Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Durrësi pushtohet nga plehrat – “Në pritje të inceneratorit të Tiranës”

Prej disa ditësh mbetjet urbane notojnë në çdo lagje të Durrësit, që nga zonat më periferike deri në bulevardin kryesor e shëtitoren “Taulantia”. Situata u krijua pas vendimit për të mbyllur vend depozitimin e Porto Romanos, pa caktuar ende një opsion tjetër për grumbullimin e mbetjeve të qytetit.

Qytetarët shprehen se në kushtet e gjëndjes së fatkeqësisç natyrore, ky grumbullim masiv plehrash është i rrezikshëm për shëndetin e tyre. Vjollca Zylyfi, e papunë, banuese e lagjes shtatë shprehet se është ankuar edhe tek punonjësit e komunës por zëri i saj ka rënë në vesh të shurdhët.

“Mirë që nuk vjen njeri, por edhe kur shkojmë ankohemi na mbyllin dyert para syve. Kur duan votat vinë, tani nuk duket askush. Mirë pagën e luftës nuk po e marrim po të na heqin plehrat të paktën. Qeveria do të marri plehrat e Italisë, kurse plehrat tona po na i lë në derë”, tha ajo për Citizens Channel.

Vjollca Zylyfi

Farie Koçi banuese e lagjes tetë, sanitare në spitalin rajonal të Durrësit, shprehet se është e pamundur të hapin dyert  dhe dritaret e shtëpisë për ajrosje pasi aroma e mbetjeve është aq e rëndë sa e gjithë zona kundërmon.

“Për çfarë shërben maska në fytyrë kur ne e kemi virusin përpara derës? Ne paguajmë taksat dhe nuk kemi as shërbimin më minimal, jetik, pastrimin e koshave, mirëmbajtjen e mjedisit. Ose të paktën të na kishin lajmëruar që kaq ditë do të jetë kjo gjendje, ne nuk dimë as sa do zgjasë”.

Farie Koçi

Ndërsa Tushe Shuli e cila punon në një biznes të vogël në të njëjtën zonë, tregon se banorët, duke menduar për një zgjidhje të çastit, i vuri flakën plehrave ndërkohë tymi e ndoti më keq ambientin dhe ajo vetë e kishte të pamundur të shiste për disa orë pasi nuk e hapte dot dërën e dyqanit.

Mungesë fondesh për transferimin e mbetjeve në Sharrë

Pas shumë protestash nga banorët, zona e Porto Romanos nuk do të shërbejë më si portë pritëse për mbetjet e Durrësit, por që pas tërmetit të 26 Nëntorit kanë nisur punimet për konkretizimin e projektit Eko – Park, që synon ta transformojë Porto Romanon në një zonë të gjelbër.

Gjatë inspektimit të punimeve të projektit kryeministri Rama u shpreh se duhet menaxhuar situata e mbetjeve, në mënyrë që të mos shkarkoheshin më në Porto Romano por të dërgohen në landfillin e Tiranës.

Në lidhje me menaxhimin e situatës kaotike të krijuar  Bashkia e Durrësit deklaron se i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm për të transferuar mbetjet në vend depozitimin më të afërt me Durrësin, por ende nuk është marrë një përgjigje nga kërkesa në fjalë.

Si zgjidhje momentale është konisderuar shkarkimi i mbetjeve në zonën e Manzës, por kjo ka shkaktuar irritim te banorët duke e kundërshtuar hapur këtë vendim. Ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk kanë lejuar asnjë kamion të derdhë mbetje aty.

Shumë pak mbetje për shumë incernatorë

Vitet e fundit qeveria është angazhuar në një sërë projektesh koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve në vend, përmes formës së partneritetit publik-privat. Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Waste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Ai është në ndërtim e sipër, pas disa vonesave nga protestat e banorëve në zonën e Vërrisë. Së fundi incernatori më i madh i Tiranës (ku duhet të depozitohen dhe mbetet e Durrësit).

Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kapaciteti total mesatar i përpunimit do të iste në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit.

Në janar të këtij viti, edhe bizneseve dhe familjeve të Tiranës iu rrit tarifa e pastrimit me 15-64%, ku një nga argumentet ishte dhe hyrja në fuqi e kontratës së re të inceneratorit.

Shqipëria rënditet e gjashta nga të dhënat e Eurostat, për sa i përket mbetjeve të depozituara në landfille çdo vit, me 275 kg/person, nga 520 kg/person që është niveli më i lartë i shënuar, i arritur nga Malta.

Në Shkurt të 2019, 20 organizata me fokus mjedisin dhe riciklimin në Shqipëri kundërshtuan kontratën e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit në Tiranë. Ky vendim u konsiderua  nga organizatat si një proces jo transparent, në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe evropiane për menaxhimin e mbetjeve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *