Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aleanca për Mbrojten e Teatrit tjetër kallëzim në SPAK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vijuar kallëzimet penale në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sot aktivistë të Aleancës kanë kallëzuar pranë Prokurorisë Speciale (SPAK), Edi Ramën, Erion Veliajn, Sandër Lleshajn, Ardi Veliun, Arbjan Maznikun, Toni Gogun, nëpunës civilë të bashkisë Tiranë, kryeinspektoren e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, inxinierë dhe funksionarë të Insitutit të Ndërtimit, si dhe çdo person që ka pasur lidhje me shembejn e Teatrit.

Përfaqësues të Aleancës u shprehën se do t’i shkojnë deri në fund kësaj kauze.

Ne kemi një shprehje në anët tona ‘Të ardhtë pas qafe’. Edhe neve do tu rrimë pas qafe të gjithë atyre që kanë kryer atë krim monstruoz për të cilin është lemerisur e gjithë bota. Këta gënjejnë nga mëngjesi në darkë“,- u shpreh regjisori Edmond Budina.

Ndër të tjera ai shtoi se deklaratat e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nuk qëndrojnë në koherencë me njëra tjetrën në lidhje me veprimet e policisë dhe forcave Renea.

Ju e keni parë që kryeministri tha që forcat renea nuk kanë qenë fare në teatër, ndërkohë që ministri i brendshëm thotë se kanë qenë sepse kishin të dhëna për eksploziv. Po mirë, shërbimin informativ ku e kishe ti ministër i brendshëm që kishte eksploziv . Pastaj si fute njerëz, si e shëmbe atë duke menduar se aty kishte eksploziv . Si nuk fute forcat gjeniere për ta pastruar atë zonë dhe pastaj të bëje të gjithë këto eprime që ek bërë. Këtu ka një monstruozitet të jashtëzakonshëm“,-tha Budina.

Për aktorin Neritan Liçaj, rasti i Teatrit është rasti më i mirë edhe për institucionet e reja të drejtësisë, për të treguar pastërtinë e tyre.

“Rast më të mirë për organet e reja të drejtësisë, për të treguar që kanë dalë vërtet nga nëj proces i pastër , sesa rasti i teatrit nuk ka. Prandaj SPAK-u ka rastin më të mirë për të trajtuar një ceshtje qytetare sic është ku ska aspak politikë sic pretendohet , përkudnrazi ata na sulmuan politikisht dhe forcërisht”,-shtoi  Liçaj.

Regjisori Budina theksoi se kallëzimet do të vazhdojnë, ndërsa do të ishte mjaft i lumtur nëse SPAK-u do t’i kishte filluar vetë hetimet, pa qenë nevoja për kallëzime.

Referuar dy kallëzimeve të para drejtuar SPAK-ut, aktivistët u shprehën se të dyja dosjet janë bashkuar dhe kanë filluar hetimet.

Kallëzimi i sotëm i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit vjen fill pas kallëzimit të fundit në muajin maj pranë SPAK

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *