Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Maturantët në protestë para Ministrisë së Arsimit: “Teza e gjuhës shqipe dhe letërsisë jashtë programit”

Dhjetëra maturantë janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të shprehur pakënaqësinë me provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë të zhvilluar ditën e djeshme.

Sipas tyre, provimi që ishte hartuar ishte i vështirë dhe shumë nga pyetjet pjesë të tij nuk kishin përmbajtjen e duhur për njohuritë për të cilat po testoheshin.

“Provimi i letërsisë na zhgënjeu vërtet, ishte shumë i vështirë dhe ishte shumë jashtë programit. Na është thënë se do të ishte 40% gjuha dhe 40% letërsia dhe pjesa tjetër me shkrim, por papritur na doli që në test kishte pyetje logjike, si për shembull pyetja se çfarë do bënte Turi në situtën ku ndodhej, ose vajza që kishte hipur në një shkëmb dhe duhet ta gjenim në cfarë sfide ishte vajza duke u ngjitur në shkëmb”,- u shpreh një nga maturantet e gjimnazit Andon Zako Çajupi në Tiranë.

Maturantët shprehen se provimi ishte më i vështirë se vitet e tjera, kjo pasi pyetjet ishin subjektive dhe kërkohej përgjigje qarkimi i vetëm një alternative.

Ishte një test relativisht i vështirë, një nga testet më të vështira që kanë rënë në maturë më përpara. Kishte pyetje krejt pa lidhje dhe mund të them që mund të cilësohej si test psikologjie dhe jo një test gjuhë-letërsie. Pyetjet ishin shumë subjektive ndërkohë që ishin me alternativa dhe njëra prej alterantivave duhej të ishte e saktë, por nuk mund të ishte e saktë përderisa secili nga nxënësit duhet të jepte mendimin e tij”,– tha për Citizens Channel maturantja e shkollës Besnik Sykja.

Me këtë protestë ne pretendojmë të paktën që testi të ribëhet, por të jetë një test më i lehtë se ai që ishte”, -përfundoi më tej ajo.

Thirrjet në kor “ministria e turpit”, “matura pa maturë” ishin ato që shoqëruan grumbullimin e sotëm pranë Ministrisë.

Peticion  për rishikimin e provimit

Gjatë protestës, disa prej maturantëve tentuan të hynin brenda ministrisë për ti dorëzuar ministres një peticion me 6 kërkesa, por nuk u lejuan. Ndërkohë peticioni kaloi dorë më dorë për tu firmosur nga studentët e pranishëm.

Në peticion përcaktohej se teza përmbante koncepte të panjohura, pyetje të pakuptueshme dhe të paqarta, ndryshe nga testi model i prezantuar më herët nga MASR.

Gjashtë pikat e kërkuara nga maturantët drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ishin:

1.Zgjerimi i kufijve të notave

2.Nota e provimit të letërsisë të llogaritet me 40% të notës aktuale të provimit dhe 60% të notës së letërsisë së gjimnazit

3.Hartuesit t’i përmbahen kompetencave bazë të nevojshme për studimet universitare apo për ecurinë e mëtejshme në jetë.

4.Për klasat e 12-ta,  në muajin e parë të vitit akademik të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve të testit, që ky model të ndihmojë në mënyrë korrekte për provimin e lëndës

5.Nxjerrja e celsit të provimeve të mëtejshme brenda 2 orësh mbas mbarimit të testit.

6.Në përgatitjet e testeve të merret mendimi nga një përfaqësi e mësuesve të lëndës së letërsisë nga gjimanzet e Shqipërisë me mbi 400 maturantë.

Peticioni drejtuar Ministrisë së Arsimit

Qendra e Shërbimeve Arsimore: “Testi i Maturës Shtetërore 2020 është mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar”

Pas protestës së zhvilluar sot nga maturantët ka reaguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila është hartuese e tezave të maturës shtetërore.

Sipas QSHA-së nuk ka asnjë pyetej jashtë programit mësimor sikudnër kanë deklaruar maturatnët, ndërsa kanë ftuar maturantët të sjellin ankesat konkrete për pyetjet që mendojnë se janë jashtë këtij programi në mënyrë që të adresohen duke i hequr nga vlerësimi.

Sipas QSHA testi nuk ka asnjë gabim shkencor, ndërsa bëri me dije se provimet e tjera në ditët në vijim do të kenë një kohëzgjatje prej dy orë e gjysmë, ndyshe nga dy provimet e para që u mbajtën për dy orë.

Menjëherë pas reagimit të QSHA-së ka reaguar edhe minsitrja e arsimit, Besa Shahini e cila e ka konsideruar protestën e sotme të iniciuar politikisht nga opozita shqiptare.

“Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”! Megjithatë, keqardhja për nxënësit “protestues” më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido. Ata janë opozita politike e vendit!,-tha Shahini.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *