Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Financat e Bashkive të varura nga taksat e ndërtimit; Mbi 70% e buxheteve shkon për paga

Co-Plan, Instituti i Zhvillimit të Habitatit publikoi pka ditë më parë raportin mbi financat publike vendore në Shqipëri. Ky raport nxjerr në pah se pjesa dërrmuese e fondeve që bashkitë kanë në dispozicion, përdoren për paga dhe shpenzime të tjera administrative dhe vetëm një pjesë e vogël kthehet në investime kapitale. Konkretisht për çdo 100 lekë të shpenzuara, 71 lekë shkojnë për shpenzimet operative apo paga ndërsa 29 lekë shkojnë për investime.

Raporti analizon 61 bashkitë e vendit që operojnë në kushte të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme, sipas lokaliteteve.

Nga përfundimet e raportit, 61 bashkitë shpenzuan mesatarisht 30,514 lekë për frymë përgjatë vitit 2019 ndër të cilat, 21,645.2 lekë u përdorën për mbulimin shpenzimeve të personelit, operative dhe të tjera; rreth 8,868.5 lekë u përdorën për investime.

Dr. Merita Toska, eksperte e financave dhe zhvillimit ekonomik, shprehet se gjatë vitit 2019 diferencat e theksuara mes bashkive vijojnë të jenë shqetësuese, pasi kapacitetet e tyre për të gjeneruar të ardhura janë parakusht për sigurimin e vijimësisë së ofrimit të shërbimeve publike vendore si dhe përballimit të goditjeve të brendshme apo të jashtme të papritura.

Merita Toska

“Viti 2019, shënoi dy momente të rëndësishme: zgjedhjet vendore të qershorit dhe tërmetet e njëpasnjëshme të shtatorit dhe nëntorit. Ndonëse efekti i këtyre të fundit nuk vlerësohet të ketë patur efekte domethënëse në kahun e të ardhurave për vitin 2019, efektet pritet të jenë më të ndjeshme në vitin 2020 dhe 2021. Nëse shtojmë këtu dhe problematikat pasojë të pandemisë së COVID-19, atëherë mund të themi që situate për financat publike vendore është tepër serioze”, tha ajo për Citizens Channel.

Ekspertja Toska liston ndër problematikat kryesore  faktin se të ardhurat vendore vijojnë të përcaktohet nga një numër i kufizuar taksash si ajo endikimit në infrastrukturë, taksa për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat.

“Bashkitë e mëdha ‘të varura’ nga industria e ndërtimit” 

Në vitin 2019 rreth 46.8% e të ardhurave totale nga taksa mbi ndërtimet e reja u mblodh në Bashkinë Tiranë, ndjekur nga Bashkitë Durrës (6.4% ndaj totalit) dhe Vlorë (4.6% ndaj totalit)

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është shndërruar në një burim të qenësishëm i të ardhurave në buxhetet vendore, veçanërisht në bashkitë e mëdha si Tirana, Durrësi, Lezha etj.

Ndër përfundimet e raportit theksohet se natyra ciklike e kësaj takse e ndërthurur me përqendrimin e të ardhurave prej saj në bashkinë Tiranë mund të krijojë probleme afatgjata.

Mund të ndodhë që në prani të vështirësive financiare bashkitë të zhvendosin preferencat për likuiditet në terma afatshkurtër, në kurriz të zhvillimit afatgjatë. Diferencat dhe pabarazitë në kapacitetin fiskal të bashkive mund të kushtëzojnë shërbimet publike dhe përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore si tërmetet e 2019.

Problemi i detyrimeve të prapambetura: 

Detyrimet e prapambetura të bashkive janë konstatuar që në vitin 2015. Në fund të këtij viti, totali ishte rreth 12.1 miliardë lekë sipas Ministrisë së Financave.  Në tre vitet e fundit stoku shënoi ulje, duke u përgjysmuar në rreth 6 miliard lekë, por viti 2019 e rriti sërish në shumën totale prej 8.2 miliardë.

Stoku aktual rezulton të jetë rritur rreth 1,4 miliardë lekë ose rreth 20.7%. Niveli më i lartë i stokut të detyrimeve të prapambetura u rregjistrua në Bashkinë Tiranë me 1.7 miliardë lekë.

Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *