Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shembet Teatri Kombëtar; Reagimet kundër dhunës së policisë ndaj aktivistëve dhe qytetarëve

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4.30, forca të shumta policie kanë nisur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental. Rezistenca e aktivistëve dhe qyetarëve kundër shembjes, ka sjellë që shumë prej tyre të shoqërohen në komisariat, ndërkohë që situata vijon e tensionuar.

Pasi fadroma nisi prishjen e godinës, një kordon me policë ka krijuar një perimetër rreth zonës, edhe pse përfaqësues të opozitës dhe qytetarë janë munduar ta thyejnë atë duke u konfrontuar vazhdimisht me policët. Dhuna e forcave policore ndaj protestuesëve është dokumentuar në video dhe foto të publikuara në rrjetet sociale.

Europa Nostra ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar duke e cilësuar këtë të sotmen një ditë të trishtë për trashëgimin kulturore dhe demokracinë.

Sad day for #CulturalHeritage in Albania & Europe.

Sad day for #Democracy & #RuleofLaw in Albania & Europe.

Early this morning, Albanian authorities arrested #civilsociety activists & started demolition of protected #NationalTheater in #Tirana#7MostEndangered #NotOurEurope pic.twitter.com/MPaex9YUEW

— Europa Nostra (@europanostra) May 17, 2020

Dhuna policore mbi gazetarët, artistët dhe qytetarët u denoncua edhe nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë duke e konsideruar turp qeverisës dhe akt mbi liritë themelore. Unioni kërkon me forcë venien para pergjegjësisë ligjore të urdhërdhënësve dhe të personave dhunues, pavarësisht me, apo pa, uniformë.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social Facebook duke e emëruar epsiodin e sotëm që damkë të zëzë për atë që ai e quan “mafie në pushtet”. Ndërkohë kreu i opozitës, Lulzim Basha njoftoi se grupi opozitar do të mblidhet sot për të marrë vendime politike.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *