Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton protestën e sotme në 16.30

Ditën e sotme në orën 16.30 është paralajmëruar një tjetër protestë për çështjen e Teatrit Kombëtar, e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Kjo protestë vijon pas përleshjes së djeshme midis policisë dhe qytetarëve, të cilët reaguan kundër shembjes së teatrit në orën 4.30 të mëngjesit nga fadroma e bashkisë.

Do të kërkojë mund, do të kërkojë kohë, do të kërkojë njerëz. Dhe mobilizimi nis që sot, me protestën që thërrasim për t’u realizuar në zonën në hyrje të pedonales në orën 16:30” shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook.

Aleanca ka informuar për protestën e sotme edhe ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca, me anë të letre, ku për më tepër është kërkuar edhe investigim ndërkombëtar mbi këtë çështje.

Ndërkohë pas ngjarjeve të djeshme ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në Twitter i cili deklaroi se nuk është as shenjtor, as i pagabueshëm, por nuk ka të bëjë me punët e errëta për të cilat akuzohet. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj gjatë ditës së sotme ka shpjeguar projektin e teatrit të ri dhe ka treguar se nuk ka pasur asnjë kërkesë për referendum.

Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!

— Edi Rama (@ediramaal) May 17, 2020

Edhe Këshilli Europian ka shprehur keqardhjen për mungesën e dialogut, ndër të tjera KE-ja thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë. Ndërsa ish-Presidenti i Këshillit Europian, tani President i Partive Popullore Europiane, Donald Tusk dënon shembjen e Teatrit Kombëtar, intimidimin dhe përdorimin e dhunës mbi mbrijtësit e Teatrit.

I condemn the demolition of the national theatre in Tirana on Sunday, which goes against European values such as conservation of cultural heritage, rule of law and transparent dialogue.

— Donald Tusk (@donaldtuskEPP) May 18, 2020


Protesta e djeshme ka pasur mbështetjen e artistëve dhe aktivistëve në Kosovë, të cilët janë mbledhur së bashku në sensibilizim të ngjarjeve në Tiranë.

Protesta e sotme është njoftuar edhe nga organizata të ndryshme si ajo e Vetëvendosjes, Organizata Politike dhe grupimi i quajtur “Mbro Parkun në Zallgjocaj”.

Mbyllen rrugët që të sjellin në Tiranë

Paralajmërimi i organizimit të protestës në orë 16:30 në hyrjen e pedonales në Tiranë ka mobilizuar qytetarët për t’u bërë pjesë e saj. Mirëpo policia rrugore ka vendosur mos lejimin e makinave që janë nisur në drejtim të Tiranës, duke vendosur post-blloqe kontrolli për çdo qytetar. Këto masa janë marrë sipas policisë, për shkak se Tirana është akoma një zonë e kuqe, ndërsa qytetarët shprehen se edhe pse kanë leje kalimi, ata sërish nuk janë lejuar të lëvizin në drejtim të Tiranës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *