Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Dhuna me bazë gjinore” bën pjesë aktive të bisedave online 87 të rinj

Të kuptojmë dhunën me bazë gjinore” ishte tematika kryesore e cila mblodhi dhe angazhoi dhjetëra të rinj në biseda online, përgjatë javës që shkoi.

Hapësira online e Citizens Channel dedikuar dhunës me bazë gjinore synoi të formonte dhe fuqizonte zëra të përgjegjshëm qytetarë, me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e tolerancës dhe drejtimit drejt një shoqërie gjithëpranuese.

Bisedat online përmes dy takimeve u zhvilluan në 9 dhe 11 qershor 2020, ku të rinj të qyteteve të ndryshme mësuan koncepte, qasje dhe informacione të reja rreth dhunës me bazë gjinore si dhe ndanë opinionet dhe përjetimet e tyre rreth kësaj teme.

Në bisedën e parë bisedimet rreth dhunës me bazë gjinore u orientuan në tre tematika kryesore:

  • Në pjesën e parë, të rinjtë u njohën me terma përkufizuese të dhunës me bazë gjinore dhe me faktorët që çojnë drejt dhunës me bazë gjinore
  • Në vazhdim, bisedimet u ndalën në pozitën që gruaja ka në shoqërinë shqiptare dhe se si së fundmi po merr formë një lëvizje feministe me një retorikë konkrete publike dhe inicuese e një sërë nismash ndërgjegjesuese kundër dhunës ndaj grave.
  • Në përfundim të bisedave të ciklit të parë, të rinjtë pjesëmarrës morën informacion për ndikimin psikologjik që ka dhuna në familje dhe në përcjelljen e saj te marrëdhëniet mes të rinjve gjatë hallkave fillestare të jetës së tyre.

Cikli i dytë i bisedimeve zuri vend më 11 qershor, ku vajzat dhe djemtë pjesëmarrës arritën të merrnin informacion dhe të ndanin pikëpamje e tyre në tre tematika të tjera lidhur me dhunën ndaj grave si:

  • Media dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore
  • Ndarja gjinore e punëve dhe gratë në tregun e punës
  • Dhe së treti, këshilla dhe orientime se si të rinjtë mund të angazhohen në komunitetet e tyre, qoftë në lagje, shkollë, fshat/qytet, për të sjellë një ndryshim në mënyrën se si duhet të trajtohen rolet me bazë gjinore.

Ky cikël bisedimesh për dhunën me bazë gjinore u zhvillua pikërisht në kohën kur situata e grave dhe vajzave është përkeqësuar për shkak të pasojave që ka sjellë virusi COVID-19, duke filluar që nga humbja e vendeve të punës, pamundësia për të pasur shërbime etj.

Po ashtu bisedat u mirëpritën mjaft mirë nga të rinjtë pjesëmarrës, duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, si ato të përdhunimit të minorenëve nga persona të afërt ose jo, si një nevojë për të pasur mundësinë për të folur, adresuar problemet dhe rritur ndërgjegjesimin në familje e komunitet.

Bisedat online u zhvilluan në kuadër të projektit “Të Kuptojmë Dhunën me Bazë Gjinore-Sfidat dhe Qasjet”, mbështetur nga Women Deliver Small Grants 2020, si pjesë e programit për liderët e rinj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *