Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Artistët e pavarur aksion pranë Ministrisë së Kulturës, kërkojnë “pagën e luftës”

Një grup artistësh të pavarur kanë vendosur para Ministrisë së Kulturës disa pankarta, ku kërkuan të marrin një përgjigje lidhur me kërkesat e parashtruara gjatë periudhës së izolimit.

Prej fillimit të muajit mars, ku u shfaqën dy rastet e para me Covid-19, çdo formë për të gjeneruar të ardhura është bllokuar për këtë komunitet dhe ata janë përjashtuar nga paketat e miratuar prej Qeverisë.

https://www.facebook.com/111271547226304/videos/586886228605632/

Artistëve iu kërkua t’i hiqnin pankartat e vënë, por ata kanë kërkuar të komunikojnë me një përfaqësues të institucionit, në mënyrë që shqetësimi i tyre të mund të adresohet.

Më herët, në datën 21 prill, artistët kanë dërguar dy letra të hapura, Ministres së Kulturës dhe Kryeministrit, ku kanë paraqitur kërkesën për tu përfshirë në paketat e mbështetjes ekonomike.

Pak ditë më pas, pati një përgjigje nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Atyre iu kërkua një listë emërore, për të përshpejtuar procesin e hartimit të një plani, por pas kësaj komunikate nuk kanë marrë më asnjë lajmërim prej institucionit shtetëror.

Ne kemi ardhur jo se deshëm të vinim, por na ka shtyrë moskomunikimi i Ministrisë së Kulturës. Na ka kërkuar disa të dhëna, përafërsisht se sa artistë të pavarur janë. I kemi çuar një numër të saktë.

Ismail Shino, artist i pavarur; Foto: Fjori Sinoruka

Na kanë thënë që do shqyrtojnë një plan dhe deri më sot po kalon gati dita e 18-të dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thotë aktori Ismail Shino, i cili iu bashkangjit aksionit të zhvilluar në hyrje të ministrisë.

Një tjetër aktor, Xhino Musollari, tregon se komuniteti i artistëve të pavarur është lënë tërësisht në harresë dhe kërkon të marrë “pagën e luftës”, si një lehtësi ekonomike që u takon.

Jemi sot këtu për të kërkuar vëmendjen nga Ministria dhe nga instancat shtetërore për të bërë pagesën e luftës që i takon gjithsecilit. Jemi një komunitet totalisht i papërfaqësuar, totalisht i harruar. Jemi sot këtu për të kërkuar një përgjigje, çfarë do të ndodhë me fatet e gjithsecilit prej nesh”.

Xhino Musollari, artist i pavarur, Foto: Fjori Sinoruka

Xhulia Musagalliu, aktore dhe balerinë, shprehet se neglizhenca institucionale e panizon veçanërisht këtë grup, pasi ata marrin të ardhura përmes projekteve indoviduale dhe të pavarura.

Xhulia Musagalliu, artiste e pavarur; Foto: Fjori Sinoruka

Nuk po kërkojmë asgjë që ne nuk meritojmë apo diçka ekstra. Kjo është e gjithë puna që ne kemi bërë ndër vite. Ne duhet të na marrin në konsideratë. Ne jemi qytetarë, pastaj jemi artistë, kontribues të këtij vendi dhe të artit tonë që është gjë shumë e rëndësishme”, tregon Musagalliu.

Të tjerë artistë pohojnë se organizimi i sotëm vjen edhe sepse dëshirojnë të marrin një përgjigje nga institucionet rreth fatit të tyre.

Nuk është se jemi këtu vetëm për pagën e luftës, jemi për të mësuar se çfarë po bëhet e çfarë do të bëhet me ne, duke qenë se jemi të fundit. Praktikisht, edhe profesionin e kamarierëve, banakierëve që dimë t’i bëjmë, edhe ato i ka mbyllur Qeveria”, përfundon Ermir Hoxhaj, aktor.

Ermir Hoxhaj, artist i pavarur; Foto: Fjori Sinoruka

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *