Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Çfarë po ndodh me zgjedhjet në Universitet?

Debati për zgjedhjet universitare gjithmonë e më shumë po i  përngjason “mish-mashit” të zgjedhjeve politike. Që prej fillimit të muajit maj, janë një sërë vendimesh e kundër vendimesh midis institucioneve të ndryshme që kanë shoqëruar procesin, të cilat kanë rritur pakënaqësinë e studentëve që nuk pranojnë zgjedhje përpara rikthimit në auditore.

Universitetet po mbajnë qëndrime të kundërta për zgjedhjet, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe kundërshtitë mes Rektorëve dhe Komisioneve Zgjedhore.

Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të pezullojë  deri në një vendim të dytë procesin e aplikimeve për organet drejtuese në zgjedhjet universitare.

Ky vendim është mirëpritur nga organizata Qëndresa Qytetare dhe kanë bërë thirrje që universitetet e tjera të ndjekin të njëjtat hapa.

Ndërkaq, Universiteti i Tiranës dhe ai i Durrësit vijojnë me procedurën e zgjedhjeve së kandidatëve për Rektor dhe Senatin Akademik.

Në urdhrin e datës 8.05.2020, të publikuar nga Ministrja Shahini, urdhërohej shtyrja e zgjedhjeve si pasojë e pandemisë.

Urdhëroj shtyrjen e datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, deri në një datë tjetër të caktuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.

Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit të zgjedhjeve të Universitetit të Tiranës, kanë vazhduar përgatitjet për zgjedhjet duke miratuar edhe listën e kandidatëve për rektor si dhe për anëtarë të senatit akademik të Universitetit të Tiranës.

Është për t’u përshëndetur fakti që senati akademik i universitetit të mjekësisë hyri në rrugën ligjore pasi po vijonte atë rrugë anti-ligjore me të cilën po vijon Universiteti i Tiranes dhe ai i Durrësit. Në rastin e Durrësit janë mbyllur aplikimet dhe presin datën e zgjedhjes për të filluar fushatën, ndërsa Universiteti i Tiranës është në një proces gjyqësor, ku studentët dhe bashkë me ne jemi në Gjykatën Administrative për të kundërshtuar paligjshmërinë që po rrjedhin njëra pas tjetrës”, u shpreh Rigels Xhemollari për Citizens Channel.

Xhemollari pohon se duhet Universiteti i Durrësit dhe ai i Tiranës duhet të ndërpresin procesin zgjedhor pasi mund të ketë pasoja ligjore, duke marrë parasysh se vendimet janë marrë në kundërshtim me rregulloren.

Rigels Xhemollari

Ne presim që këto dy universitete, senatet e tyre të pezullojnë procesin, të kthejnë në pikën zero të gjithë procesin zgjedhor ose më pas do vazhdojmë procesin zgjedhor i cili tashmë ka nisur. Presim një vendim gjykate që do të ishte me pasoja akoma më të rënda për personat që kanë marrë këto iniciativa pasi nëse gjykata vendos që këta persona kanë kryer veprime të pavlefshme dhe të paligjshme, atëherë lind e drejta, ashtu siç dhe rektori vetë ka vepruar, t’i padisë për shpërdorim detyre“.

Hap pas hapi, të gjitha vendimet e mara për zgjedhjet në Universitet

  • Janar 2020 (Përpara mbylljes së shkollave për shkak të COVID-19); Data 8 maj 2020 caktohet si dita e zgjedhjeve për organet drejtuese dhe Këshillat Studentore në Universitetet Shqiptare
  • 26 mars 2020: Ministria e Arsimit udhëron zëvendësimin e datës së zgjedhjeve më 12 qershor dhe fillimin e fushatës me 11 maj.
  • 14 prill: Rektori i Universitetit të Tiranës, pezullon zgjedhjet në këtë universitet deri në përfundimin e gjendjes së pandemisë.
  • 30 prill: Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës (UT), vendos hapjen e procesit për regjistrimin e kandidatëve për “Rektor” dhe “Anëtar Senati” në UT.
  • 30 Prill: Studentët nisin një fushatë online të quajtur #Jo Zgjedhje pa Studentë në të cilën pretendojnë se procesi është i parregullt dhe në shkelje të ligjit, duke qenë se auditorët do jenë bosh.
  • 4 Maj: Unioni i Këshillave Studentore kërkon zyrtarisht shtyrjen e zgjedhjeve me argumentin KIZ ka shkelur rregulloren, e cila në pikën 1 germa b, ndalon nisjen e procesit në raste fatkeqësish natyrore
  • 6 Maj: Rektori i Universiteti i Tiranës shkarkon nga detyra pesë pedagoget anëtarë të KIZ
  • 8 Maj: Studentë dhe aktivistë të Qëndresës Qytetare depozitojnë padi pranë Gjykatës Administrative për rrëzimin e Urdhrit të Ministrisë së Arsimit mbi datën e re të zgjedhjeve.
  • 8 Maj: Pak orë më vonë, Ministrja e Arsimit Besa Shahini urdhëron shtyrjen edhe një herë të datës së zgjedhjeve me një afat të pacaktuar, por nuk pezullon kandidimet.
  • Ndërkohë Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në UT, ka miratuar listat e kandidatëve për rektor dhe senat akademik.
  • 11 Maj: Studentët dhe Qëndresa Qytetare i shtojnë një tjetër pikë objektit të padisë së dërguar 3 ditë më parë: Shpalljen të pavlefshme të vendimeve të KIZ
  • 19 Maj: Ndërkohë Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë pezullon procesin e aplikimeve për kandidatët në zgjedhje.
  • 19 Maj: Komisioni i Zgjedhjeve në Fakultetin e Drejtësisë shpall listat e kandidatëve për zgjedhje
  • 22 Maj: Senati i Universitetit të Tiranës e konsideron të pavlefshëm vendimin e Rektorit të datës 6 maj, për shkarkimin e anëtarëve të KIZ.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *