Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagimi i mediave dhe institucioneve ndërkombëtare për prishjen e Teatrit Kombëtar

Jehona e prishjes së Teatrit Kombëtar u dëgjua në median online dhe televizive ndërkombëtare, si dhe reagime publike të figurave të rëndësishme të institucioneve politike dhe kultorore të vendeve evropiane.

E përditshmja “Il Fatto Quatidiano” shprehet se godina ishte një shembull ekselent i arkitekturës italiane, i ndërtuar në 1938. Në artikull citohet edhe fakti se është kërkuar reagim i institucioneve italiane për këtë çështje e cila tashmë nuk konsiderohet vetëm kulturore.

“Jemi të zhgënjyer nga Italia, është momenti për të ndërhyrë, presim akoma maksimumin” citohen në artikull aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Gazeta gjermane “Tageszeitung” ishte e para që e mbuloi lajmin e së dielës me hulumtime dhe një intervistë nga terreni, konkretisht me shkrimtaren Lindita Komani, aktiviste për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Pyetjet e gazetarit Mustroph kishin të bënin me aksionin e policisë dhe mënyrën se si aktivistët vazhduan mbrojtjen e Teatrit gjatë dy muajve të pandemisë.

Reagimet e ambasadave të vendeve perëndimore në Tiranë

Në rrjetet sociale kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe Ambasada Suedeze ajo Britanike dhe Gjermane për mungesën e dialogut, duke dënuar dhunën e ushtruar, si një mungesë të principeve bazë të demokracisë.

I share the same concern as @UKinAlbania, I am also deeply worried. We are here to support and follow. @SwedeninAL https://t.co/sB1iP7AMLC

— Elsa Håstad (@EHstad) May 17, 2020

Zëdhënësi i Komisionerit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështjeje.

“Kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren, duke vërejtur gjithashtu se ka pasur përdorim të forcës. Kjo gjithmonë duhet të mbetet proporcionale me rrethanat. Ne vazhdojmë t’u bejme thirrje të gjitha palëve qe të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin” citon ai.

Rrjeti i demokracisë rinore europiane  (EDYN) ka vënë theksin se prishja ka ndodhur në gjendjen e fatkeqësisë natyrore duke nxitur thyerjen e rregullave të distancimit social, si pasojë dhunimin e të drejtave dhe sigurinë e qytetarëve.

Në një intervistë për rëndësinë e godinës si akt i dhunimit të trashëgimisë kulturore për shoqërinë shqiptare është prononcuar edhe profesor Paolo Vitti, i angazhuar me Europa Nostra.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *