Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagojnë institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare

Dje, Kryebashkiaku Erion Veliaj pohoi se të premten do të mblidhej Këshilli Bashkiak për të votuar vendimin mbi Teatrin Kombëtar. Por mbrëmjen e djeshme, një dokument i rrjedhur në media bëri me dije se në fakt Këshilli Bashkiak e kishte marrë vendimin për ta shembur godinën ekzistuese.

Bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit, e bërë një ditë para vendimit për ta shembur godinën ekzistuese, pra në 13 maj, 2020, u vendos që Teatri kombëtar duhet shembur.

Në videon e publikuar nga Kryebashkiaku Veliaj, shfaqen disa nga protestat e banorëve të Tiranës, në mbrojtje të hapësirave publike dhe godinave historike.

Ai i ka quajtur protestuesit “bllokues të çdo pune të mirë në Tiranë”.

Gjobiten aktivistët në mbrojtje të Teatrit

Dhjetëra qytetarë janë gjobitur dje, të cilët janë ndeshur duke ecur në këmbë pas orës 17.30, pa autorizim.

Është konstatuar në rrugë, duke lëvizur si këmbësor pa autorizim, në rrugën Said Toptani tek Pedonalja, duke mos respektuar fashën e orarit sipas Aktit Normativ”, shkruhet në një nga procesverbalet.

Reagime kombëtare dhe ndërkombëtare 

E themeluar në vitin 1963, Europa Nostra njihet sot si organizata më e madhe në mbrojtje të trashëgimisë në Evropë, me anëtarë nga 40 shtete.

Ne jemi me pasurinë kulturore të Evropës. Për këtë arsye e kundërshtojmë shembjen ilegale të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Teatri mbrohet nga ligjet kombëtare, nga shoqëria civile dhe ekspertët”, shkruhet në reagimin e tyre në Twitter.

We stand for Europe’s #culturalheritage. This is why we oppose the proposed illegal demolition of #NationalTheater in #Tirana, one of Europe’s #7MostEndangered sites.
The Theater is protected by national law & is strongly defended by civil society & experts
#EUValue #RuleofLaw pic.twitter.com/Tm7FW2ox19

— Europa Nostra (@europanostra) May 14, 2020

Në datën 24 mars, Teatri Kombëtar është përfshirë në listën e 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2020. Ky njoftim erdhi nga Europa Nostra dhe bëhet me dije se përfaqësues të saj do të ndihmojnë në gjetjen e financimeve për ta restauruar godinën ekzistuese të Teatrit.

Po ashtu, Presidenti Meta, në një komunikim me median ditën e sotme, ka theksuar se Teatri Kombëtar gëzon mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta dhe ligje të tjera ndërkombëtare.

Teatrin e mbron më mirë se kushdo tjetër, Kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombëtare. Më duket një marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin”, u shpreh Meta duke iu referuar vendimit të Këshillit Bashkiak.

Një tjetër reagim vjen nga Mariya Gabriel, Komisioneria Evropiane për Risi, Kërkim, Kulturë, Edukim dhe Rinisë. Gabriel ka theksuar se është i nevojshëm dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë rreth Teatrit Kombëtar, përpara se të merren vendime të pakthyeshme.

Dialogue with civil society and experts of #cultural heritage is necessary before taking an irreversible decision on #NationalTheatre #Tirana.
We strongly encourage all relevant national institutions to engage now in a constructive dialogue with heritage stakeholders. pic.twitter.com/DurTplnXdg

— Mariya Gabriel (@GabrielMariya) May 15, 2020

Komisioni Evropian po ashtu ka komentuar vendimin e prishjes së teatrit. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga Ana Pisonero, theksohet se Teatri Kombëtar është përfshirë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara dhe mbështesin nismën për ruajtjen e trashëgimisë.

Ndërsa mbështesim nismën si dhe synimin e saj kryesor, që është ruajtja e trashëgimisë kulturore evropiane, Komisioni Evropian nuk ndërhyn në procedurën e përzgjedhjes që menaxhohet nga Europa Nostra”, sqarohet në njoftim, ku i vihet theksi në zhvillimin e dialogut me palët e interesit.

E ndaluar me ligj e drejta e tubimit deri në 23 qershor, Komisioni Evropian bën thirrje që të respektohet e drejta për protestë paqësore.

Ambasada Britanike, ka mbështetur thirrjen e Komisioneres Mariya Gabriel për dialog, duke kërkuar që të gjitha palët e interesit të përfshihen.

Tobias Flessenkemper nga Qendra Evropiane për Zhvillimin e Politika Menaxheriale, duke iu referuar reagimit të prof. Florian Bieber, shprehet se mbrojtja e trashëgimisë është premtim i bërë prej vitin 1954.

Premtimi ynë ndaj njëri-tjetrit që prej vitit 1954 është: “Çdo palë kontraktuese duhet që objektet me vlerë kulturore europiane të vendosura nën kontrollin e saj t’i trajtojë si pjesë integrale e trashëgimisë së përbashkët kulturore të Europës dhe të marrë masa për t’i ruajtur ato” neni 5 i Konventës Kulturore Europiane”.

Our pledge to each other since 1954 “Each Contracting Party shall regard the objects of European cultural value placed under its control as integral parts of the common cultural heritage of Europe, shall take appropriate measures to safeguard them” art. 5 Eur. Cultural Convention https://t.co/TlCnXFwRKm

— Tobias Flessenkemper (@tobifle) May 14, 2020

Po ashtu, aktivistë të “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” i kanë drejtuar një ankesë institucionit të Avokatit të Popullit, ku kanë kërkuar nisjen e një hetimi administrativ dhe nxjerrjen e rekomandimeve për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar te Bashkia e Tiranës.

Avokatja e Popullit i është drejtuar me një kërkesa për informacion Këshillit të Ministrave duke i kërkuar dorëzimin e dokumentacioneve si relacionin e këtij projektvendimi, procesverbalin e mbledhjes ku është marrë ky vendim si dhe informacion nëse është ndjekur procedura e konsultimin me institucionet dhe publikun.

Kreshnik Merxhani, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri, dhe njëkohësisht arkitekt restaurator, përgënjeshtron disa nga argumentet që po përdoren për të treguar se Teatri Kombëtar duhet shembur, duke i vendosur ato përballë fakteve.

Organizata politike (OP) i është bashkuar reagimeve kundër prishjes së godinës, duke theksuar se Teatri mbart vlera kulturore, historike dhe se koha e ka vërtetuar se ndërtesa është e sigurtë.

Ashtu si shkatërrimi i stadiumit “Qemal Stafa” dhe rrëzimi i përditshëm i sa e sa vilave karakteristike të qytetit, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar do të bëhej vetëm për përfitimin e radhës të oligarkisë”, vijon OP.

Nisma Thurje ka ftuar qytetarët të mbrojnë Teatrin Kombëtar.

Në kohën kur gjykatat nuk funksionojnë dhe kur institucionet drejtohen si biznese personale të politikanëve, na lind detyra të gjithëve ta mbrojmë godinën edhe fizikisht”, thuhet në statusin e publikuar në rrjetin social Facebook.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *