Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Biseda online: “Të kuptojmë dhunën me bazë gjinore”

Titulli: Të kuptojmë dhunën me bazë gjinore
Data: 9 dhe 11 qershor
Ora: 18:00-19:30
Vendi: Online (Zoom)
Afati i regjistrimit: 7 qershor

Citizens Channel ofron hapësira online për të fuqizuar zëra të përgjegjshëm qytetarë, në përputhje me vlerat e tolerancës, respektimit të të drejtave të njeriut dhe një shoqërie gjithëpranuese.

Sot që jetesa e qindra vajzave dhe grave është rënduar për shkak të humbjes së vendeve të punës, mungesës së aksesit në shërbime, rritjes së vulnerabilitetit ndaj formave të ndryshme të dhunës etj. si pasojë e COVID-19, është e rëndësishme të kuptojmë dhe të flasim për pabarazitë gjinore në shoqërinë tonë.

Për këtë arsye, ftojmë të gjithë të rinjtë 16 – 30 vjeç që angazhohen në komunitetet lokale apo që duan t’i kushtojnë kohën e tyre përmirësimit të rolit të gruas në shoqëri, të mësojmë nga eksperiencat dhe diskutojme me njeri-tjetrin mbi format, shkaqet dhe pasojat e dhunës me bazë gjinore në vendin tonë.

“Të kuptojmë dhunën me bazë gjinore” është një cikël bisedash online me Enkeleda Sako, Psikologe; Deni Sanxhaku, Aktiviste; Marinela Gremi, Gazetare/Aktiviste; Entenela Ndrevataj Gazetare e Citizens Channel; Erisa Kryeziu, Gazetare e Citizens Channel, që do të trajtojë:

Biseda e parë, 9 Qershor 2020

  • Çfarë na çon drejt dhunës me bazë gjinore? Faktoret bazë që duhet t’i njohim të gjithë;
  • Ndryshimi i pozitës së gruas në shoqërinë shqiptare ndër vite dhe lëvizja feministe;
  • Ndikimi psikologjik i dhunës në familje apo në një marrëdhënie mes të rinjsh, tek rritja e tyre.

Biseda e dytë, 11 Qershor 2020

  • Rëndësia e edukimit dhe punësimit të grave dhe vajzave për fuqizimin e tyre;
  • Media dhe interneti, po e përmirësojnë apo përkeqësojnë dhunën ndaj grave?
  • Nga t’ia fillojmë? Si të angazhohemi dhe çfarë të ndryshojmë në komunitetet tona të vogla?

Për t’u bërë pjesë e diskutimeve, regjistrohu këtu deri në datë 5 Qershor 2020:

https://forms.gle/6wJBsMUm9zxzp1cPA

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth dhunës gjinore për të qenë advokues të jetës suaj apo vajzave dhe grave të tjera në shoqëri, për të bërë një ndryshim në familje, lagje, shkollë apo shoqëri, ju ftojmë të merrni pjesë në këto dy pasdite interaktive mes të rinjve. Citizens Channel, është gjithmonë i gatshëm për të promovuar zhvillimin e iniciativave të drejta qytetare.

Personat e regjistruar do të kontaktohen për më shumë detaje mbi axhendën dhe platformat për zhvillimin e bisedave online.

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

One Response

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *