

Nga ana tjetër, edhe banorët kanë denoncuar firmën për ndotje të lumit.

Izolimi pengon organizimin e banorëve

Pasi makineritë i janë kthyer punimeve, grupimi “Mbro Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj” i ka bërë thirrje instancave shtetërore ta mbrojnë mjedisin, pasi qytetarëve u është kufizuar veprimtaria.

Ndërkohë që qytetarët janë të izoluar e gjykatat të pezulluara, shteti ka “harruar” të kthejë sytë nga shkatërruesit e mjedisit. I bëjmë thirrje edhe një herë instancave përkatëse të lënë retorikën boshe në facebook për mbrojtjen e mjedisit e të veprojnë në terren”.

Rea Nepravishta, përfaqësuese e World Wildlife Fund (WWF) në Shqipëri e konsideron të papranueshëm rifillimin e punës.

Vazhdimi i punimeve në këtë kohë kur gjykatat por edhe aktivizmi qytetar janë të bllokuar, është i pamoralshëm dhe i papranueshëm”.

Dhimiter Koleci, i lindur dhe rritur në ato zona, tregon se ndotja e ujit sjell pasoja të rënda për banorët e të gjitha fshatrave përreth. “Ky është një burim që banorët e pinë se nuk kanë asnjë alternativë tjetër dhe dëmi është i pariparueshëm. Fadromat e firmës janë futur në ujë, pra kalojnë nëpër ujin që pinë banorët. Përveç llumit dhe inerteve, lumi është ndotur edhe me vaj dhe naftë se ato janë makineri të rënda dhe të vjetra”, shprehet Koleci për Citizens Channel.

Rea Nepravishta, përfaqësuese e World Wildlife Fund (WWF) në Shqipëri

Në vitin 2018, sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave, Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën, për të formuar kështu Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”.

Procesi gjyqësor nuk i ndaloi punimet

Krahas protestave, banorët e Matit kanë ndjekur dhe rrugën ligjore. Në fillim të muajit shkurt, 9 matjanë kanë paditur disa institucone shtetërore për lejen e dhënë në një Park Kombëtar dhe po ashtu firmën kontraktuese “Seka Hydropower”.

Tre seancat e para janë shtyrë në mënyrë të njëpasnjëshme. Tashmë vendimi është pezulluar si pasojë e pandemisë.

Rasti i Zall-Gjoçajt është aktualisht në gjykim, paditur nga EcoAlbania dhe banorët e zones, dhe seanca gjyqësore për pezullimin e punimeve deri në një vendim përfundimar u shty për shkak të pandemisë”, vijon më tej Rea Nepravishta nga WWF.

Megjithatë, banorët shprehen të bindur se do të mbrojnë më çdo kusht ujin, si burimi kryesor i vazhdimësisë së jetës. Dhimitër Koleci ngre shqetësimin se ndotja e ujit do sjellë frustrim dhe zemërim te banorët e Matit.

Është një problem tjetër i madh se nuk mund të komandohen njerëzit e zonës dhe mund të ketë konflikt civil me pasoja tragjike në qoftë se nuk ndërpriten punimet. Shteti deri tani nuk po e bën të zbatojë ligjin, të ndëshkojë abuzuesit që në këtë rast është vetë shteti.

Çfarë më tepër të bëjnë banorët që jetojnë në kufijt e skamjes? Pra u ka mbetur të mbrojnë jetën e tyre me çdo mënyrë!”, përfundon Dhimitër Koleci.

Dhimitër Koleci

Si ka nisur rezistenca e matjanëve?

Prej muajit tetor 2019, banorët kanë ngritur çadrën e rezistencës në Zall-Gjoçaj. Ata kanë organizuar disa protesta dhe kanë kërkuar të ndalohen punimet.

Banorët artikulojnë se marrja e ujit simbolizon shkretimin e zonës. Burimet e lumit Flim dhe Urakë shërbejnë për ujitje, bagëtitë, gjallesat e tjera dhe njeriun.

Përmes një factsheet të publikuar nga grupimi në Facebook “Mbro Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj”, paraqiten fakte të ndryshme rreth pasurisë së zonës ku pritet të bëhen punime.

Materiali thekson se hidrocentralet “dënojnë” rreth 10.800 banorë të 11 fshatrave por edhe speciet e tjera. Në këtë raport shkruhet se atje rriten të gjithë gjitarët që gjenden në Shqipëri, si ariu, ujku, rrëqebulli, macja e egër, derri i egër, dhia e egër dhe kaprolli. Njëkohësisht, atje ndodhen edhe 24 lloje drurësh, shkurresh dhe bimësh të rralla.

Protesta e fundit ishte ajo e datës 6 mars, ku qytetarët u mblodhën para Bashkisë Mat, për t’i kërkuar asaj t’u dalë në krah banorëve.

Protesta u shqërua me përplasje me policinë, pasi matjanët nuk u lejuan të dorëzojnë një arkivol, si shenjë simbolike e vdekjes së natyrës dhe gjallesat në rast të devijimit të rrjedhës së lumenjëve. Banorët akuzojnë policinë e shtetit se kanë ushtruar dhunë.

https://www.facebook.com/citizenschannel/videos/139563560701925/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *