Kuta, një fshat në zonën e Mallakastrës mund të shndërrohet në fshatin e parë që plotëson nevojat për energji elektrike përmes paneleve diellore.

Organizata mjedisore EcoAlbania në bashkëpunim me “Riverwatch” dhe “EuroNature”, kanë nisur një fushatë online për ta bërë realitet këtë projekt.

Nisma vjen si një formë proteste ndaj ndërtimit të Hidrocentralit të Poçemit në luginën e Vjosës. Ndërtimi i këtij HEC-i do të kishte efekt shkatërrues për ekonominë e Kutës, duke përmbytur një sipërfaqe të madhe të tokave.

Në këto kushte fushata për mbledhjen e fondeve, e krijuar në muajin maj, synon të mbledhë një shumë totale prej 48 mijë eurosh për të krijuar një burim të pastër energjie në këtë zonë por edhe për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Vjosës. Deri më tani janë grumbulluar 1,267 euro.

Besjana Guri nga EcoAlbania shprehet se Shqipëria ka shumë potencial të pashfrytëzuar të energjisë diellore dhe kjo formë rigjenerimi energjie është tepër miqësore për mjedisin. E pyetur për zhvillimin e procesit të kontributeve ajo theksoi se çdo donacion është i rëndësishëm për këtë projekt komunitar.

Besjana Guri

“Mbledhja e fondeve online është vetëm një prej mënyrave të planifikuara nga ne, e cila ka si qëllim jo vetëm mbledhjen e fondeve por edhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe në veçanti të lumit të fundit të egër në Evropë – Vjosës.  Ndërsa për arritjen e objektivit final, ne do të kërkojmë mbështetjen edhe nga donatorët më të rëndësishëm në vend”,  u shpreh Guri për Ciztizens Channel.

Vjosa – Lumi i fundit i egër në Evropë; HEC-et përballë rezistencës së banorëve

Tentativat për zyrtarizmin e projektit, për krijimin e hidrocentralit të Poçemit kanë nisur që në prill të vitit 2015,  kur Ministria e Mjedisit publikoi një deklaratë ku flitej për një investim total rreth 160 milion euro. Sipas investigimit të BIRN dëgjesa publike për këtë çështje është realizuar në një qytet që nuk preket aspak nga ndërtimi i HEC-it të Poçemit dhe asnjë prej pjesëmarrësve nuk ishte banor i këtyre zonave.

Në Maj të 2017 , EcoAlbania së bashku me organizatat, Riverwatch nga Austria dhe EuroNatur nga Gjermania, si dhe 38 banorë të zonave të prekura paditën në dhjetor Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe kërkuan pavlefshmëri absolute të procedurave koncensionare,

Gjykata Administrative e Tiranës pranoi aktpadinë, duke nxjerrë të pavlefshme Deklaratën Mjedisore të lëshuar nga Ministri Lefter Koka për projektin, urdhërat e Ministrit Damian Gjiknuri për dhënien e konçesionit si dhe vetë kontratën e konçesionit.

Në vijim të ngjarjeve, një sërë organizatash ndërkombëtare raportuan për rrezikun që i kanosej një prej sistemeve natyrore me rëndësi siç ishte lumi i Vjosës. 228 shkencëtarë nga e gjithë bota, firmosën një kërkesë drejtuar qeverisë shqiptare, që të paktën për 3 vjet, në lumin e Vjosës të mos ndërtohet asnjë Hidrocentral, për sa kohë që nuk ka studime të mirëfillta që tregojnë ndikimet që duhet të kishte ndërtimi i hidrocentraleve në këtë lumë.

Në mbështetje të kauzës ka qenë edhe kompania amerikane “Patagonia” e njohur për angazhimin në çështjet mjedisore, e cila ka realizuar dokumentarin “Blue Heart”. I cili nis me rezistencën e banorëve të Vjosës për t’i shpëtuar shkatërrimit.

https://www.facebook.com/PatagoniaEurope/videos/943829712739383/?t=304

“Ky është një nga lumenjtë më të egër në Evropë. Por ende edhe për sa kohë?” ka qenë reagimi i aktorit të famshëm Leonardo Di Caprio i cili njihet për aktivizmin e tij në mbrojtje të natyrës.

View this post on Instagram

#Regram #RG @apnews: This is one of Europe’s last wild rivers. But for how long?⁠ ⁠ The Vjosa river runs through the forest-covered slopes of Greece’s Pindus mountains to Albania’s Adriatic coast.⁠ ⁠ Albania’s government has set in motion plans to dam the Vjosa to generate much-needed electricity for one of Europe’s poorest countries, with the intent to build eight dams along the main river.⁠ ⁠ It’s part of a world hydropower boom, mainly in Southeast Asia, South America, Africa and less developed parts of Europe. Some tout hydropower as a reliable, cheap and renewable energy source that helps curb dependence on planet-warming fossil fuels. But some recent studies question hydropower’s value in the fight against global warming. Critics say the benefits of hydropower are overstated — and outweighed by the harm dams can do.⁠ ⁠ Dams block the natural flow of water and sediment. They also can change the chemistry of the water and cause toxic algae to grow. Rivers are a crucial part of the global water cycle. They act as nature’s arteries, carrying energy and nutrients across vast landscapes, providing water for drinking, food production and industry.⁠ ⁠ For more, visit the AP news story.⁠ ⁠ #APVideo Felipe Dana @felipedana ⁠

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio) on

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu