Vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës në muajt Mars-Maj 2020 u morën në shkelje të ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe në mungesë të transparencës e pjesëmarrjes qytetare.

Raporti i publikuar nga Qëndresa Qytetare, ngre shqetësimin se ngjarje të rëndësishme si prishja e shkollës “Sami Frashëri”, tjetërsimi i rrugës “Myslym Shyri” apo edhe shembja e Teatrit Kombëtar, u  vendosën pa konsultim me grupet e interesit dhe banorët e zonave të prekura.

Shembjet në kohën e pandemisë: Shkolla “Sami Frashëri”

“60 vjet shkollë dhe nostalgji e brezave të shumë artistëve, figurave publike,politikanëve të cilët nuk u dakortësuan me këtë veprim të Bashkisë Tiranë, i cili u shoqërua me reagime dhe debate të shumta për të ruajtur vlerat e këtij objekti dhe memories kolektive, të cilët e përcollën shembjen e këtij objekti me polemika” citohet në raport nga komentet e komunitetit përkatës.

  • Qytetarët nuk u pyetën dhe nuk pati konsultim me banorët e lagjes, apo ata të cilët e frekuentojnë shkollën.
  • Nuk u realizua një debat publik pasi shkolla  u shemb vetëm tre ditë pas marrjes së vendimit në Këshillin Bashkiak. Qytetarët nuk patën mundësi as të informohen mbi veprimin në kohë pandemie.

Shembjet në kohën e pandemisë: Teatri Kombëtar

Edhe pse Teatri Kombëtar u përfshi në listën e shtatë vendodhjeve më të rrezikuara në Europë për vitin 2020 nga Europa Nostra kjo nuk e ndaloi Bashkinë e Tiranës të shembte godinën. Pavarësisht qëndresës së aktivistëve, fadroma në orët e para të mëngjesit të datës 17 Maj shembi objektin kulturor më të diskutuar të kohëve të fundit. Protestat e qytetarëve për të kundërshtuar aksionin e Bashkisë Tiranë vijuan për ditë me rradhë dhe aktualisht Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon takime nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke shpërndarë një peticion për rindërtimin e godinës aty ku ishte, ashtu  siç ishte.

 

Myslym Shyri, rruga tregtare që u zgjua me korsi biçikletash:

E njëjta gjë edhe me korsitë e biçikletave në rrugën “Myslym Shyri”, ku punimet u kryen gjatë natës dhe tregtarët u zgjuan me një korsi të bllokuar, e cila më parë shërbente për parkim. Ky veprim solli pakënaqësinë dhe protestën e bizneseve, të cilët ulën qepenat në për të kundërshtuar këtë projekt.

600 mijë euro shtesë, për pastrim dhe transport

Këshilli Bashkiak, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca këshillimi me komunitetin, të cilat janë të detyrueshme dhe paraqiten në nenin 54, pika e.
Situata e pandemisë e ka detyruar Këshillin Bashkiak të marrë vendime mbi ndihmat ushqimore, proceset e pastrimit, dizinfektimit, apo lehtësirat për bizneset. Rishikimi i kontratave me operatorët e pastrimit, të cilët kryenin dezinfektimin e koshave i kushtoi Bashkisë 468 000 euro shtesë vetëm për 60 ditë, ndërsa transporti i mjekëve në kohë pandemie vetëm për dy kompani transporti i kushtoi Bashkisë 108 000 euro. Pavarësisht se bashkia shpenzoi fonde shtesë për këro shërbime kjo nuk u shoqërua me ndryshime në buxhetin e bashkisë për vitin 2020.


Përsa i përket mbështetjes ndaj biznesit, përjashtim bën vetëm baret dhe lokalet të cilat shfrytëzuan hapësirën publike deri në muajin Prill, ndërsa për taksat dhe tarfiat e tjera vendore pati shtyrje të afatit deri në muajin qershor 2020.


Gjatë këtij monitorimi u evidentua edhe fakti i mungesës së transparencës së publikimit të vendimeve dhe projekt vendiemve paraprake nga ana e Këshillit Bashkiak Tiranë, dokumenta të cilat janë detyrim ligjor sipas nenit 15 të ligjit për Vetqeverisjen Vendore.
Këshilli Bashkiak Tiranë në tre muaj mori 30 vendime për prishje dhe tjetërsime pronash të qytetit por nuk realizoi asnjë konsultim me qytetarët.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https://qytetarin.com/wp-content/uploads/2020/06/final.pdf

 

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu