Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Athina prish katet e larta të hotelit që pengonte pamjen e Akropolit

Burimi: Helena Smith | The Guradian

Në një betejë të vazhdueshme për të shijuar pajmen e Akropolit kanë fituar qytetarët e Athinës të cilët e kanë përshëndetur vendimin për të prishur dy katet e larta të hotelit që pengonte pamjen e kësaj trashgimie kulturore të mbrojtur nga Unesco.

Hoteli i cili hapi dyert e tij vetëm para një viti, në pronësi të Coco Mat, ofronte një pamje të mrekullueshme nga taracat me pamje nga Akropoli, por qytetarët e zemëruar për bllokimin e pamjes e çuan çështjen në gjykatë.

“Ishte një vendim shumë i guximshëm. Akropoli është zemra dhe shpirti ynë, një pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë kulturore. Është shumë e rëndësishme që të gjithë mund ta shijojnë atë” tha kryetari i bashkisë i Athinës Kostas Bakojanis për vendimin e këshillit qendror arkeologjik të Greqisë (KAS).

Vendimi erdhi pas më shumë se një viti protesta për këtë çështje. Në prill banorët në Makriyianni, rrethi që ndodhet në jug të Akropolit, nisën luftën për krijimin e një peticioni online, me mbështetjen edhe të  rrjetit të aktivistëve Avaaz, duke i kërkuar qeverisë greke të ruajë zonën e deklaruar arkeologjike. Brenda pak ditëve 23,000 njerëz e kishin nënshkruar këtë apel.

Nxitur nga protestat këshilli arkeologjik i Greqisë u mblodh menjëherë. Pas gjashtë orësh debati të zhvilluar përmes telekonferencës, komiteti i ekspertëve arriti në përfundimin unanim se ndërtesa shumëmilionëshe do të duhej të ulet, në emër të mbrojtjes së simbolit të demokracisë perëndimore.

“Kur Akropoli dëmtohet, në thelb dëmtohet qytetërimi ynë. Akropoli është një simbol, nuk është thjesht një monument” tha Lina Mendoni, ministri grek i kulturës.

Këshilli arkeologjik vendosi, në mënyrë të pakthyeshme, që ndërtesa mund të ishte jo më shumë se 24 metra lartësi dhe do të duhej të prishej pjesërisht. Në 31.5 metra, hoteli ishte ndërtimi më i madh në Makriyianni, duke tejkaluar në madhësi Muzeun e ri të Akropolit.

Javën e kaluar gjykata më e lartë e Greqisë, Këshilli i Shtetit, vendosi, duke gjykuar se në të ardhmen, strukturat në zonë duhet të jenë 21 metra ose më pak.

“Të dy vendimet janë një fitore e madhe, dëshmi për forcën e shoqërisë civile dhe atë që njerëzit mund të bëjnë kur bashkohen” tha Andreas Papapetropoulos, avokati që përfaqëson këto fushata. Ne jemi me fat që gjykata u mblodh nën drejtimin e Katerina Sakellaropoulou shtoi ai, duke iu referuar gjykatëses së lartë të ndjeshme ndaj kauzave të mjedisit, që prej atëherë është edhe ndër vendimtaret më të mëdha në Greqi.

Kritikët argumentojnë se ndërtimi i hoteleve shumëkatëshe në bazë të sitit do të krijojë efektin e “një muri me ngritje të lartë” që rrethojnë Akropolin.

Në vitin 2012, në mes të krizës ekonomike të Greqisë, një kod i ri ndërtimi u miratua që lejonte ndërtesat më të mëdha dhe më të larta nëse ato plotësonin standardet “jeshile”. Investitorët shfrytëzuan rastin, duke iniciuar një valë ndërtimi në kryeqytet që më pas do të tërhiqte ardhjet rekord turistike.

Politikani i njohur Bakoyannis beson se asnjë pikëpamje nuk duhet të jetë ruajtja e një pakice të privilegjuar. “Në Londër ka Big Ben por ju mund ta shihni atë vetëm nga zona të caktuara, më të pasura. E njëjta vlen edhe për Parisin dhe Kullën Eifel. Por Akropoli ka një karakter unifikues. Ju mund ta shihni atë nga e gjithë Athina, pavarësisht nëse jetoni në një lagje të varfër ose në një lagje të pasur ” citoi  ai për The Guardian.

Se si ose kur pronarët e hotelit do të thirren për prishjen e kateve të sipërme ende nuk është zbuluar. Deri më tani ata nuk kanë reaguar publikisht ndaj vendimit të KAS, dhe kur u pyetën të komentojnë, ata nuk pranuan.

“Beteja jonë nuk ka mbaruar. Kjo fushatë nuk është kundër një, por çdo përbindëshi dhjetëkatësh nën hijen e kësaj faqe të lavdishme” u shpreh ariktektja Irini Frezadou.

Lexoni artikullin e plotë: https://www.theguardian.com/world/2020/may/11/athens-hotel-ordered-demolish-top-floors-blocking-acropolis-view-greece?fbclid=IwAR3pMKLfRdTwABwSaW0YMITKKnqySkCroI-Lg85PvG2QaDp_jfqBvxdAH2M

*Kjo ngjarje vjen në një moment kur qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të rrezikut që i kanoset pasurisë tonë kulturore, me prishjen e një sërë vilash në vetëm tre ditë dhe planet për prishjen e Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *