Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studentët kundër pezullimit të pjesshëm të zgjedhjeve universitare, dërgojnë padi të dytë në Gjykatë

Pavarësisht vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) ka shpallur listat e kandidatëve për pozicionin e Rektorit dhe Anëtarëve të Senatit Akademik.

Në urdhrin e datës 8.05.2020  të publikuar nga Ministrja Shahini thuhej:

“Urdhëroj shtyrjen e datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organiet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, deri në një datë tjetër të caktuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.

Pavarësisht shtyrjes së datës deri në një moment të dytë, anëtarët e komisionit të zgjedhjeve të Universitetit të Tiranës, kanë vazhduar përgatitjet për zgjedhjet duke miratuar edhe listën e kandidatëve për rektor si dhe për anëtarë të senatit akademik të Universitetit të Tiranës.

Kjo procedurë është konsideruar e paligjshme nga studentët të cilët argumentojnë se KIZ në Universitetin e Tiranës është me mandat të përfunduar dhe është i shkarkuar me vendim të Rektorit të Universitetit të Tiranës. Në këtë mënyrë nuk ka fuqinë për të marrë vendime.

Ministria e arsimit e ka pezulluar procesin zgjedhor për një afat të pacaktuar, dhe në momentin kur ministria e arsimit të shpallë një datë të re zgjedhjesh, të gjitha procedurat duhet të rinisin nga fillimi, përfshirë këtu edhe konstituimi i një Komisioni Institicional Zgjedhor të ligjshëm dhe me mandat të plotë“,-shprehet studentja Anila Salianji.

Anila Salianji, studente

Salianji shton se kjo procedurë cënon garën dhe studentët janë të vendosur për ta kundërshtuar atë.

Ne jemi të vedosur që t’i shkojmë deri në fund iniciativës tonë, jo vetëm duke kërkuar mospërjashtimin e studentëve nga vendimmarrja, por mbi të gjitha për të kërkuar një garë të drejtë, ku çdo kandidat të ketë mundësi të regjistrohet në garë dhe të bëhet një ballafaqim idesh dhe alternativash. Në Universitetin e Tiranës nuk ka për t’u lejuar të mbahen zgjedhje vetëm me një kandidat, ashtu si KIZ-i aktual apo disa individë me pushtet në UT, po tentojnë të bëjnë“.

“Në gjykatë kundër zgjedhjeve universitare”

Përpos padisë së dërguar të premten, më datë 8 Maj 2020 pranë Gjykatës Administrative Tiranë, studentët dhe organizata Qëndresa Qytetare kanë shtuar edhe një pikë tjetër në padinë e tyre. Juristi Marash Logu, sqaron për Citizens Channel procedurën ligjore që kanë ndjekur deri më tani kundrejt vendimeve të marra nga komisioni zgjedhor në universitet.

“Pas padisë në gjykatë, ne i kemi drejtuar dje një kërkesë të re gjykatës administrative duke i kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së vendimeve të reja të nxjerra nga KIZ, si dhe zhvillimin sa më shpejtë të seancës gjyqësore për pezullimin e procesit zgjedhor, si mënyra e vetme për të ndaluar paligjshmërinë në Universitetin e Tiranës.

Marash Logu, Jurist

Ne do t’i drejtohemi sërish nesër gjykatës, duke i kërkuar shpalljen të pavlefshëm të vendimit të nxjerrë sot, pasi në asnjë asnjë nen, pikë, gërmë, rresht të ligjit për arsimin e lartë apo Rregulloren për zgjedhjet nuk parashikohet e drejta për shpalljen e kandidaturave pasi ato janë mbyllur njëherë. Shkurt, vendimet e KIZ janë nga paligjshmëria në paligjshmëri, nga shkelja në shkelje”,-  sqaron juristi Logu.

Juristi Logu tregon se kërkesa pritet të shqyrtohet brenda kësaj jave.

Sipas ligjit, Gjykata Administrative Tiranë duhet të shqyrtojë brenda kësaj jave kërkesën tonë për pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranës, si një proces absolutisht të pavlefshëm. Ne do ta vazhdojmë betejën tonë ligjore deri në fund, dhe ashtu sic studentët e detyruan Ministren e Arsimit të anullojë zhvillimin e zgjedhjeve
gjatë pandemisë, po studentët do e detyrojnë Komisionin Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit të Tiranës të heqë dorë nga vendimet e saj të paligjshmë, e në cdo rast të pavlefshme“,-përfundon Logu.

Nisja e rezistencës dhe reagimet publike 

Ndërkohë që Universiteti i Tiranës përgatitej për zgjedhje pa praninë e studentëve në auditore, online reagimi studentor po merrte formë. Përmes hashtageve në foton e proflilit #JoZgjedhjePaStudentë!, nisma mori mbështetje të gjerë.

Përveç mediatizimit të kauzës, studentët iu drejtuan me një letër publike ministres Shahini, duke i kërkuar pezullimin e zgjedhjeve.

Mëngjesin e datës 8 maj, pak orë para se Ministria të shtynte zgjedhjet në Universitet, aktivistë të Qëndresës Qytetare depozituan pranë Gjykatës Administrative një akt-padi për rrëzimin e urdhërit të Ministrisë për zhvillimin e zgjedhjeve dhe kanë kërkuar shfuqizimin e ligjeve përkatëse ,që tashmë janë anuluar.

Padia e ngritur nga studentë dhe Qëndresa Qytetare

Reagim pati edhe nga rektori Mynyr Koni, i cili i është drejtuar me një letër publike ministres Shahini, duke i kërkuar pezullimin e tyre, pasi janë në kundërshtim me ligjin dhe përjashtuese për studentët.

Edhe akademiku Artan Fuga, ka komentuar shtyrjen e zgjedhjeve. Fuga ka përgëzuar studentët, të cilët u organizuan duke krijuar fushatën #JoZgjedhjePaStudentë!, e cila ka qenë aktive gjatë gjithë këtyre ditëve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *